Home / Tag Archives: ministri (page 3)

Tag Archives: ministri

Ministri Pacolli dështoi në parashikime: Të martën në ora 11:00, Kosova anëtare e INTERPOL-it

Kosova sot ka dështuar të bëhet anëtare e Interpolit.Por një ditë para votimit, shefi i diplomacisë kosovare shprehej mjaft optimist se Kosova do të arrijë të pranohet në INTERPOL.Madje, ai dje deklaronte, se sot Kosova në orën 11:00 do të jetë pjesë e INTERPOL-it.“Shpresoj që nuk do të ketë surpriza negative dhe Kosova nesër që nga ora 11:00 me kohën lokale do të jetë anëtare e Interpolit. Unë e di që shumë shtete do të votojnë pro, shumë shtete kanë premtuar votën, sidoqoftë votimi do të jetë i fshehtë, nuk e di se a do ta mbajnë fjalën krejt, por konsideroj që Kosova do ta kalojë këtë kompeticion”, deklaronte Pacolli.Mirëpo, ky parashikim i Pacollit nuk doli, dhe rrjedhimisht Kosova dështoi të bëhet pjesë e INTERPOL, shkruna lajmi.Kreu i diplomacisë kosovare ende nuk është deklaruar për një dështim të tillë.Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës po fajësojnë Serbinë për rezultatin e sotëm.Kjo u tha sot përmes një reagimi për media.

Read More »

Ministri Bytyqi mori pjesë në dëgjimin publik me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në dëgjimin publik me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.Në këtë takim kanë raportuar ministri i Arsimit, i Shëndetësisë, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, si dhe Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit dhe Zyra ligjore e Kryeministrit.Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit BytyqiSot, kam marrë pjesë në dëgjimin publik me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, i cili kishte për qëllim raportimin për të parë se sa janë adresuar rekomandimet nga Rezoluta e fëmijëve të Kosovës, e cila u dorëzua në Kuvend në vitin 2017 me kërkesa për realizimin e të drejtave të tyre që garantohen me Kushtetutën e Kosovës dhe të gjitha politikave dhe ligjeve në fuqi.Fëmijët i urova për këtë ditë të veçantë dhe e vlerësova si fat se sot ishim së bashku të gjithë akterët, pasi që, vetëm angazhimi i të gjithëv..

Read More »

Ministri Pacolli thotë se Kosova është gati për INTERPOL

Kosova gjatë këtij viti pritet të anëtarësohet në INTERPOL.Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka thënë se Kosova është vendi më i dëshmuar në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.Pacolli ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in.“Kosova është ndoshta vendi më i dëshmuar në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në një periudhë të shkurtër të shtet ndërtimit kemi arritur të ndërtojmë kapacitete të tilla që përbëjnë aleatët kryesor të perëndimit në regjion kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Prandaj, Kosova më shumë se kushdo tjetër i ka të plotësuara kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in”, ka thënë Pacolli.Ndryshe, Kosova tash e sa vite synon anëtarësimin në INTERPOL.Apli..

Read More »

Jep dorëheqje zv/ministri, arsyet befasuese

Zëvendësministri i Arsimit që u emërua në këtë detyrë më 31 tetor dha dorëheqjen papritmas ditën e enjte. Taulant Muka, i cili zëvendësoi Ervin Demon, pasi u akuzu për plagjiaturë, ia dorëzoi dje dorëheqjen ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryeministrit Edi Rama.Ai shpjegoi mbrëmë në studion e “Ora News”, arsyet e largimit ndërsa tha se në ministri kishte një mungesë të theksuar menaxheriale. Duke filluar që nga uji i pijëshem deri tek letrat e tualetit që nuk kishte gjëkundi, Taulanti u shpreh se i duhej të paguante nga rroga e vet, kafetë që pinte stafi. Ai tha se gjeti një zyrë bosh në aspektin e dokumenteve.Më poshte reagimi i Taulant Mukës:“Taulanti kur filloi në punë gjeti një zyrë bosh në aspektin e dokumenteve. Unë mbaj mend kryeministrin dhe zotin Braçe që thoshin që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh. Pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjienike ishte marrë. Informacioni nuk is..

Read More »

Ministri i PDK-së shprehet i bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet ndaj LDK-së

Ministri i Drejtësisë, njëherësh anëtari i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet me një epërsi të mirë ndaj LDK-së.Tahiri, ka folur për mbështetjen që gëzon partia e tij në popull.Tahiri ka thënë në televizionin T7 se nuk iu beson sondazheve të ndryshme që e nxjerrin Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend aktualisht.Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.“PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet me një epërsi të mirë ndaj LDK-së”, është shprehur ai.

