Home / Tag Archives: liverpooli

Tag Archives: liverpooli

Para ndeshjes me Bayern, Liverpooli merr lajmin e keq nga super sulmuesi

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayernit është ndeshje që po pritet me padurim. Trajneri dhe tifozët e Liverpool kanë pranuar një lajm shumë shqetësues në prag të ndeshjes me Bayern Munich. Roberto Firmino ka munguar në stërvitjen e skuadrës, si pasojë e problemeve me gripin. “The Reds” mbeten me shpresën se braziliani do të rikuperohet në kohë, por ai është në dyshime të mëdha. Jurgen Klopp gjithashtu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dejan Lovren, pasi edhe ai mungoi në stërvitjen e së hënës. Ky shqetësim është shumë i madh, pasi as Van Dijk e Joe Gomez nuk do të jenë të gatshëm, duke nënkuptuar se Fabinho do të paraqitet në qendër të mbrojtjes me Joel Matip. Mbetet të shihet se si Jurgen Klopp do ta organizojë skuadrën me gjithë këtë numër të mungesave.

Read More »

As te Reali as te Liverpooli, ja ku po transferohet Dybala

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola njoftohet se ka dërguar drejtorin e përgjithshëm Ferran Soriano për të parë Paulo Dybala në aksion për Juventusin muajin e kaluar. 25-vjeçari ka luftuar për të shfaqur formën e tij më të mirë deri tani këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke ofruar gjashtë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat përcjell ORAinfo. Megjithatë, Guardiola thuhet se e ka dërguar Sorianon në një mision vëzhgimi për të hedhur një vështrim më të afërt tek ylli argjentinas, pasi ai ndoqi përplasjen e Juventusit me Lazion më 27 janar, sipas Tuttosport./ORAinfo/

Read More »

Liverpooli ia merr yllin e madh nga duart Milanit

Liverpool nuk është e vetmja skuadër e cila është i intersuar për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali, përcjell ORAinfo. 18-vjeçari, i cili është cilësuar si ‘Andrea Pirlo i ri’, konsiderohet të jetë një nga yjet më të mirë të futbollit evropian, prandaj Klopp e dëshiron në skuadër. Kujtojmë se yllin italian është duke e kërkuar me ngulm edhe ekipi i Milanit. Edhe vetë mesfushori ka pranuar se dëshiron të luajë nën urdhrat e Gattusos./ORAinfo/

Read More »

Super-lojtari pranon transferimin te Liverpooli

Abdulkadir Omur, ka pranuar se do të dëshironte për t’u bashkuar me Liverpoolin pasi ishte i lidhur me një lëvizje në Anfield. Mesfushori i ri i Trabzonspor ka qenë të vëmendjes për një lëvizje potenciale prej 27 milionë funte në ekipin e Jurgen Klopp, përcjell ORAinfo. Dhe 19-vjeçari i tha CNN Turk se do të ishte i interesuar ta veshte fanellën e të Kuqve. “Liverpooli është një klub shumë i rëndësishëm, por gjëja më e rëndësishme është interesi i Trabzonsporit. “Nëse klubi im më thotë se mund të shkoj, do të shkoj dhe nëse më thonë të qëndroj, do të qëndroj, do ta shohim”, ka thënë ai./ORAinfo/

Read More »

Liverpooli me një super-transferim

Afati i janarit duket se do të jetë i suksesshëm për Liverpoolin. Liverpoo dëshiron ta shtoj edhe një opsion në mesfushë në këtë afat kalimtar, pasi Jurgen Klopp nuk i beson më Jordan Hendersonit. Skuadra londineze është shumë afër ta transferoj një mesfushor, pasi Abdulkadir Omur e dëshiron kalimin në ‘Anfield’. 19-vjeçari ka bërë të ditur se ai është i interesuar të transferohet te Liverpooli në këtë afat. “Liverpool është një klub i rëndësishëm. Nëse klubi im më thotë të shkoj, atëherë do të largohem, nëse ata duan që unë të qëndroj, atëherë do të qëndroj”, ka thënë Omur. Mesfushori aktualisht luan te Trabzonspor, ndërsa Liverpool duhet të paguaj 30 milionë euro për transferimin e tij.

Read More »