Home / Tag Archives: ministri (page 2)

Tag Archives: ministri

Ministri Bytyqi mesazh ngushëllimi për George Bush

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka shprehur ngushëllime për humbjen e George Bushit.Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan ORAinfo.” Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish presidentit amerikan, George H.Ë. Bush”- tha ndër te tjera ministri Bytyqi.Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish presidentit amerikan, George H.Ë. Bush. Bush shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përkushtuar për vendin e tij, në një periudhë plotë sfida për Evropën dhe mbarë njerëzimin.Ish presidenti Bush luajti një rol shumë të rëndësishëm duke lënë pas modelin e njeriut të dedikuar për paqe, demokraci, zhvillim ekonomik e social për atdheun e tij dhe për mbarë popujt e botës.Familjes Bush asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën dhe lirinë e saj. Prandaj, ne do ta mbajmë mend ish presidentin Bush për mbështe..

Read More »

Ministri i Arsimit deklarohet për vendimin e ndalimit të telefonave nëpër shkollat e Kosovës

Telefonat tashmë janë bërë pajisje e pandashme, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.Vendimi për ndalimin e përdorimit të tyre nga nxënësit dhe mësimdhënësit do të rrisë cilësinë e procesit mësimor.Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë një konference për media, ku theksoi se me këto veprime po i ngritin në një nivel tjetër shkollat në Kosovë.Ministri Bytyqi këtë vendim e ka marrë duke pasur për bazë ankesat e mëdha që kanë pasur nga drejtorët e shkollave, prindërit, por dhe vet nxënësit.Ai tha se me këtë vendim do të rrisë vetëdijen e nxënësve se telefoni gjatë procesit mësimor është vetëm pengesë. Ndërsa, theksoi se telefoni aktualisht nuk përdoret për nxërjen e dijës në shkollat tona. Bytyqi shtoi se në muajin e ardhshëm do të sqarohen gjitha gjërat sa i për ketë këtij vendimi, pasi deri atëherë pritet të dal udhëzuesi dhe të implementohet gjithë vendimi.Përndryshe janë edhe disa vende tjera, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë nd..

Read More »

Ministri Bytyqi merr super vendim për nxënësit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, përcjell ORAinfo.Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministrit BytyqiTë nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Read More »

Kërcënohet nga serbët Ministri Shala dhe familja e tij, pas vendosjes së taksës 100 %

Vazhdon të diskutohet ҫështja e vendosjes së taksës 100 % për produktet serbe.Pak ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind, vijnë kërcënimet e para nga serbët e zemëruar.Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë kërcënime në llogarinë e tij në Facebook.Pas vendimit që mori për ngritjen e taksës ndaj mallrave serbe, komentues serbë i janë drejtuar ministrit Shala me kërcënime për jetë.Njëri nga komentuesit me emrin Zhelko Lepoja e kërcënon ministrin Shala se ‘do ta therin sikur lepurin’.“Këtë do të ta bëjmë shqiptar – së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai, duke paraqitur edhe ikonën e thikave krahas flamujve rus dhe atyre grek.

Read More »

Ministri Lekaj flet si u rrëmbyen e pastaj u dëbuan gjashtë gylenistët nga Kosova

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova kishte nxitur reagime të shumta në vend.Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është duke raportuar para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq po mban mbledhjen e radhës.Lekaj ka thënë se MI ka vepruar ashtu sikurse ka kërkuar ligji, dhe se ministria që ai drejton nuk është përgjegjëse për siguri, por vetëm për leje.Lekaj ka thënë se Kompania turke ka keqpërdorur lejen sepse ata kanë kërkuar fluturim privat, dhe sipas tij asnjë zyrtar as nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe as nga institucionet kosovare e ndërkombëtare turke nuk janë kontaktuar asnjëherë.Thotë se ata nuk kanë pasur asnjë informacion se kush ndodhet në airoplan dhe se kanë vepruar sipas ligjit. Derisa ka thënë se Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse për siguri, por vetëm për leje.Ai ka deklaruar se leje fillimisht ishte kërkuar për datën 28 mars, por se ajo është ndryshuar pastaj për datën..