Read More »

Taksa prej 10% po jep efekt, ministri serb tregon sa po humb Serbia

Taksa e vendosur prej 10% ndaj produkteve serbe po jep efektet e para, të paktën kështu thonë zyrtarë serbë.“Për fat të keq këto të dhëna janë përafërsisht të sakta. Pra, është fjala për gati përgjysmimin e plasmanit tonë të mallit në tregun e Kosovës”, ka thënë ministri Ljajic.Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministër i tregtisë, turzimit e telekomunikacionit, Rasim Ljajic ka thënë se Beogradi do të vazhdojë të bëjë presion konstant mbi insitucionet evropiane, në mënyrë që Prishtina të heqë taksën prej 10 për qind në mallin serb.“Na mbetet vetëm t’i drejtohemi Komisionit evropian, nën patronatin e të cilit është CEFTA që të bëjë presion mbi institucionet e Kosovës që kjo masë të tërhiqet. Alternativë është që Kosova të dalë nga CEFTA”, ka thënë Lajic sipas televizionit N1.Ai i ka quajtur “drakonike” masat e Kosovës dhe ka shtuar se, sipas tij, shtet madje edhe kur janë në luftë u shmangen masave të tilla, transmeton gazetametro.net.Ai ka thënë se Beogradi nuk do të pajt..

Read More »

Ministri i Jashtëm i Hungarisë sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, do të qëndrojë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.Gjatë ditës së sotme ai pritet të ketë edhe takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në ora 12:00.Në ora 15:50 ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.Kurse takim bilateral do të ketë edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Read More »

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë tregon a do të rritet çmimi i bukës pas taksës ndaj Serbisë?

Ministri i Industrisë ka treguar se a do të rritet çmimi i bukës pas taksës ndaj Serbisë.Kjo masë përjashton produktet e markave ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.Në komunikatën e Odës së Afarizmit të Kosovës, zyrtarë të së cilës sot janë takuar me sektorin e bukëpjekësve, thuhet se luhatja e çmimit të bukës në treg është njëri ndër problemet e bukëpjekësve.Por se a do të rritet çmimi i bukës pas vënies së masës prej 10 për qind për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka treguar për KALLXO.com ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.Endrit Shala ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të grurit edhe pse importi më i madh është nga Serbia.“Nuk besoj se do të ketë rritje të çmimit të produkteve e po ashtu edhe të grurit për arsye se lënda e parë mund të merret edhe në vendet e tjera nga tregtarët dhe biznesmenët. Nuk është Serbia vendi i vetëm ku duhet ta marri..

Read More »

Ajri i ndotur në Prishtinë, ministri do të raportojë sot

Problemi për ajr të ndotur po përsëritet edhe këtë vit.Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot do të mbajë mbledhje.Rendi i ditës:Miratimi i rendit të ditës,Miratimi i Procesverbalit të komisionit nga mbledhja 6.11.2018;Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, i ftuar Ministri i MMPH,Shqyrtimi i Projektligjit për Produktet Biocide,Shqyrtimi i Projektligjit për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Read More »

Ministri i ri i Punëve të Brendshme me aktakuzë

Është emëruar ministri i ri i Punëve të Brendshme, e ai është Ekrem Mustafa për të cilin edhe u festua.Kështu, armatës së ministrave të qeverisë së Kosovës që kanë aktakuza i është bashkuar edhe ministri më i ri i saj, ai i Punëve të Brendshme, për emërimin e të cilit kishte festuar Ferizaji. Vetë Ekrem Mustafa thotë që i është i pafajshëm dhe se një pjesë e ekspertizës së këtij aksidenti i është montuar.Emërimi i Ekrem Mustafës në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme ishte shndërruar në një festë të vogël për qytetarët e Ferizajt, dhe në një gallatë të madhe për pjesën tjetër të Kosovës.Kjo ishte ndoshta hera e parë në historinë politike të Kosovës, që një deputet, në këtë rast Labinot Tahiri, kishte arritur që qeverisë t’ia impononte një ministër, veç pse ai ishte nga Ferizaji, e që sipas Labit ky qytet duhej ta kishte një të tillë. Kualifikimet profesionale në këtë rast ishin triviale. E si duket askush nuk e kishte pyetur as nëse kishte problem me ligjin.Nënkryetari i..

Read More »