Home / Tag Archives: kardashian

Tag Archives: kardashian

Ndahen Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe partneri i saj Tristan Thompson janë ndarë, për shkak të një tjetër tradhtie të këtij të fundit. Situata është edhe më e vështirë pasi personi, me të cilin Tristan ka tradhtuar Khloen është shoqja e ngushtë e motrës së saj, Kylie Jenner. Bëhet fjalë për Jordyn Woods, e cila nuk është vetëm mikja e ngushtë e Kyliet, por mikja e të gjithë familjes. Burime për të përditshmen britanike “Daily Mail” kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit në një festë duke përfunduar në tradhti ndaj Khloe Kardashian. E gjithë familja e Khloes nuk e ndjek më Jordyn nëpër rrjete sociale. Gjithashtu, shoqëria e ngushtë mes dy mikeve Kyliet dhe Jordyn vështirë se kthehet më. Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë një vajzë bashkë të quajtur True. J.K The post Ndahen Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Guxon sërish Kim Kardashian, fustani nuk i lë vend imagjinatës

Kim Kardashian nuk ngurron të guxojë me paraqitjen e saj në çdo dalje të saj publike, duke rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave rozë. Kë herë, në tapetin e kuq të “Hollywood Beauty Awards”, Kim kishte veshur një fustan të zi tejet ekstravagant. Fustani i zi dhe me rripa në pjesën e gjoksit, linte pak vend për imagjinatën. Në fakt ai është realizuar nga stilisti Thierry Mugler, pjesës e koleksionit Pranverë/Verë 98 në Paris dhe është frymëzuar nga skllavëria. Si gjithmonë, Kim i paraprinë tendencave të modës. The post Guxon sërish Kim Kardashian, fustani nuk i lë vend imagjinatës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Khloe Kardashian, në të kuqe (Foto)

Khloe Kardashian është dukur seksi në një veshje të kuqe derisa ajo duket se ka kthyer linjat e saj pas 10 muajsh që lindi beben Khloe Kardashian, ka kthyer format e saj të mira pas 10 muajsh derisa kishte lindur, kurse sa seksi është ajo ka treguar në një postim …

Read More »

Sherri me Taylor Swift, Kardashian: Ka mbaruar

Kim Kardashian ka këmbëngulur se nuk është më në armiqësi me Taylor Swift. Ylli i televizioneve bëri deklaratën ndërsa ishte e ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen, së bashku me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian. Ndërsa u pyet për grindjen e vazhdueshme midis këngëtares dhe burrit të saj reper Kanye West, si edhe përfshirjen e emrit të Kim ne këngën e Talyor, ‘Famous’, 37-vjeçarja tha se lufta kishte mbaruar. “Ka mbaruar,”-tha Kim, duke shtuar se secili ka vazhduar jetën e vet përpara. Kur u pyet nga moderatori, Andy se nëse do të ngecte brenda një ashensori me kë do donte të ishte me Drake apo Taylor, Kardashian tha se zgjidhte këngëtaren. The post Sherri me Taylor Swift, Kardashian: Ka mbaruar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

FOTO/ Kim Kardashian pozon në shtrat: Mirmëngjes!

Kim Kardashian me sa duket di si t’i “zgjojë” fansat e saj në mëngjesin e një fundjave të shumëpritur nga të gjithë. Ajo postoi një foto, ku dukej që donte të luante me imagjinatën e 124 milionë ndjekësve të saj në Instagram. E veshur vetëm me bikini dhe pozicionimi i saj në shtrat ku pjesërisht mbulohej me një jastëk e bënte 38 vjeçaren të dukej tepër tërheqëse. Për më tepër shfletoni galerinë. The post FOTO/ Kim Kardashian pozon në shtrat: Mirmëngjes! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Kim Kardashian uron Vitin e Ri me foto intime, hipur sipër burrit të saj

Kim Kardashian edhe kësaj radhe vjen me një foto ku shfaqet sipër bashkëshortit të saj, Kanye West. “Gëzuar Vitin e Ri”, ka shkruar Kim në fotografinë e publikuar ku çifti shihen tejet të buzëqeshur. Kim Kardashian dhe Kanye West ka vite që janë martuar dhe kanë tre fëmijë, por këto ditë është përfolur edhe për fëmijën e saj të katërt përmes nënës surrogate. View this post on Instagram Happy New Year A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on Jan 4, 2019 at 8:12am PST The post Kim Kardashian uron Vitin e Ri me foto intime, hipur sipër burrit të saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

VIDEO/ Kardashian “twerk” për të dashurin, por ai shikon vajzat e tjera

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e kaluan natën e ndërrimit të viteve bashkë në Cleveland, pavarësisht një viti të vështirë me ulje dhe ngritje. Ndërsa të dy u shfaqën të lumtur bashkë duke shkëmbyer puthjen në mesnatë, një tjetër video u bë virale në rrjetet sociale një ditë më parë. Dyshja po festonte në një klub nate, ndërsa basketbollisti nuk tregoi pikë interesi për partneren e tij. 34-vjeçarja po bënte “twerk”, kur vendosi që t’i jepte Tristan-it një puthje dhe vuri re që ai i kishte kthyer kurrizin. Khloe i hodhi disa shikime me bisht të syrit, kur dalloi që ai po e injoronte. Ajo më pas e ktheu shikimin sërish nga kamera dhe rrotulloi sytë, ndërsa pëshpëriti: “Nuk e di”. Nga ana tjetër Tristan as nuk e kishte për asnjë moment mendjen nga partnerja e tij. Por pavarësisht këtij çasti, çifti tregoi se kaloi një natë të këndshme. The post VIDEO/ Kardashian “twerk” për të dashurin, por ai shikon vajzat e tjera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Kartolina e motrave Kardashian-Jenner për Krishtlindje

Familja më e përfolur e botës së showbizit Kardashian-Jenner kanë realizuar një kartolinë për festën e Krishtlindjeve. Në fakt është një kartolinë e realizuar me shumë kujdes mes motrave Kardashian-Jenner dhe fëmijëve të tyre përkatës të veshur të gjithë me të bardha. Sakaq, motrat kanë realizuar edhe një festë shumë të bukur për ketë të ditë të shënuar dhe duke marrë parasysh faktin që janë shumë të pasura, festa ka qenë e kuruar deri në detaj. Vajzat i kanë postuar fotografitë nëpër rrjete sociale duke shuar kuriozitetin e miliona ndjekësve të tyre që presin me padurim të shohin momente nga motrave të famshme. The post Kartolina e motrave Kardashian-Jenner për Krishtlindje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »