Home / Tag Archives: ministri (page 3)

Tag Archives: ministri

Ministri Bytyqi ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Në moshën 102 vjeçare ka ndërruar jetë akademiku kosovar, Idriz Ajeti. Ky lajm e ka pikëlluar ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ai ka ngushëlluar familjen Ajeti me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajeti. Bytyqi, përmes një telegram ngushëllimi ka kujtuar akademikun Ajeti duke e cilësuar atë si një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Familja Ajeti sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës. Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit tonë drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit tonë në botë. Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të akademik Ajetit, i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar..

Read More »

Qeveria e Kosovës rrit numrin e këshilltarëve në këtë Ministri

Sot është mbajtur mbledhja e radhës nga Qeveria e vendit. Në këtë mbledhje qeveria ka aprovuar propozim-vendimin për rritjen e numrit të këshilltarëve në ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Kjo është bërë me kërkesë të ministrit, Rasim Demiri dhe me arsyetimin e rritjes së projekteve. Pesë ministra abstenuan ndaj të njëjtit propozim.

Read More »

Ministri Bytyqi merr një vendim të mirë për nxënësit, nga sot kanë ku të ankohen

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. “Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit)”, ka shkruar Bytyqi, përcjell ORAinfo. Ai ka thënë se këtë vendim, e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar. /ORAinfo/

Read More »

LDK e quan manipulues ministri Uran Ismajlin: Shëndetësia është në kolaps

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), konsideron se ministri i Shëndetësisë, Urani Ismajli po manipulon me qytetarët pasi që sipas tyre, shëndetësia është në kolaps. Grupi i Parlamentar i LDK-së në një konferencë për medie ka folur për parregullësit në sistemin shëndetësor. Doktor Haxhi Avdyli nga LDK ka thënë se ligjet më të rëndësishme ende nuk janë në agjendë legjislative të MSH. “Në agjenden legjislative për vitin 2019 do të vije vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo Ministri është jo serioze. Vet ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim. Ministri i Shëndetësisë manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët. Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë ..

Read More »

Ministri Mustafa thotë se e ka menduar dorëheqjen pas rastit të vajzës nga Drenasi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se ka menduar të jap dorëheqje pas rastit të vajzës nga Drenasi. Mustafa, thotë se ka menduar të dorëhiqet nga detyra e ministrit pas publikimit të rastit të vajzës së mitur nga Drenasi që është keqtrajtuar së pari nga mësuesi e më pastaj edhe nga një zyrtar policor. Ai ka dhënë një arsye se pse nuk e ka bërë këtë, duke thënë se është më mirë që të vazhdohet zgjidhja e rastit. “Po sidoqoftë unë e kam menduar që është një pozicion që unë të marr masa edhe ndaj vetvetes, por momenti kur e kam marrë detyrën rasti veç ka qenë në zhvillim e sipër. Është e mira e së mirës që ne të vazhdojmë në atë mënyrë që rasti të zgjidhet pa marrë parasysh a do të jap unë dorëheqje a jo. Por, sidoqoftë nuk do të jetë vakum institucional edhe nëse largohem unë nga kjo detyrë. Më ka shkuar mendja që rastin ta trajtojmë në atë mënyrë që të marrë një epilog të merituar, sepse është rasti mjaft i ndjeshëm dhe mjaft prekës për dikasterin të cilin unë e u..

Read More »

Ministri i Arsimit takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja ҫfarë diskutuan

Ministi i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic. Në këtë takim, ata biseduan për mundësi të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, në sektorin e arsimit, shkruan ORAinfo. Ministri gjithashtu diskutoi për nevojën e hartimin të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve. “Theksova nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve”- ka shkruar Ministri Bytyqi. Ndër të tjera, Bytyqi falenderoi ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës./ORAinfo/ Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e tij: Sot prita në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanovic, me të cilën bisedova për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit. Falënderova ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për intere..

Read More »

Ministri Bytyqi reagon ashpër ndaj rastit të abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka reagur ndaj rastit të abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit, përcjell ORAinfo. Përmes një postimi në Facebook, ministri Bytyqi ka shkruar se ngjarjet e tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje. Ja postimi i plotë i ministrit: Si ministër i Arsimit dhe në emër të MAShT, dënoj ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit. Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje. Prandaj, shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës. Gjithashtu, në emër të MAShT i jap përkrahje Dr..

Read More »

Shpërthen ministri italian: Gattuso gaboi në ndeshjen kundër Romës

Roma dhe Milani mbrëmë janë ndarë me barazim me rezultat 1:1. Por, gjatë kësaj ndeshje zëvnëskryeministri italian Matteo Salvini që është tifoz i flakët i Milanit duket të jetë bërë nervoz me trajnerin e rosonerëve Genaro Gattuso. Ministri i Brendshëm i Italisë dhe Zëvendës Kryeministri ka thanë disa fjalë në shtyp pas ndeshjes. “Këto janë dy pikë të humbura sonte, por unë nuk dua të them asgjë tjetër që mos të ofendohet Gattuso. Nuk e kuptoj se si mund të largoheni nga Calhanoglu në fushë për 90 minuta”, ka thënë ai. Ndryshe, Milan është ndalur me barazim kundër Romës në Olipmico. /ORAinfo/

Read More »

Ky pritet të jetë ministri i ri i Bujqësisë

Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë. Ministër i ri i Bujqësisë pritet të jetë Boban Stankoviq nga Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit. Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj brenda kësaj partie. Stankoviq aktualisht është zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës. Në fillim të këtij viti, ai ishte ndaluar nga autoritetet serbe në Merdare. Emërimi i Stankoviqit në këtë post do të vije pas lirimit nga detyra të Nenad Rikallos nga kjo ministri gjatë ditës së sotme me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ky vendim erdhi pas kushtit të PSD-së që ai të lirohet nga detyra me kusht që ky subjekt politik ta votojë buxhetin për këtë vit që pritet të hidhet në votim gjatë seancës së sotme parlamentare. Në shtator të vitit 2008, Boban Stankoviq, ishte shkarkuar nga pozita e ministrit për Kthim e Komunitete nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. I njëjti person më vonë është emëruar zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Read More »

Ministri i Financave tregon çka ndodh nëse nuk votohet sot Buxheti

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot për Buxhetin e vitit 2019. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë thirrje që të votohet buxheti. Ministri është i bindur se kjo gjë do të ndodhë pasi që sipas tij, në të kundërten do të bllkohet shteti. “Unë besoj që do votohet. Është më se e nevojshme që të votohet. Nuk ka fuqi për të bërë pagesa, vendi duhet ta ketë buxhetin. Shteti duhet të funksionojë. Du me i falënderu deputetët e gjitha partive që kanë pjesë e komisionit për buxhet e financa” ka thënë Hamza. Ai ka shtuar se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët. Shefi i kuletës së shtetit ka thënë se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen për të përmirësuar ambientin për sektorin privat. “Duhet ta kemi në fokus sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Read More »