Home / Tag Archives: ministri (page 4)

Tag Archives: ministri

Ministri ka një kërkesë për qeverinë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është shprehur se as ai nuk e di kur do të përfundojë greva e mësimdhënësve dhe se kur do të mund të kthehen nxënësit në shkolla. Në “Puls” të KTV-së, Bytyqi ka thënë se preferon që ligji për pagat të shtyhet deri sa mësimdhënësit dhe të gjithë sektorët tjerë që paguhen nga shteti të pajtohen me propozimin e qeverisë. “Greva aktualisht është pjesa më shqetësuese në sistemin arsimor. Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje që me SBASHK-un të gjejmë zgjidhje të dalim nga kjo situatë. Renditja e koeficienteve s’u është dhënë në vendin e merituar, aq më shumë kur po pretendojmë ta kemi prioritet të qeverisë. Ne kemi dhënë propozime, por s’jemi ne si ministri vendimmarrëse. Kur ne kemi bërë kërkesë, është bërë ngritje, por jo aq sa kemi kërkuar. Ka pas lëvizje të koeficienteve e edhe pas miratimit kemi pas takim që të kemi një grup punues bashkë e të shohim sa mund të lëvizim. Pas futjes në grevë, për të cilën kemi qenë gjithmonë kundër, është kaos që na t..

Read More »

Ministri Bytyqi ngushëllon familjen e Nexhat Dacit

Djali i politikanit të njohur kosovar, Nexhat Dacit, Arian ka humbur jetën sot në Brezovicë. Aran Daci ishte edhe zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj. Kjo ngjarje e ka pikëlluar edhe ministrin e arsimit, Shyqiri Bytiqin. Ai përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Daci për humbjen e djalit. /ORAinfo/ Me poshtë postimi i plotë i ministrit Bytyqi: Na pikëlloi pa masë vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekje si kjo të lënë pa fjalë! Ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e më të dashurit tuaj. Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arian Dacin!

Read More »

Ministri Lluka me mesazh prekës për vdekjen e Arian Dacit

Dajli i Nexhat Dacit ka humbur jetën sot nga oretku i borës në Brezovicë. Ministi i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është shprehur i pikëlluar me rastin e humbjes së jetës së Arian Dacit, të birit të politikanit Nexhat Daci, i cili ishte në detyrën e zëvendësministrit të Diasporës. Lluka e kujtuar Dacin si një person i cili ka punuar shumë për promovimin e Kosovës, dhe për përmirësimin e raporteve me diasporën. “Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës”, ka shkruar Lluka. Ministri u ka shprehur ngushëllime familjes Daci dhe të gjithë atyre që kishin punuar me Arinain në ministri të Diasporës. “Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta. ..

Read More »

Ministri Bytyqi ka një lajm të mirë për mësimdhënësit

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi thotë se me vlerësimin e performancës do të rritet koeficienti i mësimdhënësve. Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila po e sfidon vendin. Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë duke u munduar që t’i plotësojnë kushtet që greva të përfundojë sa më shpejt. Ai ka thënë se SBASHK’u po e kërkon koficentin 3, derisa sipas tij, me propozimin e ri, koeficienti do të shkojë deri në 3.2. “Në do të ofrojmë që në kuadër të rritjes së koeficientit të futet edhe vlerësimi i përformancës. Me anë të saj do të rritet edhe koeficienti i pagës. Pra, ajo do të shkojë deri në 3.2”, ka thënë Bytyqi.

Read More »

Ministri Bytyqi thotë se koeficienti do të rritet, kërkon qe mësimi të nis të martën

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi edhe njëherë ka bërë thirrje që të ndërpritet greva e mësimdhënësve. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të vazhduar greva e mësimdhënësve pasi që Qeveria ka marrë vendim për të rritur koeficientin. Ai ka thënë se qe nesër pret që të gjitha shkollat të fillojnë mësimin dhe se më nuk ka arsye nga askush që të pengohet procesi mësimor. Ja postimi i plotë i ministrit Bytyqi: Bashkë me anëtarët e grupit punues (për menaxhimin e situatës pas grevës) dhe përfaqësuesit e Kryeministrit, mbajtëm një takim me këshillin e grevës së SBASHK-ut, për të diskutuar dhe informuar saktësisht lidhur me veprimin e fundit që Qeveria ka ndërmarrë për rritjen e koeficientit, gjegjësisht për rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe të gjejmë një mirëkuptim që të ndërpritet greva dhe të filloi mësimi sa më parë, sepse të gjitha orët e humbura janë dëm i pariparueshëm. Qëllimi i këtij takimi ishte që të informohet saktësisht Këshilli i grevës se sa vërtetë ka implikim rritja b..

Read More »

Që nga dita e sotme, Kosova me Ministri të Mbrojtjes

Që nga sot, Kosova zyrtatisht ka Ministrinë e Mbrotjes. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot në mëngjes zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, në hyrje të kësaj ministrie, duke i dhënë fund edhe simbolikisht epokës kur kjo ministri quhej “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Rrustem Berisha, që ka drejtuar Ministrinë e FSK-së që nga shtatori i vitit 2017, që nga sot do të jetë Ministër i Mbrojtjes i Kosovës. “Sot është ditë e veçantë për ministrinë tonë, FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Berisha pas zbulimit të pllakës, në deklaratën e parë të tij si Ministër i Mbrojtjes. “Transicioni i FSK-së do të jetë gradual dhe është paraparë një plan 10 vjeçar”, shtoi ai, raporotn kallxo.com. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ministria e FSK-së është shndërruar në Ministri të Mbrojtjes muajin e kaluar kur Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet me të cilat i FSK u transformua në ushtri por duke e ruajtur emërtimin e v..

