Home / Tag Archives: haradinaj

Tag Archives: haradinaj

Haradinaj përdor standarde të dyfishta, shkarkoi zëvendësministrin, ndërkaq mban 5 ministra me aktakuza

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përdorur standarde të dyfishta sa i përket trajtimit të personave të lartë publik që kanë problem me drejtësi.Ai ka liruar nga puna zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena i cili dyshohet për ryshfet, përderisa nuk ka liruar nga puna 5 ministra që mbajnë këto pozita me aktakuza.Nga 22 ministri që ka Qeveria Haradinaj, 5 prej tyre janë me aktakuzë, përfshirë vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe posedim të paautorizuar të armëve.Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ai i FSK-së, Rrustem Berisha, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.Zv.kryemninistri, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, akuzohen për posedim të paautorizuar të armëve.Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës Kosovës.Të gjithë këta 5 ministra vazhdojnë punën në Qeverinë e Kosovës, derisa kryeministri, Ramush ..

Read More »

Haradinaj: Policët e rinj do të marrin paga me rritje deri 105 euro, paga me e lartë…!

Policisë së Kosovës pritet t’iu rritën pagat. Këtë lajm të mirë e ka dhënë vet kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka organizuar pritje me rastin e pensionimit të policit të Kosovës, Asllan Krasniqi, pjesëtarë nga Njësia për Sigurimin e Objekteve me Rëndësi të Veçantë dhe Personaliteteve (DSORVP).Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës së tij tha se ndihen fajtorë sa i përket punës që nuk është bërë lidhur me pensionet për policët dhe për sigurimet shëndetësore.“Është me i bë një falënderim për një shërbim jetësor që e ka bërë për qytetarët e vendit për rendin publik. Pagat e Policisë së Kosovës do të rriten, për policë të rinj paga do të rritet deri në 105 euro për policinë e lartë, 129 euro për rreshter, 118 euro për togerë,” është shprehur Haradinaj.“Qeveria ka në konsideratë pozitën e policit dhe mendoj se në paga është bërë një lëvizje e respektueshme. Për pensionet dhe sigurimin shëndetësor do të punojmë së bashku”.Kryeministri i dhuroi Ahmetit një orë nga kompania zvicerane..

Read More »

Haradinaj kërkon largimin e UNMIK-ut: S’ka çka rri më në Kosovë

Misioni ndërkombëtar UNMIK është i pa dëshiruar në Kosovë. Për largimin e këtij misioni ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.Ai ka thënë se UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova sepse sipas tij, ky mision nuk ka për çka të rrijë më në vendin tonë.Këto komente ai i bëri në ligjëratën për transformimin e FSK-së në Ushtri të mbajtur në Univestietin Amerikan të Kosovës kur është pyetur rreth letrës së ambasadores së dorëhequr amerikane në OKB, Nikki Haley dërguar sekretarit të përgjithshëm të oKB-së ku kërkonte tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.Letra ishte më 9 tetor, të njëjtën ditë kur Haley bëri me dije se po largohej nga posti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.Haley deklaroi në letrën e saj se mbështet përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe OKB-së në ruajtjen e paqes në botë.“Kur misioni paqeruajtës i OKB-së të kryejë një punë të mirë në vendin në të cilin ndodhet ku janë në gjendje për t’i dhënë fund konfliktit, n..

Read More »

Haradinaj merr vendim përfundimtar ndaj zëvendësministrit të dyshuar për ryshfet

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena përfundimisht nuk do të jetë më zëvendëministër.Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi që i njejti ishte arrestuar të shtunën. Haradinaj ka deklaruar se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht, shkruan Express. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është liruar nga detyra. Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë sot Kryeministri Ramush Haradinaj.Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.Derisa ka thënë se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites ..

Read More »

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë, vjen reagimi i kryeministrit Haradinaj

Policia e Kosovë e ka konfirmuar më herët sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog. I menjehërshëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. I pari i ekzekutivit ka kërkuar që rasti të dalë para drejtësisë, derisa sulmin e ka quajtur të pa pranueshëm dhe goditje ndaj vlerave europiane.Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.RHGjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Ist..

