Home / Tag Archives: kosoven

Tag Archives: kosoven

Shefja e zyrës së BE-së ka një kërkesë serioze për Kosovën

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka një kërkesë për Kosovën.Në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, tha se Kosova ka bërë ligje të mira për luftimin e saj, por se, sipas saj, ato duhet të zbatohen në praktikë.“Ne si Bashkim Evropian kemi një qëllim ta luftojmë këtë fenomen të rrezikshëm i cili mbetet i thellë në shumë fusha, korrupsioni e prish imazhin e Kosovës, minon besimin tek institucionet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që ta luftojë korrupsionin përmes marrëveshjeve të deritanishme.Këto politika mbesin në dorën e politikanëve kosovarë, kohëve të fundit ka pasur ligje të mira për luftimin e saj, kodi penal, ligji i informatorëve, por se miratimi i tyre duhet të zbatohet”, tha Apostolova.Ajo, po ashtu, shtoi se forcimi i llogaridhënies dhe transparencës është një ndër çështjet kyçe.“E lusim Kosovën të kryejnë reformat sa më shpejt, sepse korrupsioni e zhvillon Kosovën, krijon vende të reja të punës, ekonomi më të mirë, kushte më të mira për jetë dhe im..

Read More »

Ambasadori kinez në Beograd flet për Kosovën

Ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang, tha gjatë një bisede me me studentët e Universitetit të Beogradit ka thënë në Kosovë nuk do të ketë luftë.Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global e sidomos në Ballkan e Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i ofrojë Kina ndihmë Serbisë po ndodhi konflikti në Kosovë, është përgjigjur me pyetjen: “Pse të luftojmë, kur mund të flasim?”“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërvihemi kur mund të ulemi e të bisedojmë. Politika e jashtme kineze përpiqet për zgjidhje paqësore”, ka thënë LI, raporton B92, përcjell Klan Kosova.Ai përsëriti se Kina respekton Serbinë, integritetin territorial si dhe pavarësinë e saj.“Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës. Ajo është provincë jona dhe ne e falënderojmë shumë Qeverinë e Serbisë dhe popullin serb që e përkrahin Kinën në këtë pikëpamje.“Nga ana tjetër, ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se çështja e saj duhet të zgjidhet në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me dialog”.

Read More »

Serbia po përgatitet ta pushtojë Kosovën

Një nga mediat më të njohura në Evropë, “EUobserver”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe kërcënimeve që vijnë nga Serbia në lidhje me Ushtrinë e Kosovës.Serbia, e mbështetur nga një fushatë e lajmeve të rreme, ka akuzuar Kosovën për planifikimin e ‘spastrimit etnik’ të serbëve kosovarë, duke nxitur kujtime të këqija për luftërat në Ballkan.“Unë shpresoj se asnjëherë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë një spastrim të ri etnik (të serbëve) dhe stuhive të reja”, deklaroi dje para gazetarëve në Beograd kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, transmeton zeri.infoOperacioni “Stuhia” ishte emri i betejës së fundit në luftën e pavarësisë së Kroacisë nga Serbia në 1995, gjë që çoi në dëbimin me forcë të mbi 150,000 serbëve etnikë.Brnabiq u prononcua për planin e Kosovës për të riemërtuar “Forcën e Sigurisë së Kosovës”, nga një trup e armatosur lehtë me 4.000 pjesëtarë, në “Ush..

Read More »

Ja për kur është shtyrë çështja e liberalizimit për Kosovën

Kosova ka marrë një lajm të keq sa i përket liberalizimit të vizave.Çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, sipas zyrtarëve të Qeverisë se Kosovës, nuk është futur as kësaj radhe në agjendën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor të këtij viti. Kjo sipas tyre, ka ndodhur pas skepticizmit të shprehur nga vende të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian, për një vendim pozitiv për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.Në anën tjetër, njohës të integrimeve evropiane dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, mendojnë se siç po ecin punët, çështja e liberalizimit për Kosovën do të shtyhet deri në vitin 2020.Jehona Lushaku – Sadriu, politologe dhe njohëse e integrimeve evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mospërfshirja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së lë të kuptohet që i gjithë procesi dhe vendimi final m..