Read More »

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi jep këtë lajm për mësimdhënësit

Greva në arsimin kosovar ende po vazhdon. E i pari i Arsimit në Kosovë,Shyqiri Bytyqi ka thënë se Buxheti nuk mund të përballojë rritje të rrogave të mësimdhënësve. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se si dikaster kanë qenë kundër nisjes së grevës nga mësimdhënësit. Në ditën e pestë të grevës, i pari i Arsimit, ka thënë se humbja e kohës e mësimdhënies do të jetë e pakompensuar. “Kjo ka qenë brenga jonë kryesore. Në asnjë moment s’kemi qenë pro fillimit të grevës. Kemi kërkuar që renditja për paga në projektligj të jetë më e lartë. Konsideroj qe qasja në projektligje nuk është shpërfillje, ajo që duhet të kuptohet se sponzoriues i këtij ligji ka qenë ministria e Administratës Publike, ndërsa ne kemi qenë vetëm si zëdhënës dhe s’kemi qenë vendimmarrës. Fatkeqësisht ky ligj që kishte qëllim për nivelizim të pagave u kthye në një garë se cili dikaster do të ketë paga më të larta”, ka thënë Bytyqi, njofton Klan Kosova. “Mendoj qe duhet të jemi të arsyeshëm dhe të gjejmë zg..

Read More »

Ministri Bytyqi: Të hënën nxënësit të kthehen në shkollë

Greva në gjithë sistemin arsimor ka vazhduar gjatë gjithë kësaj jave, dhe drejtuesit e SBASHK-ut, janë shprehur të bindur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka kërkuar që të hënën nxënësit të kthehen në shkollë. Në emisionin Frontal në T7, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka folur për grevën e mësimdhënësve, duke thënë se kërkesat e tyre janë ekstreme dhe të njejtat do t’i kushtojnë miliona buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Express. Sipas Ministrit Bytyqi, brengosja më e madhe është që nxënësit po humbasin orë mësimore, duke deklaruar se po kërkojnë një zgjidhje. “Brengosja më e madhe është se nxënësit tanë po humbin mësim dhe është një gjë jo e mirë dhe e kemi të vëshitrë të kompenzojmë. Jemi duke kërkuar një zgjidhje që do të jetë e përshtatshme. Deri tani nuk është bërë një zgjidhje që do ta mundësonte rikthimin e mësimit”, deklaroi ai. Në parim nuk është dashur që të fillojë fare greva, ..

Read More »

Ministri ju bëri apel që të ndërpritet greva, vjen reagimi i SBASHK-ut

Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi sot ka apeluar tek SBASHK dhe mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor. Sipas Bytyqit, greva po shkakton dëme tek nxënësit. “E konsideroj që hapësira për zgjidhje ekziston. Kisha kërkuar nga SBASHK që t’i informojë mësimdhënësit se si po shkon procesi dhe nesër të fillojë mësimi që të mos dëmtohet shkollimi i të rinjve tanë”, ka thënë Bytyqi. Përkundër thirrjes së ministrit, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo grevë do të vazhdojë. Jasharaj, ka thënë se pjesëmarrja në grevë e gati të gjitha shkollave në Kosovë, është treguesi më i mirë i suksesit të grevës së mësimdhënësve. Ai në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, ka thënë se SBASHK-u po kërkon trajtim më të dinjitetshëm në Ligjin e Pagave për punëtorët e arsimit. “Te sektorët e tjerë ka rritje të dukshme të pagave… Ne nuk kemi kërkuar ngritje të pagave me shifra. Kemi kërkuar që ligji të na sheh të barabartë m..

Read More »

Ministri Bytyqi ka një kërkesë për mësimdhënësit, të nis mësimi nesër

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka kërkuar mësimi të nis nesër, pasi që thotë, se po dëmtohen nxënësit. Bytyqi ka apeluar tek SBASHK dhe mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, pasi greva e tyre sipas tij po shkakton dëme tek nxënësit. Bytyqi në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se hapësira për zgjidhje të problemit ekziston ndaj dhe janë duke bërë përpjekje që të krijohet një moment sa më i përshtatshëm për përmbushjen e kërkesave. ”Unë kisha kërkuar që kjo grevë të mos nis, por fatkeqësisht ka ndodhur dhe është një dëm që po iu shkaktohet nxënësve”. ”Vazhdimisht si ministri kemi bërë përpjekje që këto kërkesa të adresohen me kohë. Nuk kanë qenë gjëra të mbyllura”. ”E konsideroj që hapësira për zgjidhje ekziston. Kisha kërkuar nga SBASHK që t’i informojë mësimdhënësit se si po shkon procesi dhe nesër të fillojë mësimi që të mos dëmtohet shkollimi i të rinjve tanë”. ”Kjo mund të kompenzohet një kohë për nuk është në funksionin e rezultateve p..

Read More »