Home / Tag Archives: manchester

Tag Archives: manchester

Lojtari i Manchester Unitedit diagnostifikohet me kancer

Një lajm të rëndë kanë marrë tifozët e Manchester Unitedit. Mbrojtësi i Manchester United, Max Taylor është diagnostifikuar me kancer. Taylor, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në Old Trafford vitin e kaluar e ka pritur me qetësi lajmin dhe është i gatshëm të futet në fazën e fizioterapisë. “Unë do të doja të falënderoj të gjithë në klub që më ka ndihmuar që nga dita e parë”, tha Taylor, pas pranimit të lajmit. Mësohet se shpenzimet shëndetësore të futbollistit do t’i paguaj vetë skuadra angleze. Taylor konsiderohet te United si një nga talentët më perspektivë.

Read More »

Lajmi i Fundit: Ndërron jetë ish trajneri i Manchester United

Ka ndërruar jetë ish trajneri i të rinjve të Manchester Unitedit. Eric Harrison ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Manchester United përmes një deklarate në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline. “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar të raportojmë se ish-trajneri ynë i të rinjve Eric Harrison vdiq natën e kaluar. Kujtimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Ericit në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, ka shkruar Manchester United. Harrison njihet si trajneri që zbuloi futbollistët që më vonë do të konsiderohen si legjendat e “Djajve të Kuq”. Gary Neville , David Beckham , Ryan Giggs , Paul Scholes , Nicky Butt dhe Phil Neville ishin futbollistët që u rritën nga ai si sportist dhe më pas shkëlqyen me Manchesterin dhe skuadrat ku luajtën.

Read More »

Legjenda e Manchester Unitedit befason me deklaratën për Mourinhon

Duket se vështirësitë që Mourinho i potenconte për Manchester Unitedin ishin të vërteta. Kështu ka deklaruar legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, i cili thotë se mbrojtja e dobët e ‘Djajve të Kuq’ u shfrytëzua nga gjigantët e Ligue 1, të cilët në ‘Old Trafford’ shënuan dy gola për fitore 0-2 në Ligën e Kampionëve. Presnel Kimpembe shënoi golin e parë, ndërsa Kylian Mbappe vulosi rezultatin përfundimtar. “Ne mund të mbahemi si tifozë”, ka deklaruar Schmeichel. “Ju mund të merrni 10 fitore në 11 ndeshje, por në perspektivën me të gjerë ne tashmë e dimë se Mourinho po luftonte për të sjellë një apo dy mbrojtës qendre”. “Ai e bëri këtë sepse ka një problem në qendër të gjysmës ose në mbrojtje. Ka disa djem që mund ta bëjnë këtë punë, por problemi nuk është larguar. Ky problem është shfrytëzuar sot”.

Read More »

I shënoi gol Manchester Unitedit, Mbappe vjen me deklaratë bombastike

Paris Saint Germain ka shënuar një fiture të rëndësishme në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve. E heroi i PSG-së, Kylian Mbappe, është deklaruar pas fitores së skuadrës së tij në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Kampionët e Francës edhe pse me disa mungesa, arritën të marrin fitore të pastër prej 0-2 ndaj Manchester United në udhëtim. Mbappe, që shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për fitoren, por ka thënë se kjo është vetëm gjysma e punës për skuadrën e tij. “Ne jemi të lumtur, por kjo është vetëm gjysma e punës”, ka deklaruar Kylian Mbappe, përcjell ‘lajmi.net’. “Ne do të vazhdojmë të përgatitemi. Në 20 minutat e fundit, ne ishim të goditur nga lodhja. Tani kemi tre javë për t’u siguruar që jemi gati të arrijmë kualifikimin tonë”. “Kishim një sistem të ri dhe ne vërtetë nuk ishim duke e përdoruar atë. Kishim shumë mesfushorë dhe jo shumë su..

