Home / Tag Archives: gjykates

Tag Archives: gjykates

Taksa 100%, serbët protestojnë para Gjykatës në veri

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës kanë shpërthyer pakënaqësitë në pjesën veriore të Kosovës e banuar me shumice serbe.Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe, raporton kallxo. comKjo është protesta e katërt e serbëve kundër kësaj takse. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të mbajnë protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Read More »

Paraqitet para gjykatës humoristi spanjoll, fryu hundën në flamurin e Spanjës si pjesë e një skeçi (Video)

Paraqitet para gjykatës humoristi spanjoll, fryu hundën në flamurin e Spanjës si pjesë e një skeçi (Video)

Dani Mateo është paraqitur para një gjykate në Madrid të Spanjës, pasi fryu hundën në flamurin kombëtar, si pjesë e një skeçi televiziv. Humoristi spanjoll është dërguar para drejtësisë nga policia, që e akuzuan atë për ‘fyerje të Spanjës dhe simboleve të saj’, transmeton Telegrafi. Mirëpo, gjithçka po shihet si …

Read More »

Dalin para gjykatës të dyshuarit për eleminimin e Oliver Ivanoviqit

Njësia Speciale ROSU të premten në mëngjes ka zhivlluar një aksion të madh në veri duke prangosur katër persona të dyshuar se kanë privuar nga jeta politikanin serb, Oliver Ivanoviç.Të prangosurit si të dyshuar për eleminimin e Oliver Ivanoviqit, pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e masës së qëndrimit prapa grilave.Masën për qëndrimit prapa grilave ndaj të dyshuarve e ka dorëzuar dje në gjykatë Prokuroria Speciale e Kosovës.Prokuroria ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet 30 ditë qëndrimit prapa grilave, nën dyshimet rreth privimit nga jeta të ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.Gjatë operacionit të djeshëm janë prangosur tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vra… e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është prangosur sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe prangosjes të të dyshuarve për rastin në fjalë.Për priv..

Read More »

Përfaqësuesit e Gjykatës Speciale ligjëratë para studentëve

Përfaqësuesit e Gjykatës Speciale do të ligjërojnë para studentëve kosovarë, konkretisht në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.Kjo ligjeratë do të mbahet në muajin dhjetor.Në një njoftim që ka publikuar faqja e Universitetit të Pejës në Facebook, thuhet se me 6 dhjetor në Fakuktetin Juridik do të ligjërojnë përfaqësues të Dhomave të Specializuara.Njoftimi i plotë:NjoftimNjoftohen studentet e Fakultetit Juridik se ma date 6. dhjetor 2018 do te organizohet një ligjërate me përfaqësuesin e Dhomave te Specializuara ( Gjykata Speciale ne Hage).Studentet e vitit III dhe IV si dhe ata te drejtimit master qe njohin gjuhen angleze inkurajohen te marrin pjese. Numri i pjesëmarrësve eshte i kufizuar.Te interesuarit te paraqiten te asistentja Albana Belegu për tu regjistruar.

Read More »

Geci do t’i tregojë këto raste para Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale pritet që të sjellë para drejtësisë shumë raste të pazbuluara të pas luftës.Gani Geci, ish-ushtar i LDD’së tregon rastet në të cilat do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.Sipas tij në Drenicë janë pesë raste të pazbuluara. Sipas tij, motivi që u bënë ka qenë politik.“Këtu bëhet fjale për pesë raste që kanë ndodhur në Drenicë pas lufte të gjitha të pa zbuluara’, tha ai në T7.Të gjithë ata që humbën jetën sipas tij vijnë nga ‘familje patriotike’ derisa familjarët duan të dinë se kush i privoi nga jeta ata.Sipas tij në Hagë do të flas edhe për plagosjen e tij dhe të Sejdi Kocit po në Drenicë.

