.
Tuesday , July 16 2019
Home / Tag Archives: kufijte

Tag Archives: kufijte

Kufijtë përçajnë presidentin me ekipin negociator!

Presidenti i Kosovës dhe ekipi negociator në linjë të kundërt rreth kufijve.Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë.Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve.Ndonëse kryesuesit e ekipit negociator janë zotuar se në kuadër të procesit të dialogut nuk do të ketë cenim të sovranitetit dhe të integritetit territorial, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka filluar sërish ditëve të fundit ta proklamojë idenë për korrigjim të kufirit Kosovë – Serbi, shkruan Zeri.Gjatë javës së kaluar udhëheqësit e delegacionit dorëzuan në Kuvendin e Kosovës platformën për procesin e negociatave me Serbinë, me anë të së cilës ndër të tje..

Read More »

Vuçiqit i dhemb fakti se Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës së pavarur

Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës së pavarur.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë, raporton KTV.“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata [Gjermania] thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.

Read More »

Gjuriq kundër platformës për dialog, nuk i pëlqen ndalja e negocimit për kufijtë

Zyrtarit serb Aleksandër Gjuriq nuk i pëlqen platforma që nuk lejon asociacion e pazar me kufijtë, duke sulmuar Fatmir Limajn, Shpend Ahmetin dhe Kadri Veselin.Gjuriq ka thënë se platforma e prezantuar nga delegacioni kosovar, nuk është një platformë për dialogun, për përkundrazi është kundër dialogut.Sipas tij, këto lëvizje të Prishtinës po i fusin bisedimet e Brukselit në një kolaps.“Çfarë ata kanë shkruar, nuk ka të bëjë fare me përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Ato janë një listë dëshirash për separatistët në Prishtinë. Një dokument jo real që do të thotë një tallje me dialogun”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.Këto reagime të politikanit serb kanë ardhur pasi Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti si përfaqësues të ekipit të unitetit i kanë dorëzuar sot kreut të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Platformën për dialogun e Brukselit me Serbinë.Limaj, Ahmeti e Veseli njëzëri kanë thënë se Platforma është e mbështetur..

Read More »

Kryesuesit e dialogut: Kufijtë e Republikës së Kosovës nuk preken

Kryesuesit e ekipit negociator me Serbinë ia kanë dorëzuar sot platformën për dialog kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.Pas dorëzimit të Platformës, në Kuvendin e Kosovës, për dialogun me Serbinë, ka folur kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se nga ajo platformë garantohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, duke e bërë të qartë se në platformë nuk është përfshirë ideja për korrigjimin e kufijve.Të njëjtën gjë e ka thënë edhe përfaqësuesi i ekipit të unitetit, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se e gjithë platforma është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës do të respektohen ashtu siç thuhet në Kushtetutë.“Viti 2019 është viti kur Kosova do të anëtarësohet në OKB, është viti që Kosovës do t’i hapet rruga drejt NATO-s, viti i liberalizimit të vizave, dhe viti i integrimit në BE. Sot delegacioni shtetëror ka dorëzuar platformën për dialogun për marrëveshjen finale për normalizimin e rapor..

Read More »

Mustafa porosit Thaçin: Mos i prek kufijtë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka porositur presidentin Hashim Thaçi që të korrigjoji mezhdat e arave tij duk porositur që mos t’i prek kufijtë e Kosovës.Mustafa, ka dhënë një mesazh për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe idenë për korrigjim të kufirit, duke i thënë se ai mund t’i korrigjojë vetëm mezhdat e arave të veta, dhe assesi kufijtë e Kosovës.Sipas tij, hapja e dialogut për kufijtë është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit.I pari i LDK-së ka thënë se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me kufijtë, duke iu referuar presidentit Thaçi, ai mund t’i korrigjojë vetëm mezhdat e arave të veta.Kundër korrigjimit të kufijve është edhe kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.Postimi i plotë:Qytetarë të nderur,Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.Nëse dikuj i ka mbetur të..

Read More »

Kryeministri godet fort Thaçin: Nuk ndërrohen territori dhe kufijtë

Vazhdojnë polemikat mes presidentit dhe kryeministrit.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur prapë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj ka thënë se territori i Kosovës nuk është mall për tregti.Ai ka deklaruar në Ora Neës se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu”, ka deklaruar ai.“Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej”, ka thënë Haradinaj.“Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh”, është shprehur ai. Duke komentuar fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim, Haradinaj ka thënë se “janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen”.“Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është ..

Read More »

Debati për kufijtë, Sali Berisha përplaset ashpër me Baton Haxhiun

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiut.Në 2004-ën Sali Berisha ka pranuar në Stamboll se Kosova nuk ka të ardhme pa u shkëputur nga Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani”.Kjo deklaratë e bërë nga gazetari Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, ka sjellë një përplasje të fortë mes tij e ish kryeministrit Sali Berisha.Ky i fundit i është përgjigjur përmes rrjetit social, duke mos i kursyer akuzat për të. Berisha është shprehur se ai që prej vitit 1991 ka qenë dhe mbetet kundër ndarjes së Kosovës dhe se territoret në fjalë i konsideron shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato.“Duke ndjekur ”Opinion”!Sqarim: Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurrë nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me këtë rast informoj opinionin se:-1 Unë kam kundërshtuar qe nga ..

Read More »