.
Saturday , July 20 2019
Home / Tag Archives: lojtaret

Tag Archives: lojtaret

Lamtumirë Champions? Lazio gjobit dy lojtarët kryesor të skuadrës

Lazio pritet të gjobisë Sergej Milinkoviç-Savic dhe Luis Alberto pas kartonave të tyre të kuqe kundër Chievos. Il Messaggero raporton se Milinkoviç u gjobit 50,000 euro për t’u përjashtuar vetëm 34 minuta në humbjen Laos 2-1 të shtunën, përcjell ORAinfo. Gazeta shton se Luis Alberto do të marrë gjithashtu një …

Read More »

Manchester United tregon tre lojtarët të cilët i do në skuadër

Manchester United ka disa lojtar që i do në skuadër. Skuadra që aktualisht udhëhiqet nga Ole Gunnar Solskjaer, qysh nga vera është në kërkim të një lojtari që luan në fazën e mbrojtjes. Sipas raportimeve të ‘BBC’, objektivi kryesorë i ‘djajve të kuq’ mbetet Kalidou Koulibaly i Napolit. Gjithashtu, thuhet se United kanë identifikuar edhe mbrojtësin e majtë të Crystal Palace, Aaron Ëan – Bissaka. Por, emri që lë më së shumti përshtypje është ai i mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Ky i fundit mbrëmë është shprehur se vendi më i mirë për të është Barcelona. Mbetet të shihet nëse gjatë verës Manchester United do të arrijë të sigurojë shërbimet e ndonjërit nga tre lojtarët.

Read More »

Barcelona shokon Suarezin, ja tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë

Barcelona i ka në listë tre lojtarë . Barcelona është duke e kërkuar një zëvendësues për Luis Suarez. Luis Suarez po shkon në përfundim të karrierës së tij, andaj Barcelona po e kërkon një zëvendësues. Skuadra katalonase po e kërkon Andre Silvan e Milanit dhe Maxi Gomezin e Cleta Vigos, përcjell lajmi.net. Barcelona është duke i vlerësuar të dy sulmuesit në shumën e 40 milionë eurove. Në listën e skuadrës katalonase është edhe sulmuesi i Frankfurttit, Luka Jovic.

Read More »

Zbulohen lojtarët që mund ta zëvendësojnë Icardin, në mesin e tyre edhe ish ylli i Milanit

E ardhmja e Mauro Icardi është tema më e nxehtë në Inter për momentin. Sulmuesi argjentinas humbi kapelën e kapitenit dhe marrëdhënia e tij me menaxhmentin duket se ka goditur nivelet më të ulët Ndërkohë, Marotta dhe Ausilio janë duke kërkuar rreth dhe duke studiuar alternativa të mundshme në rast të largimit të lojtarit verën e ardhshme. Paulo Dybala mbetet një emër që i intereson menaxhmentit, duke i dhënë gjithashtu vlerësimin Marotta për lojtarin që nga koha e tij në Juventus. Megjithatë, siç raportohet nga Tuttosport, Edin Dzeko do të ishte qëllimi kryesor për Interin në rast të lamtumirës së Icardi-t. Marotta dëshiron të nënshkruajë një lojtar që nuk do të pengonte rritjen e Lautaro Martinez dhe Dzeko do të ishte, pra, njeriu i duhur për të. Përveç Dzeko dhe Dybala, Duvan Zapata dhe Gonzalo Higuain (aktualisht në Chelsea) janë gjithashtu në listën e zëvendësimeve të mundshme./ORAinfo/

Read More »

Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të Sarrit

Chelsea nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri është duk përjetuar formën më të dobët. Kritikat ndaj trajnerit italian janë ashpërsuar pas humbjes turpëruese nga Manchester City me rezultat 6:0. Mesfushori i Chelseat, Pedro, e ka pranuar se ai dhe pjesa tjetër e skuadrës së tij e kanë të vështirë ta praktikojnë stilin e lojës që e kërkon trajneri Maurizio Sarri. Por, spanjolli ka bërë të ditur se lojtarët e mbështesin plotësisht trajnerin. Disfata me rezultat 6:0 në ndeshjen kundër Manchester Cityt ka bërë që shumë njerëz ta vënë në dyshim të ardhmen e Sarri në pozitën e trajnerit të klubit londinez, transmeton Gazeta Express. Përkundër që sezonin e kishte filluar në mënyrë mjaft të mirë, duke shkuar 12 ndeshje pa disfatë, skuadra e Sarrit tani renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, pasi i kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit. Sarri ka qenë mjaft i hapur publikisht për kritikat e tij ndaj skuadrës së Chelsea, duke pretenduar se është shumë e vështirë t’i..

Read More »

Përgjigjet Messi, tregon se cilën janë dy lojtarët që nuk i do tek Barcelona

Leo Messi ka bërë një deklaratë mjaftë befasuese. Leo Messi ka biseduar me Jose Maria Bartomeun për largimet që do të ndodhin në fund të këtij sezoni. Sipas Don Balon, ylli argjentinas i ka bërë me dije presidentit katalonas se nuk i do dy lojtarë në skuadër. Messi ka kërkuar që Jeison Murillo dhe Kevin Prince Boateng të largohen nga skuadra në afatin e verës. Argjentinasi është zhgënjyer nga forma e tyre, andaj ka kërkuar nga Bartomeu që t’i shet ata qysh në afatin e verës edhe pse u transferuan në janar te Barcelona.

Read More »

Këta dy lojtarët emërohen si e ardhmja e Interit

Dy lojtarë janë emëruar si e ardhmja e Interit, e një emërin i tillë është bërë nga Zëvendës presidenti i Inter, Javier Zanetti. Zanetti beson se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez janë e ardhmja e Inter, dhe ka insistuar se ‘Nerazzurët’ janë duke u rritur. Pas një serie negative në Serie A, Inter iu kthye fitores ndaj Parmas, duke triumfuar me rezultatin minimal 0:1. Edhe pse skuadra ngeci të shënonte në javët e fundit, Zanetti ka mbrojtur dyshen Icardi – Martinez. “Jemi me fat që kemi Lautaron. Ai është një surprizë e madhe për mua, pasi që nuk e kam njohur personalisht, por e pash të luante dhe më pëlqeu shumë” ka thënë Zanetti për ‘Goal’. “Ai po bën mirë dhe ne kemi një të ardhme të mirë. Icardi gjithashtu po shënon gola dhe ne jemi me fat që e kemi atë tek Inter. Mendoj se ai dhe Lautaro janë e ardhmja e skuadrës” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Inter. Kujtojmë se Lautaro Martinez e shënoi golin e fitores ndaj Parmas, vetëm pak sekonda pasi erdhi në fushë si zëvendësues.

Read More »

Këta janë dy super-lojtarët që Klopp do t”i transferojë pa asnjë cent

Liverpool mund të ketë pasur një dritare të qetë për transferimin e janarit pasi ata besojnë se mund të nënshkruajnë objektivat e tyre me një çmim më të lirë gjatë verës. Ky është mendimi i stafit të Liverpool, i cili ka theksuar se Timo Werner dhe Nabil Fekir, janë dy lojtarët që synojnë të i transferojnë kur ata të hyjnë në 12 muajt e fundit të kontratës së tyre verën e ardhshme. RB Leipzig dhe Lyon mund të lejojnë Werner dhe Fekir respektivisht të largohen në verën e ardhshme të lirë./ORAinfo/

Read More »