Read More »

Lajm i keq për Kosovën, ky shtet ka tërhequr njohjen

Kosova po vazhdon të ketë probleme me njohje, pasi disa shtete tashmë edhe zyrtarisht e kanë tërhequr njohjen.KTV ka siguruar dokumentin e një tërheqjeje të njohjes, të cilën e kanë pranuar institucionet e Kosovës.Bëhet fjalë për Ishujt Solomon, shtet sovran në Oqeani, që gjatë javës ka dërguar notën e tërheqjes së njohjes.Notën diplomatike më 28 nëntor e ka pranuar Ambasada e Kosovës në Kanberra të Australisë.Në fakt, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.Në notën diplomatike 02./18, Ministria e Jashtme e Ishujve Solomon fillimisht i referohet vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në prill 2015.Më pas, njofton për vendimin e marrë dhe arsyet për këtë.“Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm ..

Read More »

‘Dorëzohet’ Daçiq: Jemi afër humbjes së Kosovën

Serbia dita ditës po dorëzohet për Kosovën, duke pranuar se e kanë humbur atë.Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq Kurir’ ka folur për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe. Daçiq në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Kurir’ ka folur për taksën, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëj presion për heqjen e pakuptimtë të taksës ndaj produkteve serbe.Ministri tha se nëse tre vite më parë BE ka arritur që të heq bllokadën e Kroacisë në kufi me Serbinë, atëherë mund ta bëjë edhe me Prishtinën, transmeton Indeksonline.Po ashtu shtoi se nuk ka qeveri në botë që nuk ka kërkuar heqjen e taksës, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-të. Sipas tij vetëm qeveria shqiptare mendon ndryshe rreth kësaj çështje.Ndërsa në pyetjen se a vazhdon që Prishtina ta ketë ende përkrahjen e fuqive botërore pas vendosjes së taksës, ministri serb u përgjigj: “Ndoshta e kishte, por nuk e ka më.”“Serbia nuk e marrë ndonjë kundërmasë sepse ne respektojmë marrëveshjet.”, u shprehë Daçiq.Kurse për d..

Read More »

Kush është fajtor për mosliberalizimin e vizave për Kosovën!?

Liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të mbetet ҫështja më e komentuar dhe më delikate në vend.Deputeti Xhavit Haliti deklaroi se Evropa nuk është fajtore për mungesën e liberalizimit, mirëpo ne jemi fajtorë, pasi nuk i kemi realizuar objektivat që duhet të realizohen.Në mesin e arsyeve tjera sipas Halitit është fakti që janë edhe 5 shtete brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur Kosovën, e edhe disa shtete tjera që kanë frikë nga eksodi i mundshëm i kosovarëve që do të kërkonin azil në vendet e tyre.Haliti shtoi se duke dëgjuar mendimet e të rinjve kosovarë, nuk fajson shtetet e Evropës që kanë këtë frikë.

Read More »

Përplas Daçiqiç e Jovanoviq për Kosovën

Kosova ka qenë temë kyçe sot në Kuvendin e Serbisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit.Në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar një polemikë ndërmjet ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe liderit të Partisë Liberla- Demokratike Çedomir Jovanoviq, transmeton Koha netShkak për këtë, siç përcjell “danas”, ka qenë deklarata e Daçiqit se “fuqitë botërore kanë lindur përbindëshin politik në Kosovë”, ndaj së cilës Jovanoviq ishte përgjigjur me fjalët “O Zot..”.Pas këtij reagimi Daçiqi tha se në mos Jovanoviqi është përfaqësues i Kosovës duke ia përkujtuar se ai angazhohet për pavarësinë e Kosovës ndërsa se Republikën Serbe e ka quajtur krijesë gjenocidale.“Të flasim tani për Kurcin” i është përgjigjur Jovanoviq duke ia përkujtuar Daçiqit atij fyerjet që ai ia kishte bërë kancerit austriak Kurz lidhur me për e Austrisë për anëtarësitë Kosovës në Interpol.

Read More »

Liberalizimi i vizave për Kosovën, vjen lajmi i madh nga Brukseli

Ky votim është bërë në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku është miratuar Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Soltes.Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: “Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë, Karoline Edtstadler tha: “Keshilli është duke shqyrtu propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reform..

Read More »