Home / Tag Archives: ministri

Tag Archives: ministri

Ministri i Arsimit ka një lajm të mirë për studentët

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar reformim në sistemin arsimor në Kosovë, përkatësisht lidhjen e kurrikulave me nevojat e tregut, për të rritur punësimin tek të rinjtë.Ketë e ka bërë të ditur gjatë një takimi me një delegacion të udhëhequr nga z. Jeremy Leffroy, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili njëkohësisht udhëheqë edhe organizatën më të madhe parlamentare në botë “Global Parlamentary Netëork”, ndërsa Kosovën po e viziton në cilësinë e përfaqësuesit të këtij rrjeti në Fondin Monetar Ndërkombëtar.Statusi i plotë:Sot prita në takim një delegacion të udhëhequr nga z. Jeremy Leffroy, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili njëkohësisht udhëheqë edhe organizatën më të madhe parlamentare në botë “Global Parlamentary Network”, ndërsa Kosovën po e viziton në cilësinë e përfaqësuesit të këtij rrjeti në Fondin Monetar Ndërkombëtar.Me delegacionin që po qëndron në Kosovë për një mision faktmbledhës rreth situatës së punësimit të t..

Read More »

Ministri me aktakuzë në Qeveri, Haradinaj nuk merr masa

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund të përdor më justifikimet e tij për mosshkarkimin e ministrave me aktakuza. Për tre ministrat e tij: Besim Beqajn e aferës “Pronto”, Pal Lekajn me keqpërdorime të detyrës dhe Valdrin Llukën që paralel me punën e ministrit po merrej me një proces gjyqësor, Haradinaj kishte arsyetime. Tash ka një ministër tjetër, Rrustem Berishën e FSK’së, që është zyrtarisht i akuzuar për mashtrimet në listat e veteranëve.Ministri i FSK’së, Rrustem Berisha, është në listën e një nga 12 të akuzuarve për mashtrimet në listat e veteranëve të UÇK’së, shkruan Gazeta Express.Berisha, si pjesë e komisionit qeveritar që bënte njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, do të gjykohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës për fryrjen e listave të veteranëve.Megjithatë, sipas deklaratave që ka dhënë Kryeministri Haradinaj më parë për ministrat me aktakuza, Berisha mund të vazhdojë punën e tij.Shefi i Qeverisë pati vendosur që të mos shqetësojë ministrat e tij që ..

Read More »

Ministri i jashtëm luan ‘bzzz’, Kosova pa ambasador në disa shtete të rëndësishme

Një veprim i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, i bërë në njerin nga emisionet humoristike, po vazhdon të komentohet nga qytetarë e analistë.Pacolli gjatë emisionit së bashku me moderatorin ka luajtur lojen e njohur “Bzzz”, e njohur si mjaft e preferuar për fëmijët, shkruan ORAinfo.Ky veprim i Pacollit i ka penguar edhe Albert Krasniqit nga KDI, i cili ka thënë se përderisa Ministri i Punëve të Jashtme luan “Bzzz”, Kosova është pa ambasador në disa shtete të rëndësishme.Më poshtë statusi i plotë:Përderisa Ministri i Punëve të Jashtme luan “Bzzz”, Kosova është pa ambasador në disa shtete të rëndësishme.Duhet pritur 22 partnerët e koalicionit të merren vesh për ndarjen e tallit, që të emërojnë dostat dhe bashkë partiakët në këto pozita, ndërsa ambasadorët e karrierës sillën nëpër Prishtinë.Krejt kjo në kohën kur Kosova duhet të intensifikoj përpjekjet e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si INTERPOL, të lobojë për liberalizimin e regjimit të vizave ..

Read More »

Ministri i FSK-së akuzohet për listat e fryra të veteranëve, por ja çka thotë

Në mesin e të akuzuarve për manipulimet me listat e veteranëve është edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha. Ky i fundit po thotë se derisa të ketë diçka zyrtare me shkrim nga Prokuroria, nuk mund të vendos nëse do të përgjigjet në ftesën e kësaj të fundit.Pothuajse një muaj pas largimit të prokurorit Elez Blakaj nga Kosova, Prokuroria të premten ka ngritur aktakuzë për manipulimet me listat e veteranëve.Në mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë, ministra e zyrtarë të partive politike në vend.Nën akuzën për keqpërdorim të autoritetit zyrtar do të gjykohen Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj.Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se deri më tani s’ka marrë ndonjë konfirmim nga Prokuroria për aktakuzën.I pyetur nëse do t’i përgjigjet ftesës, ai ka thënë se fillimisht do ta analizojë gjithë akt..

