Home / Tag Archives: largohet

Tag Archives: largohet

A po largohet Bondsteel-i nga Kosova, jepet përgjigja përfundimtare

Është përfolur që Bondsteeli do të largohet nga Kosova. Udhëheqësi i bazës ushtarake Bondsteel’it në Kosovë, Roy Macaraeg ka thënë se vendimi për largimin e trupave amerikane nga Kosova merret nga niveli politik. Por, ka thënë se pozicioni i Amerikës është sqaruar nga Ambasada në Prishtinë se misioni ushtarak i amerikanëve vazhdon në Kosovë. “Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Macaraeg për tanjugun serb. Ky zyrtar ushtarak ka mohuar mundësinë e krijimit të një baze të re ushtarake në Veri të Kosovës. Ka thënë se një e tillë ekziston atje dhe nuk ka nevojë për baza te reja. “Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”, ka shtuar ai. Deklaratat e ushtarakut amerikan kanë ardhur pas paralajmërimeve të disa liderëve politikë se Amerika mund të largohet nga Kosova dhe të mbyllë kampin Bondsteel për shk..

Read More »

“Tërmet në San Siro”, sulmuesi i madh po largohet nga Milan

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, Patrick Cutrone mund të largohet nga AC Milan në verë. Sulmuesi italian po lufton me kohën që nga ‘Kris’ Piatek arriti në San Siro dhe gazetat me qendër në Torino raportojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të nënshkruar sulmuesin italian që ka provuar të jetë një prej sulmuesve më premtues në Serie A përcjell ORAinfo. AC Milan janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për sulmuesin e të cilit largimi gjatë verës duket të jetë më shumë se sa ka gjasa tani./ORAinfo/

Read More »

Tronditet United, ylli i madh po largohet nga “Old Trafford”

Një yll i madh po largohet nga United. Antonio Valencia ka lënë të kuptohet se ai pranon se koha e tij te Manchester Unitedi ka përfunduar. Anësori i shpejt ekuadorian ka kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq deri në qershor të këtij viti. Kuptohet që klubi anglez kishte afat deri të premten për të shfrytëzuar një klauzolë për zgjatje një-vjeçare të kontratës së tij, por nuk e bëri. Kështu, pas 10 viteve të kaluara në Old Trafford, Valencia pritet t’i ndajë rrugët me klubin anglez dhe të largohet. Pas deklaratave të së premtes nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, tani edhe vet Valencia ka lënë të kuptohet se po largohet nga Unitedi. “Kur unë isha fëmijë, kurrë nuk kam imagjinuar të shkoj në Evropë, falëminderit Zotit që më lejoi të luaja 10 vjet në klubin më të mirë në botë, Man Utd”. “Tani jam fokusuar në shërimin tim kështu që të mund të përfundoj sezonin duke luajtur në Old Trafford!”, ka shkruar Valencia në profilin e tij në Twitter.

Read More »

Ylli i madh i Milanit po largohet nga ‘San Siro’

Patrick Cutrone pritet të largohet nga Milan në afatin e transferimeve të verës. Sulmuesi 21 vjeçar nuk po ka hapësirë të madhe të Milan, pas ardhjes së Piatek. Mediat në Itali tani po raprotojnë se Cutrone në verë pritet të ndërroj skuadër, përcjell ORAinfo. Sulmuesi i ri që nga ardhja e Piatek është parë shumë pak kohë në fushë dhe sipas Tuttosport, ai mund të largohet nga klubi në qershor. Është klubi nga Serie A, Torino që po kërkon të nënshkruaj me sulmuesin premtues. Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Cutrone. /ORAinfo/

Read More »

Icardi po largohet, ja kush do të jetë zëvëndësuesi i tij tek Interi

Icardi tashmë e ka bërë të qartë se nuk po kalon kohë të mirë tek Interi. Argjentinasi ka tre javë që është përjashtuar nga skuadra, ku edhe i është marrë shiriti i kapitenit, i cili pastaj iu dhurua portierit Samir Handanovic. Inter duket se ka vendosur të hap derën e largimit për Icardin, ku ka filluar të mendojë edhe për prurjet e reja. Mediet në Itali raportojnë se Edin Dzeko dhe Paulo Dybala janë sulmuesit që Inter po i konsideron si transferime të mundshme. Ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje mes Interit dhe Juventusit, që do të dërgonte Icardin drejt Torinos.

