.
Saturday , July 20 2019
Home / Tag Archives: jashtezakonshme

Tag Archives: jashtezakonshme

Kuvendi cakton datat për seanca të jashtëzakonshme

Janë caktuar datat për seanca të jashtëzakonshme. Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars, do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës. Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së. “Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet. Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla dikush të jap përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje. Kërkesa e dytë është funksionalizi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa e jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika. Ne kemi 60 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seancat e mëhershme”, ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se taksa është vendim i qeverisë dhe se taksa nuk është arsye që të rrëzohet kjo e fundit.

Read More »

Reshje të mëdha të borës, gjendje e jashtëzakonshme

Bora e madhe ka paralizuar pjesën lindore të Kanadasë. Është bërë mbyllja e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulimin e qindra fluturimeve ajrore, nga Toronto drejt bregut të Atlantikut që kalon nga Montreali. Flokët e dendur të dëborës kanë vijuar pa ndërprerje që prej së martës pasdite. Mbi 30 centimetër dëborë e freskët mbuloi rrugët e Montrealit paraditen e sotme, sipas shërbimeve të qytetit dhe meteorologjisë kombëtare. Deri të mërkurën në mbrëmje, trashësia e dëborës pritet të arrijë mes vlerës 35 dhe 40 centimetër në metropolin e Kebekut, duke shënuar për momentin stuhinë më të fortë të këtij dimri.

Read More »

Kadri Veseli thërret konferencë të jashtëzakonshme, çka po ndodh?

Zhvillime dramatike po e presin politikën kosovare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të mbaj sot një konferencë për media. Në njoftimin urgjent të dërguar për media, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet nga ora 09:45. Arsyet e konferencës nuk janë bërë të ditura. Kujtojmë se këto ditë kryeparlamentari ka zhvilluar takime me liderët e koalicionit qeveritar, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Read More »

Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo, pasi sipas saj Qeveria e udhëhequr nga i pari i AAK’së ka marrë një sërë vendimesh të dëmshme për Kosovën. “Konsiderojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Jo për shkak të taksës, por për shkak të një sërë vendimesh të mëdha të dëmshme që i ka marrë qeveria Haradinaj në raport me vendin”, tha Haxhiu. ‘Haradinajt s’i bëhet vonë a falë territor. Ai ka dalë kundër shkëmbimit të territorit sepse dëshiron ta bosnjizon Kosovën me anë të Zajednicës’, theksoi ajo Ndërkohë, ajo mendon se qeveria i ka ditët e numëruara. Madje habitet me jetëgjatësinë e saj deri më tani. “Prej momentit kur është krijuar kjo qeveri ne e kemi pasur të qartë se ditët e kësaj qeverie nuk janë të gjata. Është e qartë se nuk do të jetojë gjatë. Kushdo që bëhet me PDK’në kështu përfundon’, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Read More »

LDK këmbëngul në zgjedhje të jashtëzakonshme

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e dialogut pa ju nënshtruar votës së sovranit. Kjo parti po insiston që vendi të shkojë në zgjedhje. Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se koalicioni qeverisës është në panik dhe si pasojë e saj kanë nisur fushatë kundër LDK-së. “E ashtuquajtura qeveria e madhe, e vendimeve të mëdha po e shëtit përgjegjësinë e bisedimeve nga kryeministri, tek presidenti e tash tek një grup negociator. Kjo qeveri është në panik dhe tashmë e kanë kuptuar edhe qytetarët. Ky koalicion qeverisës ka Qeverinë, Kuvendin dhe Presidentin, pra të gjitha institucionet. Nga paniku kanë nisur një fushatë ndaj LDK-së. Përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin e ka Qeveria dhe jo opozita”, tha ai. Ai ka thënë se kjo qeveri i ka mashtruar qytetarët për tema të ndryshme, ndërsa ka shtuar se veriu i vendit u ka dalë nga kontrolli. “Kanë dështuar në liberalizim, në Interpol, në krijimin e vendeve të punës. E kanë humbur be..

Read More »