Home / Tag Archives: kufijve

Tag Archives: kufijve

Mali i Zi kundër korrigjimit të kufijve

Mali i Zi është deklaruar kundër idesë për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, thotë se negociatat ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbim të territoreve e lëvizje të kufijve, dhe përkeqësimi i raporteve ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit, kanë bërë që të cenohet progresi i arritur në Ballkanin Perëndimor.Këto deklarime Gukanoviq i ka bërë në një intervistë për mediumin francez, Le Figaro.Sipas tij, ideja për shkëmbim eventual të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e papritur dhe thotë se duhet pasur kujdes ndaj një ideje të tillë.Sipas presidentit të Malit të Zi një ide e tillë mund të shkaktojë precedent dhe efekt domino në rajonin e Ballkanit Perëndimror.Kundër kësaj ideje ka dalë kategorikisht edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.Edhe faktori politik në Kosovë është unik kundër idesë për prekjen e kufijve të Republikës së Kosovës.

Read More »

Thaҫi takon Macron, a do ta shpalosë idenë e tij për korrigjim të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Francë, ku po qëndrojnë ehe liderë botërorë.Por, a do të shfrytezojë Thaçi këtë vizitë për të marrë përkhraje për idenë e tij për korrigjim kufijsh.Thaçi arriti në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.Thaçi po merr pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaҫi, i cili ka shkruar në Facebook se ky takim është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes.“Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar Thaҫi.Mediet nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencioni i lajmeve AP.Më shumë se 60 krer..

Read More »

Fajon shprehet kundër korrigjimit të kufijve

Tanja Fajon, eurodeputetja dhe Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është rruga që duhet të ndjekin Kosova dhe Serbia.Ajo në një intervistë për ‘Blicin’ serb ka folur për gjendjen politike të brendshme të Serbisë dhe politikat që duhet të zhvillojë shteti drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi net.Mirëpo ndër të tjera Fajon është pyetur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, për bllokimin e negociatave pas takimit të fundit të palëve në Bruksel.Fajon është shprehur se dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe të synojë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët, por e ka konsideruar procesin si tejet delikat.“Dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe synimi është të përmirësohet jeta e qytatarëve në të dy anët, por ky proces është delikat.”, është shprehur Fajon.Ajo gjithashtu ka shtuar se ideja për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme sepse e kaluara na ka mësuar se ndryshim..

Read More »

Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë ka ngjallur shumë debat në vend.Kjo ide është duke u kundërshtua nga shumë udhëheqës në vend.Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni në një intervistë për KALLXO com ka thënë se ideja e presidentit të Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë e cila, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është një fantastikë shkencore ndaj të cilës duhet pasur kujdes.Sipas Hysenit, përvoja e ridefinimit të kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra dhe nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme për asnjërën palë duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet ta vazhdojë për çështje të interesit të përbashkët dhe jo për çështje të hapura siç është statusi i Kosovës.Tutje Hyseni ka theksuar se tani më shumë se kurrë është i nevojshëm konsensusi i brendshëm politik dhe social për të pasur sukses në fazën finale të dialogut.Ish-m..

Read More »

“Korrigjimi i kufijve nuk është hap logjik”

Ideja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫi për korrigjim kufijsh u prit me komente e reagime të ndryshme.Ambasadorja e Kanadasë në Beograd, Kati Csaba, deklaroi se vendi i saj mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa idenë për korrigjimin e kufijve nuk e sheh si të domosdoshme si zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje.Ajo në një intervistë për Blicin serb, tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është një hap shumë i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale, dhe një hap që duhet të zgjidhet në mënyrë që Serbia të bashkohet me BE.“Ne shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa i përket demarkimit, nga perspektiva e dikujt që vjen nga një vend multikulturor dhe i bazuar në diversitet, ne nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është domosdo zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje. Në anën tonë, ne kemi nxjerrë përfitime të mëdha nga diversiteti. Ne e shohim këtë si një burim forcë d..

Read More »

Procesi i njohjeve u dëmtua nga ideja ei Thaçit për korrigjim të kufijve

Diskursi i presidentit Hashim Thaçi për shkëmbin territoresh dëmtoi procesin e njohjeve.Kështu mendojnë njohësitë e ekonomisë që sipas tyre, njohjet kanë shkaktuar edhe tjetër përplasje në distancë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Serbisë.Përderisa të premten në mëngjes në Beograd u dha lajmi se Dominika ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, në Prishtinë ky lajm u quajt shpifje dhe u publikua një dokument që mohon pretendimet e shtetit serb, raporton KTV.Ndërkohë, shteti i Dominikës ende nuk ka dalë me një qëndrim për këtë çështje.Por, shqetësuese në Prishtinë po konsiderohet rënia drastike, pothuajse deri në stagnim, e njohjeve të reja dhe kalimi në defanzivë.Kjo, sipas analistit Imer Mushkolaj, ka ndodhur pas ndaljes së lobit nga partnerët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-së dhe mungesës së seriozitetit nga vendorët.Fajtor për këtë, ai e bën edhe presidentin Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, me hapjen e temës së kufijve me Serbinë, ka dëmtuar procesin e njo..

