Home / Tag Archives: kosoven

Tag Archives: kosoven

Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në Berlin

Kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se bisedimet në Berlin nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhje për Kosovën Vuçiq ka zbuluar se çfarë tema do të diskutohen gjatë takimeve në Berlin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kontaktet me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin me iniciativë të …

Read More »

Hoxhaj jep një lajm të madh për Kosovën

Hoxhaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në Rrjetin Global Parlamentar është lajm i madh. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka përgëzuar delegacionin e Kosovës me në krye Vjosa Osmanin, pas anëtarësimit të vendit në Rrjetin Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Lajm i madh! Kosova është bërë anëtare e …

Read More »

Shefi i delegacionit të BE-së ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Sem Fabriz thotë se Kosova dhe Serbia duhet arritur një marrëveshje të përhershme Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut të Kosovës e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje e përhershme. Fabrizi ka thënë se BE konsideron se duhet të arrihet marrëveshje e qëndrueshme, ligjërisht e obligueshme në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, dhe ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë idetë të cilat përmenden si zgjidhje të mundshme, si përkufizimi, transmeton metro. “Beogradi e Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje për diçka që është e qëndrueshme dhe reale. Pra, kjo ide (për përkufizimin) apo cilën do qoftë tjetër, ne nuk e komentojmë nga aspekti i përmbajtjes së marrëveshjes ë cila do të arrihet”, ka thënë ai sipas medieve serbe. Fabrizi ka përsëritur po ashtu se taksa e vënë nga Kosova në mallin serb duhet të hiqet.

Read More »

Thaçi për letrat e Trump dhe Biden: Amerika unike e mbështet fuqishëm Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për letrat që I ka marrë nga presidenti I SHBA-së, Donalt Trump, dhe për letrën e ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden. Ai ka falënderuar dhe ka thënë se këto letra janë shumë inkurajuese dhe mbështetëse për Kosovën. “Dëshiroj të falënderoj presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat inkurajuese dhe zotimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbështesë fuqizimin e Kosovës, konsolidimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të qëndrojnë afër shtetit të Kosovës, në mbështetje të perspektivës euroatlantike, në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, gjithashtu, edhe të perspektivës së ardhshme të vendit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell lajmi.net. Kreu i vendit, gjithashtu, ka shprehur falënderimin e tij edhe për ish-zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij përkrahëse për të arriturat në Kosovë dhe besimin që ka treguar në shteti..

Read More »