Read More »

Ministri Bytyqi merr një vendim te rëndësishëm për studentët e këtij fakulteti

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka marrë një vendim të mirë sot në dobi të studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, drejtimi “Biologji aplikative” dhe “Biokimiko – Fiziologjik”.Me këtë vendim, studentëve të cilët kanë përfunduar studimet në ciklin bachelor, ju mundësohet që të ndjekin edhe një modul në lëndët klinike, në mënyrë që pas mbarimit të modulit në fjalë të marrin titullin “Laborant i lartë mjekësor”, përcjell ORAinfo.Ja postimi i plotë i ministri Bytyqi:Po ndaj me ju një vendim të rëndësishëm, që zgjidh një problem ndër vite, vetëm në mungesë të vendosmërisë për trajtimin e rasteve nga institucionet tona përkatëse.Në bazë të nevojës për rregullimin e çështjes së studentëve, të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit bachelor (themelor) në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, drejtimi “Biologji aplikative” dhe “Biokimiko – Fiziologjik”, kam marrë vendim që këtyre studentëve t’ua mund..

Read More »

Ministri Pacolli dështoi në parashikime: Të martën në ora 11:00, Kosova anëtare e INTERPOL-it

Kosova sot ka dështuar të bëhet anëtare e Interpolit.Por një ditë para votimit, shefi i diplomacisë kosovare shprehej mjaft optimist se Kosova do të arrijë të pranohet në INTERPOL.Madje, ai dje deklaronte, se sot Kosova në orën 11:00 do të jetë pjesë e INTERPOL-it.“Shpresoj që nuk do të ketë surpriza negative dhe Kosova nesër që nga ora 11:00 me kohën lokale do të jetë anëtare e Interpolit. Unë e di që shumë shtete do të votojnë pro, shumë shtete kanë premtuar votën, sidoqoftë votimi do të jetë i fshehtë, nuk e di se a do ta mbajnë fjalën krejt, por konsideroj që Kosova do ta kalojë këtë kompeticion”, deklaronte Pacolli.Mirëpo, ky parashikim i Pacollit nuk doli, dhe rrjedhimisht Kosova dështoi të bëhet pjesë e INTERPOL, shkruna lajmi.Kreu i diplomacisë kosovare ende nuk është deklaruar për një dështim të tillë.Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës po fajësojnë Serbinë për rezultatin e sotëm.Kjo u tha sot përmes një reagimi për media.

Read More »

Ministri Bytyqi mori pjesë në dëgjimin publik me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në dëgjimin publik me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.Në këtë takim kanë raportuar ministri i Arsimit, i Shëndetësisë, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, si dhe Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit dhe Zyra ligjore e Kryeministrit.Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit BytyqiSot, kam marrë pjesë në dëgjimin publik me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, i cili kishte për qëllim raportimin për të parë se sa janë adresuar rekomandimet nga Rezoluta e fëmijëve të Kosovës, e cila u dorëzua në Kuvend në vitin 2017 me kërkesa për realizimin e të drejtave të tyre që garantohen me Kushtetutën e Kosovës dhe të gjitha politikave dhe ligjeve në fuqi.Fëmijët i urova për këtë ditë të veçantë dhe e vlerësova si fat se sot ishim së bashku të gjithë akterët, pasi që, vetëm angazhimi i të gjithëv..

Read More »

Ministri Pacolli thotë se Kosova është gati për INTERPOL

Kosova gjatë këtij viti pritet të anëtarësohet në INTERPOL.Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka thënë se Kosova është vendi më i dëshmuar në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.Pacolli ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in.“Kosova është ndoshta vendi më i dëshmuar në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në një periudhë të shkurtër të shtet ndërtimit kemi arritur të ndërtojmë kapacitete të tilla që përbëjnë aleatët kryesor të perëndimit në regjion kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Prandaj, Kosova më shumë se kushdo tjetër i ka të plotësuara kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in”, ka thënë Pacolli.Ndryshe, Kosova tash e sa vite synon anëtarësimin në INTERPOL.Apli..

Read More »

Jep dorëheqje zv/ministri, arsyet befasuese

Zëvendësministri i Arsimit që u emërua në këtë detyrë më 31 tetor dha dorëheqjen papritmas ditën e enjte. Taulant Muka, i cili zëvendësoi Ervin Demon, pasi u akuzu për plagjiaturë, ia dorëzoi dje dorëheqjen ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryeministrit Edi Rama.Ai shpjegoi mbrëmë në studion e “Ora News”, arsyet e largimit ndërsa tha se në ministri kishte një mungesë të theksuar menaxheriale. Duke filluar që nga uji i pijëshem deri tek letrat e tualetit që nuk kishte gjëkundi, Taulanti u shpreh se i duhej të paguante nga rroga e vet, kafetë që pinte stafi. Ai tha se gjeti një zyrë bosh në aspektin e dokumenteve.Më poshte reagimi i Taulant Mukës:“Taulanti kur filloi në punë gjeti një zyrë bosh në aspektin e dokumenteve. Unë mbaj mend kryeministrin dhe zotin Braçe që thoshin që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh. Pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjienike ishte marrë. Informacioni nuk is..

Read More »