Read More »

Presioni nuk e zmbrapsë Haradinajn: Taksa nuk largohet deri në njohje nga Serbia

Është rritur presioni ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të takimit të mbrëmshëm me dy zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka diskutuar rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel. Haradinaj ka thënë se takimi i zhvilluar në zyrën e presidentit Thaçi të mërkurën mbrëma ka qenë shumë përmbajtjesor, duke e sqaruar karshi amerikanëve pozicionin për dialogun dhe taksën. Kryeministri para gazetarëve ka thënë se është pro vazhdimit të dialogut, ndërkohë ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të palëkundur për taksën. “Dialogu duhet të vazhdojë, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Sa i përket taksës, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur, duke pot..

Read More »

19 vjeçari nga Mitrovica largohet nga puna vetëm se kishte grip

Një gjë e pa zakonshme ka ndodhur me një 19 vjeçar nga Mitrovica. Alban Isufi nga Komuna e Mitrovicës u detyrua të lë shkollën e mesme, në mënyrë që të punojë që t’ia lehtësojë sado pak familjes barrën financiare. Për 11 orë në ditë, ai merrte 200 euro pagë, derisa një ditë, i njëjti u sëmurë nga gripi sezonal dhe pa asnjë paralajmërim, për një ditë mungesë në punë, ai u zëvendësua me një person tjetër. Në një rrëfim për Express, Albani po deklarohet se kishte punuar çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 19:00, pa kontratë të punës, në një market ku shiten produkte deri në gjithçka 1 euro. Përmes disa mesazheve që i njëjti ka nisur për Express, bëhet e ditur biseda që i njëjti ka pasur me pronarin e marketit, të cilin e kishte lajmëruar paraprakisht se nuk mund të dilte atë ditë në punë. Të nesërmen ndërkaq, kur 19’vjeçari e kishte lajmëruar pronarin se do të kthehej në punë, ai i kishte thënë se nuk kishte nevojë pasi që e kishin zëvendësuar me dikë tjetër, pa i dhënë asnjë sqarim..

Read More »

Galeone shokon të gjithë: Allegri do të largohet nga Juventusi

Giovanni Galeone thotë se kohës së Allegrit te Juventusi i ka ardhur fundi. ​E fitoi apo jo Champions Leaguen, Massimiliano Allegri do t’i thotë lamtumirë Juventusit në fund të sezonit aktual. Kështu ka thënë këshilltari i trajnerit italian, Giovanni Galeone, sipas të cilit, kohës së Allegrit te Juventusi i ka ardhur fundi, e fitoi apo jo Ligën e Kampionëve, trofe për të cilin kishte refuzuar klube të mëdha ndër vite. E ardhmja e Allegrit është në dyshim pas humbjes befasuese 2-0 nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë në Champions League. Galeone pret që Allegri të largohet nga “Zonja e Vjetër” në një të ardhme të afërt. “Unë tashmë i kam thënë atij, pesë vite më parë, që të shkojë në Premierligë”, tha 78-vjeçari për “Radio Kiss Kiss”. “Nuk mendoj se mund të shkojë në ndonjë klub tjetër në Itali. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Champions, mendoj se i ka ardhur fundi aventurës së tij në Juve”. “Vitin e kaluar ai ka mundur të shkojë në Chelsea, Arsenal, Manchester United apo..

Read More »

Kush po e këshillon Balen të largohet nga Real Madridi?

Gareth Bale duket se nuk do të jetë edhe për kohë pjesë e Realit. Ish sulmuesi i Manchester United dhe Tottenham Hotspur, Dimitar Berbatov, ka këshilluar Gareth Bale që të largohet nga Real Madrid. Dimitar Berbatov është personaliteti i fundit i sportit që ka komentuar situatën e Gareth Bale te Real Madrid. Berbatov ka këshilluar uellsianin që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pasi aty nuk është i dëshiruar. “Nëse ata nuk të duan, ajo çfarë duhet të bëni është që të largoheni”, ka deklaruar ish reprezentuesi i Bullgarisë. “Bale fajësohet për gjitha të këqijat që ndodhin në Real Madrid”.

Read More »

Lajm shumë i keq për Chelsean, po largohet ylli i skuadrës

Duket se së shpejti Chelsea do të mbetët pa yllin e skuadrës. Callum Hudson-Odoi po e mendon largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Callum Hudson-Odoi nuk po luan rregullisht te Chelsea, andaj do të largohet në verë. Bayern Munich bëri katër oferta në janar për talentin anglez, por skuadra londineze i refuzoi. Por, bavarezët nuk janë skuadra e vetme në garë për Odoin, pasi tani edhe PSG i do shërbimet e tij. Skuadra franceze është e gatshme që të paguajë 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo mbetet të shihet se kë do ta zgjedh lojtari.

Read More »