Home / Tag Archives: ministri

Tag Archives: ministri

Ministri serb i kundërpërgjigjet Haradinajt: Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë

Nebojsha Stefanoviq thotë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë. Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për deklaratën e Haradinajt për veriun e vendit. Gjatë ditës së sotme, Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, raporton lajmi.net. Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty. E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq. Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë. “As Vuçiq dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë sit ë përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviq. E deklarata e sotme Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Read More »

Ministri Mustafa përplaset ashpër më këshilltarin e tij, ja çka ndodhi

Ministri Ekrem Mustafa përfshihet në një incident. Menjëherë pas rehatimit si ministri i tretë i Brendshëm në këtë mandat qeveritar, Ekrem Mustafës i kanë dalë probleme. I deleguari i deputetit Labinot Tahiri në qeveri, është përfshirë në një incident në ambientet e ministrisë. Burime të shumëfishta i kanë thënë KTV-së se Mustafa është përplasur fizikisht me njërin nga këshilltarët e tij politikë, duke e nxjerrë atë nga zyra. Vetë ministri Mustafa e ka pranuar për KTV-në të ketë ndodhur një incident, por e ka mohuar përplasjen fizike. Ka thënë se ka pasur ngritje toni dhe se “kur është puna te puna, di të jetë i ashpër”. Mustafa thotë se njerëzit e deleguar politikisht vazhdojnë të sjellin telashe në punën e tij. Ka mohuar informacionin që deputeti Labinot Tahiri tash po kërkon shkarkimin e tij. Deputeti Tahiri, i cili bëri çmos për t’u emëruar Ekrem Mustafa në krye të Ministrisë së Brendshme, thotë se ka pasur mospajtime me të, por për momentin nuk e ka kërkuar largimin. Ekre..

Read More »

Ministri Bytyqi uron punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta. Pro këtij projektligji ishin 71 deputetë të Kuvendin të Kosovës. Me këtë rast ministri Bytyqi ka uruar mësimdhënësit për këtë këtë projekt ligj. Postimi i plotë ministrit Bytyqi Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99! Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës. Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën. Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë!

Read More »

Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e Edukimit Botëror, bisedojnë për reformat në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot takim drejtoreshën e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës (ETUCE), Susan Flocken, e cila njëkohësisht është edhe përfaqësuese e internacionales botërore në EQAR, si dhe anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian. Bytyqi dhe Flocken në këtë takim kanë biseduar për angazhimet e përbashkëta të të gjithë akterëve në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim. “Falënderova znj. Flocken për vizitën dhe gatishmërinë e saj që të ofrojë mbështetje, sidomos në këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve të zhvilluara. MAShT është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim përmes reformave që po bëhen në segmente të rëndësishme, dhe për këtë theksova nevojën dhe rëndësinë e veçantë të dialogut social të të gjithë akterëve, me qëllim që të arrihen synimet për arsim të zhvilluar”, ka shkruar ministri Bytyq, përcjell ORAinfo. Në këtë takim, ku prezent ishin edhe udhëheqësit e Sindikatave të Arsimit të ..

Read More »

Policisë së Kosovës po i druhet edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Brendshëm pandeh policët për cenim sigurie. Policisë së Kosovës është duke iu druajtur edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Ai i ka pandehur për cenim sigurie disa pjesëtarë të këtij institucioni. Brengën për këtë ia ka shprehur muajin e shkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj. E ka bërë këtë nëpërmjet një shkrese, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe shkak ka marrë nga një eksperiencë që e ka pasur në Ferizaj, tek po lëvizte me automjet zyrtar. Ministri vozitet me një veturë “Audi Q7” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo ka targat “01-251-DS”. Natën e ndërrimit të moteve, kjo veturë ishte ndalur në dy raste nga patrulla e Policisë. “Në rastin e parë, patrulla ka ndalur automjetin e lartcekur në momentin kur në të është gjendur vetëm vozitësi, i cili ishte nisur për të më marrë. Në rastin e dytë, pasi që tani në automjet gjendesha edhe unë, patrulla e policisë ka ndalur automjetin sërish dhe ka kërkuar nga përcjellësit e mi që të hap..