Read More »

Busek ë sheh si opsion real ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Ndryshimi i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë.Kështu thotë ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj, dhe ka shumë shembuj të tillë.“Pra, për ne ndryshimi kufijve është real, madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek në një konferencën ndërkombëtare në Beograd të “Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim”, e cila i është kushtuar koncepteve të reja të sigurisë në botë.Siç raportojnë mediat serbe, Busek gjithashtu vlerëson se Bashkimi Evropian do të duhej sa më shpejt që është e mundur të pranojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, kështu do të zgjidheshin roblemet e rajonit, prcjell Telegrafi.“Kjo do të inkurajonte bashkëpunimin rajonal”, dhe vuri në dukje se, ” ndasitë mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evr..

Read More »

LDK synon t’ia ndalojë Thaçit korrigjimin e kufijve me rezolutë të Kuvendit

Lidhja demokratike e Kosovës ka kërkuar të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e korrigjimit të kufijve.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të dorëzojnë kërkesën e re në Kryesi të Kuvendit për të kërkuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme dhe miratimin e rezolutës e cila kërkon që çështja e kufijve të Kosovës të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit. Hoti në hollin e Kuvendit, tutje tha se asnjë deputet i Kuvendit nuk e përkrah idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit, derisa vlerësoi se është shqetësuese insistimi i tij për ta bërë një gjë të tillë.“Ne jemi të shqetësuar me insistimin e vazhdueshëm të presidentit Thaçi që në mënyrë kundër kushtetuese, pavarësisht që nuk ka asnjë deputet të vetëm të Kosovës që e mbështet idenë e tij. Ai ende vazhdon me atë qëndrim.“Si rezultat ne sot do të dorëzojmë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën e dorëzuar më 4 shtator në Kuvendi..

Read More »

Vojsa Osmani falënderon Gjermaninë për ruajtjen e kufijve të Kosovës

Deputeti i Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer i ka bërë të qartë presidentit Thaçi se ky shtet është kundër korrigjimit të kufijve.Ky qëndrim i deputetit gjerman është mirëpritur nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.“Takim shumë i mirë me deputetin e Parlamentit Gjerman, Peter Beyer. Diskutuam për partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e raporteve bilaterale në të gjitha nivelet. E mirëpres qëndrimin e pa lëkundur të Gjermanisë për integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, ka shkruar Osmani.Deklarimet kundër lëvizjes së kufijve, deputeti gjerman i partisë së Angela Merkelit, Peter Beyer, i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.Beyer i kishte thënë Thaçit se ideja për lëvizje të kufijve dhe shëkmbim të territoreve është një ide e rrezikshme.Ndërsa Thaçi iu kishte kundërpërgjigjur duke i thënë se “ Unë jam president i këtij vendi dhe për këto gjera vendosi vetë”.

Read More »

Ish-këshilltari i Thaçit thotë se ideja për korrigjimin e kufijve ka bllokuar njohjet

Ish-këshilltari ndërkombëtar i Thaçit, Profesori David L. Phillips, i cili së fundi u tërhoq nga pozicioni si këshilltar i Qeverisë së Kosovës, ka folur për opsionin e ndryshimit të kufijve dhe stadin në raportet e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se debati për ndarjen krijon konfuzion të madh.Philips theksoi se nuk është e qartë kush është përgjegjës në Kosovë për dialogun me Serbinë, ndërsa tha se asnjë vend tjetër nuk do e njohë Kosovën, sa kohë që diskutimi për ndarje nuk ka merr fund.“A është presidenti Hashim Thaçi? A ka plane për një ekip të përbashkët ku të marrë pjesë edhe qeveria? Të gjitha këto janë çështje të hapura. Megjithëse unë e kam monitoruar nga afër dialogun, unë nuk e di kush është direkt përgjegjës. Sipas asaj që kam kuptuar unë nga Hashim Thaçi, ai është autoriteti më i lartë”, theksoi Philips.Sipas tij, kjo pyetje mund t’i drejtohet edhe qeverisë amerikane.“Çfarë roli luan qeveria amerikane në këtë dialog. Dhe cilat janë politikat e administratës së Tru..

Read More »