Home / Tag Archives: juventusi

Tag Archives: juventusi

Juventusi shokon tifozët, pranon ta shesë yllin e madh

Sami Khedira,nuk do të jetë pjesë e Juventusit. Juventusi ka vendosur ta vë në shitje yllin e skuadrës, Sammi Khedira. Kampioni i Italisë është duke përgatitur tretman shërimi për mesfushori gjerman, para se ta vë në shitje në verë. Testet e fundit kanë qenë pozitive për gjermanin duke paralajmëruar rikthimin e shpejt të tij në fushë. Por, negociatat për kontratën e re kanë ngecur nga Juve nuk është e interesuar të vazhdojë kontratën e gjermanit. Khedira ka oferta nga Gjermania, ndërsa së fundi po flitet se PSG është e interesuar për shërbimet e tij.

Read More »

“Tërmet” te Roma, Juventusi po ia merr dyshen e rrezikshme

Sipas asaj që është raportuar nga shtypi spanjoll sot, Juventus po i përcjell nga afër dy talentë në AS Roma. Raportet sugjerojnë se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka një sy si Nicolò Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini, përcjell ORAinfo. Ky ka qenë sezoni i Zaniolo-s, i cili u bashkua me Romën si pjesë e marrëveshjes që pësoi Radja Nainggolan që shkoi në Inter. Ndërkohë, Paratici thuhet se ka qenë një tifoz i gjatë i Pellegrini./ORAinfo/

Read More »

Befason Juventusi, ky është synimi i tij i radhës

Juventusi duket se do të bëjë edhe një blerje. Juve është ndër skuadrat që po shfaq interesim për 17 vjeçarin Bruno Amione. Argjentinasi i ri paraqitet në fazën e mbrojtjes është në monitorim edhe nga Atletico Madrid, Inter e Genoa. Gjithsesi, vetëm skuadra e Boca Juniors dhe ajoe Racing Club de Avellaneda kanë marrë hapa konkret për shërbimet e qendër mbrojtësit, duke bërë oferta zyrtare.

Read More »

Juventusi -Douglas Costan, po ndodh ajo që nuk pritej

Douglas Costa mund të largohet nga Juventus. Sulmuesi brazilian, Douglas Costa mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Anësori nuk ka arritur të tregojë formën e tij të viteve të kaluara këtë edicion dhe kjo gjë nuk po i pëlqen klubit bardh e zi. Mediat italiane kanë raportuar se kampioni në fuqi i Italisë po e shqyrton mundësin ta shesë Costan në verë. Manchester United ka tri vite që po tenton transferimin e lojtarit por një gjë të tillë nuk ka arritur ta bëjë deri më tani. Juventus synon që të futet në bisedime me Djajtë e Kuq për një shkëmbim të mundshëm mes Costas dhe Lukakus. Zonja e Vjetër është gati ta ofrojë Douglas Costan dhe 30 milionë euro për ta marrë Lukakun nga United. Por në rast se Djajtë e Kuq nuk e pranojnë këtë ofertë, atëherë Juventus do të kërkojë një skuadër që paguan kartonin e Costas. Skuadra nga Torino e vlerëson yllin e tyre rreth 50 milionë euro. Gjithsesi përveç Manchester Unitedit, në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tj..

Read More »

Shokohet bota e futbollit, Juventusi po e shet Ronaldon

Gazetari i besueshëm ekonomik, Marco Bellinazzo i Il Sole 24 Ore, ka folur me Radio Amore Campania në lidhje me strategjitë ekonomike të Juventusit. Zonja e Vjetër ka miratuar kohët e fundit një obligacion prej 175 milionë eurosh, i cili mund të përdoret për të mbuluar borxhet ose për të përmirësuar rritjen e klubit përcjell ORAinfo. “Juventusi investon paratë në paga dhe lojtarë, ata duan të fitojnë këtë bast. Të ardhurat e tyre janë 400 milionë euro dhe shpejt mund të arrijnë 500 milionë euro”. “Ronaldo ? “Gjithmonë kam thënë se projekti i Cristiano Ronaldos është i destinuar të zgjasë më pak se katër vjet. Besoj se Juventusi mund ta shesë atë para përfundimit të kontratës së tij, sepse ai kushton 80 milionë euro për një vit”, ka thënë ai/ORAinfo/

Read More »