Read More »

Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, me të cilën ka biseduar për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës. “Falënderova drejtoren Grant për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe theksova se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira”, ka shkruar ai. Ai në këtë takim kanë biseduar edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program. “Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mesimnxënien e gjuhës angleze”, ka thënë ai.

Read More »

Ministri Bytyqi takon shefin e UNICEF-it, bisedojnë për parandalimin e braktisjes së shkollimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur në një takim me udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, me të cilin ka biseduar për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. Ministri Bytyqi ka njoftuar se Sahin kanë biseduar për angazhimet e përbashkëta të MAShT dhe UNICEF në parandalimin e braktisjes së shkollimit, e po ashtu edhe për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe nevojën për vetëdijesimin e prindërve përmes materialeve të ndryshme informuese lidhur me këtë çështje. Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi Kisha kënaqësinë që të pres në takim udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, me të cilin bisedova për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. E falënderova z. Sahin për mbështetjen të vazhdueshme të UNICEF-it në arsim dhe për gatishmërinë që të ofrojë ekspertizë për hartimin dhe akreditimin e programeve të..

Read More »

Ministri serb kërcënon: Në Kosovë duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë

Kosova e tëra e Serbisë, duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë në të. Kështu ka thënë ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë Nenad Popoviq. Sipas tij, kurrë në asnjë organ, kufizimi ose ndarja e Kosovës nuk është përcaktuar si politikë shtetërore, ka deklaruar. “Kjo nuk është e vërtetë. Kufizimi kurrë nuk është përcaktuar si politikë shtetërore ndaj Kosovës, ne e kemi Kushtetutën që duhet ta respektojmë si dhe e kemi Rezolutën 1244”, ka thënë Popoviq, transmeton Koha net. Ai ka shtuar se është ekskluzivisht për respektimin e Kushtetutës dhe të preambulës së saj që thotë se e gjithë Kosova është Serbi. Popoviq ka thënë se angazhohet për zgjidhje kompromisi dhe se mendimi i tij është që Kosovës duhet dhënë autonominë më të madhe të mundshme, por në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244. Ai ka theksuar se kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka përkujtuar se Serbia sipas Rezolutës 1244 ka të drejtë që në Kosovë t’i ketë 1000 ushtarë e policë dhe se nga kjo nuk duhet..

Read More »

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett kanë marrë pjesë në ceremoninë e lasnimit të programit “Junior Geeks”e cila është një platëformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Me këtë rast ministri Bytyqi, u shpreh se pasuria më të madhe është rinia e mrekullueshme e Kosovës dhe ka falënderuar ShBA-në dhe të gjithë partnerët që po vazhdojnë ta mbështesin arsimin. Ja postimi i plotw i ministrit Bytyqi: Sot, së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, kemi marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të programit “Junior Geeks”, e cila është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Me këtë rast, përgëzova bursistët nga Kosova, të cilët kanë arritur që me angazhimin dhe..

Read More »

‘Drejtësia 2020’, ministri Tahiri jep një lajm të mirë për qytetarët

Abelard Tahiri thotë se “Drejtësia 2020” do të ndryshoj përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se brenda dy viteve pritet që të zgjidhen lëndët e vjetra të gjyqësorit. Gjithë kjo do të bëhet në kuadër të kampanjës “Drejtësia 2020”, që ka si prioritet zgjidhjen e këtyre lëndëve. Sipas Tahiri, zbatimi i kësaj agjende do të ndryshoj përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë. “Viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020” si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Drejtësia 2020” është një plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta. Masa e parë e “Drejtësia 2020” është reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra. Rreth 200 mijë lëndë të vjetra vazh..

Read More »