Read More »

Dje u takua me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, ministri Tahiri niset për Amerikë

Kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale, Jack Smith ka qendruar të hënën në Kosovë. Ai gjatë kësaj vizite është takuar vetëm me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin.Ndërsa sot Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Abelard Tahiri do të udhëroj për vizitë zyrtare në Amerikë.Sipas komunikatës, Tahiri gjatë kësaj vizite do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë në SHBA.“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Ministri Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit”, thuhet në komunikatë.Përveç kësaj ai do të jetë edhe panelist në një organizim të quajtur “Java për drejtësi dhe zhvillim”, e organizuar nga Banka Botërore.Ndryshe, kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale gjatë qëndrimit të tij në Kosovë nuk ka takuar asnjërin prej krerëve të shtetit.Në komunikatën e lëshuar dje th..

Read More »

Prokurori i Gjykatës Speciale takohet me ministri Tahiri, ja çka biseduan

Prokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith ka arritur sot në Kosovë. Ai ka zhvilluar takime me zyrtar shtetëror të fushë së drejtësisë.Prokurori i Specializuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith është pritur në takim nga inistri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.Tahiri ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet e saja ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.Gjatë takimit, ministri Tahiri kërkoi nga Prokurori Smith që qytetarët që potencialisht mund të jenë subjekt i paraqitjes pranë këtyre Dhomave, të trajtohen në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut, dhe të bazuara në standardet më të avancuara juridike ndërkombëtare.Pas takimit të veçantë mes ministrit Tahiri dhe Prokurorit Smith, është mbajtur edhe një takim i përbashkët me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi,..

Read More »

Prokurori i Gjykatës Speciale nis takimet me zyrtarët shtetëror, ja me kë takohet

Një prokuror i Gjykatës Speciale tashme ka arritur në Kosovë dhe ka filluar takimet me zyrtar shtetëror të fushë së drejtësisë.Prokurori i Specializuar, Jack Smith, gjendet në Kosovë dhe takimet e tij me zyrtarë të drejtësisë tashmë kanë filluar. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Zyra e Prokurorit të Specializuar.“Z. Smith tanimë është në Kosovë dhe këtu është për të zhvilluar takime”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në një përgjigje për Gazetën Express.Udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka filluar të mbajë takimet sot në Prishtinë.Express ka pyetur Zyrën e Smithit, nëse ky i fundit do të marrë me vete edhe lëndë nga Gjykatat e Kosovës, ashtu siç pati vepruar muaj më parë, ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip.Siç ka raportuar T7, Ip ka qëndruar muaj më parë në Prishtinë për të zhvilluar disa takime dhe për të mbledhur materiale që i duhet për hetimet në kuadër të Dhomave të Specializuara.Zyra e Prok..

Read More »

Prokurori i Gjykatës Speciale vjen në Kosovë, nuk takohet me kreret e shtetit

Një prokuror i Gjykatës Specialedo të vij për vizitë në Kosovë derisa do ta takoj vetëm ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin.Prokurori Special i Gjykatës Speciale, Jack Smith, do ta vizitojë Republikën e Kosovës për herë të parë, për t’u takuar me disa zyrtarë ndërkombëtarë dhe gjithashtu vendor, raporton Gazeta Express. Në këtë vizitë të tij, përveç tjerash ai do të takohet me përfaqësuesit e shteteve të BE-së, dhe gjithashtu edhe me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj Ministrie.Prokurori Smith ishte zgjedhur në këtë pozitë pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian konkretisht nga kreu i EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e kishte marrë detyrën me 11 shtator të këtij viti, thuhet në komunikatën e dërguar nga ky institucion.Siç shkruan komunikata, prokurori amerikan ka një përvojë të lartë në investigimin e politikanëve dhe në hetimin ndërkombëtar të krimeve.Zyra e Prokurorit Special është duke hetuar dyshimet ..

Read More »

Vjedhja e rrymës, Ramiz Kelmendi nesër para gjykatës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi nesër do të përballet në Gjykatë, nën akuzat për vjedhje të rrymës.Në këtë proces gjyqësor i cili është duke u gjykuar nga Gjyqtari Rrustem Begolli, nesër është e paraparë që të mbahet seanca gjyqësore.Sipas aktakuzës, Kelmendi me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.Kjo pasi që, sipas Prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë “Elkos” nga punëtorët e KEK-ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.Në aktakuzë më tej sqarohet se deri tek ky konkludim nga punëtorët e KEK-ut ka ardhur pasi që janë gjetur dy transformatorë të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, derisa një përçues ishte shkëpu..

Read More »