Galeone shokon të gjithë: Allegri do të largohet nga Juventusi

Giovanni Galeone thotë se kohës së Allegrit te Juventusi i ka ardhur fundi. ​E fitoi apo jo Champions Leaguen, Massimiliano Allegri do t’i thotë lamtumirë Juventusit në fund të sezonit aktual. Kështu ka thënë këshilltari i trajnerit italian, Giovanni Galeone, sipas të cilit, kohës së Allegrit te Juventusi i ka ardhur fundi, e fitoi apo jo Ligën e Kampionëve, trofe për të cilin kishte refuzuar klube të mëdha ndër vite. E ardhmja e Allegrit është në dyshim pas humbjes befasuese 2-0 nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë në Champions League. Galeone pret që Allegri të largohet nga “Zonja e Vjetër” në një të ardhme të afërt. “Unë tashmë i kam thënë atij, pesë vite më parë, që të shkojë në Premierligë”, tha 78-vjeçari për “Radio Kiss Kiss”. “Nuk mendoj se mund të shkojë në ndonjë klub tjetër në Itali. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Champions, mendoj se i ka ardhur fundi aventurës së tij në Juve”. “Vitin e kaluar ai ka mundur të shkojë në Chelsea, Arsenal, Manchester United apo..

Read More »

Chelsea dhe Juventusi në garë për lojtarin, ai merr vendimin e tij

Chelsea dhe Juventusi duket se janë në garë për një lojtar. Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo ka kapur syrin e skuadrave si Juventus dhe Chelsea, por 19 vjeçari duket se veçse ka marrë vendimin e tij. Mesfushori sulmues i Romës thuhet se nuk ka interesim që të largohet nga Roma, dhe dëshiron që aty të rritet si lojtar. Zaniolo ka impresionuar me skuadrën e Eusebio Di Francesco, duke shënuar pesë herë që kur erdhi nga Inter. Juve dhe Chelsea janë dy skuadrat që janë përgatitur për një transferim të tijin, por babai i tij ka thënë se ai do të nënshkruaj kontratë të re me Romën. “Në fund të sezonit do të takohemi me Romën për një rinovim, nuk do të ketë ndonjë problem. Në të dy anët ka dëshirë për të mbyllur negociatat pozitivisht” ka thënë Igor Zaniolo për “Corriere dello Sport”. Kujtojmë gjithashtu se Chelsea është suspenduar për dy afate kalimtare dhe nuk mund të kryej transferime.

Read More »

A do të rikthehet Pogba tek Juventusi, vjen lajmi i fundit

Para ndeshjes Atletico Madrid – Juventus, trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë një deklaratë. Didier Deschamps ka folur për ndeshjen që do ta zhvillojë Juventusi ndaj Atletico Madridit nesër (e mërkure) në Ligën e Kampionëve. Trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e Paul Pogbas, duke mos e refuzuar rikthimin e tij te torinasit. “Unë ende nuk e di nëse do të rikthehem ndonjë herë në Serie A. Ndihem mirë që jam trajner i ekipit tim kombëtar, ne ende kemi shumë objektiva për të arritur, si futbollist, kam kaluar shumë kohë në Itali dhe jam i lidhur me këtë vend”, ka thënë Deschamps. “Pogba te Juventus? Ai është duke bërë mirë në Manchester United, ai është i lumtur atje, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, çdokush mund të lëvizë nga një klub në tjetrin.”, ka shtuar më tej ai.

Read More »

E do me ҫdo kusht, Juventusi bën hapin e madh për super-yllin

Juventusi nuk ka hequr dorë ende nga lojtari i Ajaxit. Skuadra ka bërë një hap shumë të madh në bisedimet me Matthijs De Ligt. ‘Calciomercato’ shkruan se Juventus ka treguar mega ofertën për De Ligt, tek agjenti i lojtarit, Mino Raiola, transmeton lajmi.net. Holandezi është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe padyshim është më i miri në pozitën e tij, nga gjeneratat e reja. De Ligt ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me kombëtaren e Holandës, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Kujtojmë se gjatë kësaj jave, ai u bë kapiteni më i ri që udhëheq një skuadër në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve.

Read More »

Më në fund zbulohet nëse Pogba po kthehet tek Juventusi

Duket se tashmë Pogba ka vendosur për të ardhmen e tij. Paul Pogba ka kohë që po kërkohet nga Juventusi, por duket se ka vendosur të qëndroj te Manchester United. Drejtori gjeneral i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici, ka thënë se transferimi i mesfushorit është tejet i vështirë. “Do të kthehet Pogba te Juventus? Jo”, tha drejtori italian. “Në futboll, ju nuk mund t’i dini të gjitha, por mendoj se është e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.”, ka thënë më tej Paratici.

Read More »