Read More »

Dalin pamjet, ja ku ishte me familje sot kryeministri Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij Anita Haradinaj janë pothuajes çdo ditë pjesë e mediave rose.Por për rrjetet sociale me aktive duket se është bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinaj.Ajo për ndjekësit e saj në rrjete sociale shpeshherë ndanë imazhe dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo private.E në këtë ditë vikendi, Anita nuk ka hezituar pa hedhur në instastory për 31 mijë e 600 ndjekësit e saj një video të familjes së saj, të cilët sot kanë vizituar bjeshkët e Istogut, përcjell rtv21.tvNë video shihet kryeministri Haradinaj, së bashku me tre fëmijët e tij, teksa në video dëgjohet duke i shprehur urime për fitore djalit të madh, Gjinit, i cili me sa kuptohet është ngjitur i pari në destinacionin ku kanë pasur të ngjitet kryeministri me familje.“N’bjeshke n’Istog”, ka shkruar gruaja e kryeministrit kosovar, teksa ka etiketuar bashkëshortin dhe djalin, Gjinin. Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj-Haradinaj j..

Read More »

Kryeminsitri Haradinaj tregon nëse do ta shkarkoj zëvendësministrin e tij

Pas vendimit të gjykatës për paraburgim të zëvendësministrit për Zhvillim Rajonal, Musa Cena, i cili vjen nga AAK, ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenën, Zëvendësministrin e arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Nga Vrella e Istogut, Kryeministri ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria. “Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë po”, ka thënë Haradinaj.“Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka shtuar ai.Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmeni.Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës.Sidoqoftë, Shefi i Qeverisë i ka përgëzuar organet e hetuesisë që ka..

Read More »

Ushtria e Kosovës e barabartë me ato të botës, thotë Haradinaj

Ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element më të vogël në mandat se sa ushtritë e vendeve në botë.Kështu ka pohuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq, tha se janë duke punuar intensivisht që liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij viti.Ai përmendi edhe Ligjin për Paga, për të cilin tha se ka një kosto prej 80 milionë eurosh. Kurse, sa i përket Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj tha se kjo ushtri nuk ka asnjë element që i mungon nga ushtritë e vendeve të tjera.“Ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element më të vogël në mandat se sa ushtria e Kinës, e Amerikës, e Gjermanisë apo e kujt të doni. Asgjë në mandat mangu nuk ka. Në cilindo vend të botës, në ushtrinë e atij vendi, kurrë një mandat më pak nuk e ka, kurrë një element në mandate. Është mirë që shprehen se është ushtri mbrojtëse, se popujt që kanë ambicie agresive e sulmuese, ata nuk i bëjnë mirë vetes, por është ushtri si çdo ushtri e botës. Për çdo ..

Read More »

Përfshirja e djalit të Shefit të AKI-së në armë e drogë, ja ҫfarë thotë Haradinaj

Kryemininistri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth rastit të djalit të Shpend Maxhunit i cili u tha se ishte i përfshirë në armë e drogë.Për këtë Haradinaj ka thënë se nuk po ngutet të bëjë ndonjë reagim pasiqë rasti ende po hetohet.“Nuk isha ngut me thanë diçka, le ta hetojnë”, ka thënë Haradinaj, në një ceremoni në Obiliq.Ai ka thënë se beson se ka njerëz me integritet në sistemin e drejtësisë për të trajtuar rastin e djalit të Shpend Maxhunit.Sipas detyrës zyrtare, Shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni është edhe Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit.Shpetim Maxhuni, 20 vjeçar, ishte zënë me armë e drogë para një jave përkatësisht më 13 tetor. Tek të premten, më 18 tetor, është dorëzuar Kallëzimi Penal në Prokurori. Prokuroria dhe Policia ka nisur hetime por kanë dhënë deklarata kontradiktore lidhur me rastin.Reagimi i Kryeminsitrit ka ardhur pas publikimit të përfshirjes së djalit të Shpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje e droge.Në orët e vona të datës 13 tetor..

Read More »

Kryeministri Haradinaj merr përkrahje nga Turqia për anëtarësim në INTERPOL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të mira dhe këtë frymë mirëkuptimi të ndërsjellë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja për Kosovën”, tha Haradinaj.Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Republikën e Turqisë, kryeministri Haradinaj tha se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë.Sipas kumtesës nga ky takim, Haradinaj e ka njoftuar ministrin Çavusoglu për zhvillimet e fundit në Kosovë, për progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike, rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si dhe për angazhimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, fo..

Read More »