Home / Tag Archives: gjykates

Tag Archives: gjykates

Vendimin e Gjykatës për Pjetër Nrecajn, ja si e quan Shala

Gjykata e Apelit ka dënuar me burg të përjetshëm, Pjetër Nrecaj. Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se vendimi për dënim me burgim të përjetshëm për Pjetër Nrecajn është ndër vendimet më të mira që ka marrë Gjykata e Apelit. Shala, në “Express Intervistën” në KTV, ka kritikuar edhe gjykatën e shkallës së parë në Gjakovë e cila, sipas tij, nuk kishte shkuar as në dënimin maksimal, pas atij me burg të përjetshëm. “Ky është një ndër rastet e rralla kur Gjykata e Apelit e luan rolin e vet ligjor, kur i korrigjon në mënyrë të duhur gjykatat e shkallës së parë, që kishte marrë një vendim më të butë, ndonëse këtu ishte pasojë shumë e madhe, dhe që nuk i kishte vlerësuar si duhet rrethanat e rastit, madje nuk kishte shkuar as në maksimumin e dënimit që ishte 25 vite”, ka thënë ai. Shala ka thënë se ekziston mundësi minimale që këtë vendim ta ndryshojë Gjykata Supreme, edhe pse sipas tij, në hulumtimet e IKD-së kjo gjykatë shpeshherë di të bëjë gabime amatoreske. “K..

Read More »

Ky është vendimi për zyrtarin e gjykatës i dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata ka marr vendim për të dyshuarinn për marrje ryshfeti. Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kundër të pandehurit B.Rr, për shkak të veprave penale, keqpërdorim i pozitës dhe marrje të ryshfetit. “Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit B.Rr iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 21.02.2019 deri me datë 21.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.Rr duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. Sipas Gjykatës ky caktim i masës së arrestit shtëpiak është i arsyeshëm , për zhvillimin e procedurës penale.

Read More »

Zyrtar i gjykatës arrestohet për korrupsion

Arrestohet një person. Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi dyshohet për marrje ryshfeti. Zyrtari dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë. “Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë”, thuhet në njoftimin e PK-së. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje prej 48 orëve. Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin.

Read More »

Detaje të reja nga i arratisuri i Gjykatës Speciale, flet familja e Remzi Shalës

Remzi Shala ishte ftuar për intervistim nga Specialja. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, vazhdon të jetë në arrati, përderisa askush nuk tregon për vendndodhjen e tij. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net. Remzi Shala, ishte ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitej më 17 janar të vitit 2019 në këtë gjykatë në Hagë. Mirëpo, prej momentit kur Shala e ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ai është arratisur nga Kosova dhe askush nuk tregon asgjë për vendndodhjen e tij. Përveç ftesës nga Gjykata Speciale, për Shalën edhe Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër-arrest për krime lufte. Në lidhje me këtë urdhërarrest është në dijeni edhe pala mbrojtëse e tij mirëpo, ata vazhdojnë të mos e dinë vendndodhjen e tij. Liridon Bullakaj, bashkëpunëtori i avokatit Natal Bulla..

Read More »

Fero del para gjykatës, e pranon fajin…!

Reperi i njohur kosovar, Fero ka pranuar fajësinë për posedim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, e ka pranuar fajësinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari Shabani është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Shabani tha se ka qenë përdorues i mëhershëm i marih-uanës, pasi që merret me muzikë dhe shkruan tekste, mirëpo i njëjti shtoi se nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia. Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Igrishta, duke shtuar se ky pranim është bërë në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore. Gjykatësi Avdirrahman Gashi e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 21 shkurt 2019. Prokuroria..

Read More »

Dalin para gjykatës dy ministra aktual dhe një ish kryetar Komune

Dalin para gjykatës zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt. Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt. Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Read More »

Lushtaku, Gashi e Shala sot dalin para gjykatës

Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe Endrit Shala sot do të dalin para gjykatës. Sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës-dega në Malishevë, mbahet seanca fillestare ndaj ministrave Dardan Gashi dhe Endrit Shala, si dhe Sami Lushtakut për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke shtënë me armë. “Për shkak të interesimit të vazhdueshëm të mediave për lëndën P.nr.197/2018, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka caktuar seancën fillestare ndaj të akuzuarve E.SH., D.G., etj për vepër penale të ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374 paragraf 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Seanca në fjalë do të mbahet ditën e hanë, datë 11 shkurt 2019 në degën e Malishevës”, thuhet në kumtesë.Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. Ata gjatë një feste, janë parë duke gjuajtu..

Read More »

Ky është vendimi i Gjykatës për gjinekologun Fehmi Ahmeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut Fehmi Ahmeti, në ordinancën e të cilit ishte kryer aborti i detyrueshëm i të miturës nga Drenasi. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale Ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 par2 të Kodit Penal Republikës së Kosovës. Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiakprej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019”, thuhet në një njoftim të Gjykatës për media. Tutje, aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjene shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G. “Gjykata ka konstatua..

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Ky është rrëfimi i policit Vesel Veseli para gjykatës

Skandali me vajzën 16 vjeçare ka tronditur gjithë vendin. Polici i dyshuar për tri veprave penale, Vesel Veseli, të cilit iu caktua masa e paraburgimit një ditë më parë, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe as prokurorisë. Në vendimin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka mohuar pretendimet e prokurorisë. Ka thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës në Drenas, e cila në kohën e denoncimit ishte e mitur. “Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroj prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. U..

Read More »

“Veteranët mashtrues” dalin para gjykatës, por merret një vendim i papritur

Seanca për “veteranët mashtrues” ka dështuar para pak çastesh. Seanca e parë në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm” ka dështuar për shkak të mungesës së Rrustem Berishës dhe Faik Fazliut. Në seancën e sotme do të diskutohej në lidhje me propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për masë të përkohshme për ndalimin e pensioneve për “veteranët e rrejshëm”. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që Gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale. Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Re..

Read More »