Read More »

Manchester United-PSG, shënohet goli i parë

Manchester United dhe PSG, janë duke u luajtur ndeshjen e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në fakt, janë mysafirët ata që kanë kaluar në epërsirë me rezultat 1-0. Golin për francezët e ka shënuar, Presnel Kimpembe në minutën e 53 përcjell ORAinfo. Ky gol do të ishte mjaft i vlefshëm për skuadrën e PSG sepse një gol jashtë vlen shumë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri në përfundim të takimit./ORAinfo/

Read More »

Ndeshja Manchester Utd – PSG, publikohen formacionet zyrtare

Sot në orën 21:00 do të fillojë ndeshja në mes të Manchester United dhe PSG, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Manchester United në ‘Old Trafford’ pret kampionët dhe liderët e Francës, skuadrën e PSG-së. Ndeshja mes Manchester United dhe PSG-së e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve fillon nga ora 21:00. Formacionet zyrtare: Manchester United: De Gea; Young, Lindelöf, Bailly, Shaë; Matić, Herrera, Pogba; Lingard, Martial, Rashford. PSG:

Read More »

“Mbretin” e mesfushës që e kërkoi Milan, po e transferon Manchester United

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta angleze Mirror, Manchester United është bashkuar me garën për mesfushorin francez të PSG, Adrien Rabiot. Kontrata e Rabiot me kampionët e Ligue 1 skadon në verë dhe mendohet se ai ishte afër një lëvizjeje në FC Barcelona; para se gjigantët katalanas të blinin mesfushorin Ajax Frenkie De Jong – duke i dhënë fund planeve të tyre për të nënshkruar Rabiot përcjell ORAinfo. Arsenali, Tottenhami, Liverpooli, AC Milan dhe Juventusi janë lidhur të gjithë me francezin; por Manchester United pothuajse me siguri do të ketë fonde të lira për të përfunduar një lëvizje për të. Kërkesat e pagës së Rabiot do të jenë të larta, por Manchester United ka hapësirë dhe para. /ORAinfo/

Read More »

‘Çmendet’ Higuain, pështyn brenda tunelit të Manchester City

Para humbjes turpëruese të Chelsea 6-0 nga Manchester City në stadiumin Etihad dje, Gonzalo Higuain ka humbur kontrollin nga nervoza duke pështyrë në rrugën e tij drejt fushës përmes tunelit. Higuain arriti në Stamford Bridge nga Milan në një marrëveshje fillestare të kredisë dhe ka bërë mirë që kur arriti, duke shënuar dy herë në lojë kundër Huddersfield dhe duke bërë mirë ndryshe, përcjell ORAinfo. Por veprimi i Higuain ka shkaktuar kundërthënie, ndërsa maskotët e vështronin atë me mosbesim, ndërsa ai pështyu në tokë në tunel, kur ai po bënte rrugën e tij drejt fushës në Etihad. Ndryshe, Chelsea ka bërë humbjen më të thellë këtë sezon 6:0 kundër Manchester Cityt. /ORAinfo/

Read More »

Manchester City – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes

Do të zhvillohet ndeshja mes Manchester City – Chelsea. Janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj ndeshje. Manchester City do të jetë nikoqir i londinezëve për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë. ‘Citizens’ kërkojnë fitoren me çdo kusht në këtë ndeshje, për të ruajtur hapin me Liverpool. Sarri me skuadrën në anën tjetër do të synojnë që ta mposhtin për herë të dytë këtë edicion kampionin në fuqi. Kryendeshja e javës në Premierligë do të fillojë në ora 17:00. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje. Man City: Chelsea:

Read More »

Ylli i Leicester Cityt po shkon tek Manchester Unitedi?

Duket se po ndodj një afrim mes Manchester Unitedit dhe Harry Maguire. Qendër mbrojtësi i Leicester City ka lëshuar një deklaratë e cila nxit dyshimet për një afrim me Manchester United. Reprezentuesi anglez ka bërë të ditur se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Leicester City. ‘Djajtë e kuq’ janë në kërkim të shërbimeve të tij qysh nga vera e kaluar, por nuk kanë arritur të bindin skuadrën e Leicester për ta liruar. Interesimi i skuadrës nga ‘Old Trafford’ do të shtohet edhe më shumë pas deklaratave të lojtarit para ndeshjes Tottenham – Leicester.

Read More »