Read More »

Ministri Bytyqi takon ambasadoren e Finlandës në Kosovë, ja ҫfarë diskutuan

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka takuar ambasadoren e Findlandës në Kosovë.Mes tyre u diskutua për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, shkruan ORAinfo.” Me Ambasadoren Stjernvall bashkëbiseduam edhe për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, ku dhe do të ndaheshin pako materialesh nga praktikat finlandeze për këtë qëllim.”-tha ministr i Bytyqi.Ai këto komente i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin sociale, Facebook.Ndër të tjera ai shfrytëzoj rastin edhe të falenderoj ambasadorën në fjalë./ORAinfo/Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.Bytyqi..

Read More »

Ministri Bytyqi pret drejtorin e një kolegji në Iowa, flasin për bashkëpunim në programin e infermierisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dr. Dauglas Fiore.Përmes një njoftimi në Facebook, ministri Bytyqi ka njoftuar se në këtë takim është biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë.Me poshtë e gjeni të plotë statusin e ministrit Bytyqi:Sot prita në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dr. Dauglas Fiore, me të cilin bisedova rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë.Dr. Fiore shfaqi gatishmërinë për të ofruar mbështetje për institucionet e arsimit në fushën e mjekësisë, me qëllim të aftësimit të të rinjve përmes programeve të ndryshme, por edhe të mbështetjes praktike në infermieri.MAShT ka një bashkëpunim të frytshëm me universitetet dhe kolegjet ameri..

Read More »

Ministri gjerman thotë se ideja për ndryshimin e kufijve nuk pëlqehet as në Ballkan

E ardhmja e Ballkanit është shoqëria e cila është e hapur për të gjithë njerëzit, kulturat dhe religjionet.Kështu ka thënë sot ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, transmeton lajmi.net.Roth u pyet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për të cilën ai tha se nuk gëzon simpati as në vetë regjonin e Ballkanit.“Kam një përshtypje se as në Ballkanin Përendimor, sepse shumë shpesh e vizitoj, nuk ka simpati për një ide të tillë. Hapja e Kutisë së Pandorës mund të jetë me pasoja të rënda”, ka thënë diplomati gjerman.Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin.“Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje creative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.Roth në fund shtoi po ashtu se Gjermania është e vetëdijshme për rolin..

Read More »

Pjesë e aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’ bëhet edhe ministri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bashkë me zyrtarë të MASHT-it kanë marr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me ç’rast është shënuar Dita ndërkombëtare për pastrimin e ambientit.“Ne duhet ta kemi çdo ditë vëmendjen te ambienti, sikur e gjithë bota e zhvilluar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë dhe do të ruajmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.Secili prej nesh, jo vetëm në këtë ditë, do të mund të bëjë diçka të vogël për hapësirën që na rrethon dhe të gjithë së bashku do ta kemi Kosovën të pastër, që është edhe parakusht për të qenë pjesë e rëndësishme e Evropës!”, ka shkruar Ministri Bytyqi në facebook.

Read More »

Reagimi i SHBA se Kosova nuk u konsultua për Ushtrinë, ja çka thotë ministri FSK-së

Ministri i FSK’së, Rrustem Berisha ka thënë se nuk është kompetent të komentojë deklaratat e ambasadës së SHBA’së në Kosovë, e cila sapo ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se Qeveria nuk është konsultuar me SHBA’në lidhur me vendimin për miratimin e transformimit të FSK’në në ushtri.Rrustem Berisha, në linjën telefonike ne emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka thënë se nuk e ka parë komentin e ambasadës amerikane, e cila tha se Qeveria nuk është konsultuar me SHBA’në lidhur me vendimin për miratimin e transformimit të FSK’së në ushtri.“Nuk jam kompetent t’i komentoj deklaratat e ambasadës. Nuk e kam pa, dhe nuk mund të them asgjë lidhur me këtë”, tha Berisha.Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK’së.“Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin d..

Read More »

Me Ushtrinë edhe një ministri i shtohet Kosovës

Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës miratoi 3 projektligje që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes. Pra nëse FSK transformohet në ushtri do të bëhet edhe Ministria e Mbrojtjes.Gjatë kësaj mbledhje, Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, paraqiti ekspozenë ku ka argumentuar arsyeshmërinë për procedim dhe miratim të Pakos së Ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat u miratuan nga kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës.Në vazhdim gjeni ekspozenë e plotë të Ministrit Berisha, të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë:1.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve..

Read More »