Home / Tag Archives: ministri (page 4)

Tag Archives: ministri

Paralajmëron ministri Lluka: Nëse dështon Termocentrali ‘Kosova e Re’, Kosova i humbë 19 milionë

Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ po shkon drejt dështimit. Por ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka ka paralajmëruar sot se nëse dështon ky projekti, atëherë Kosova rrezikon të humbas 19.7 milionë euro.Përgjatë raportimit të tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Lluka ka sqaruar se projekti është duke u realizuar në bazë të planit.Sipas Llukës edhe pse Banka Botërore nuk e përkrah këtë projekt, termocentrali i ri do të ndërtohet.

Read More »

Ministri Pacolli kërkon sugjerime për INTERPOL, deputetët i thotë se tani është vonë

Kosova është duket pritur qe gjatë këtij viti të anëtarsohet në Interpol.Në këtë vi, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rekomandime sa i përket lobimit për anëtarësim në INTERPOL.Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm kur është votimi në Interpol, mirëpo edhe përkundër insistimit ky i fundit nuk ka ardhur në raportim.Osmani thotë se veç përmes një e-maili janë pyetur nga ministri në lidhje me rekomandimet e deputetëve, por që sipas saj, çdo veprim tash është vonë.“Ne po insistojmë që ta kemi ministrin e Punëve të Jashtme në komision sidomos tash kur Serbia është angazhuar për tërheqje të njohjeve të Kosovës. Tash pak ditë para se me u votuar në Interpol na ka dërguar një e-mail ku thotë se cilat janë rekomandimet e juaja, tash është vonë për shkak se deri tash është dashtë me u kryer lobimi dhe nuk ka më kohë”, t..

Read More »

Dje u takua me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, ministri Tahiri niset për Amerikë

Kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale, Jack Smith ka qendruar të hënën në Kosovë. Ai gjatë kësaj vizite është takuar vetëm me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin.Ndërsa sot Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Abelard Tahiri do të udhëroj për vizitë zyrtare në Amerikë.Sipas komunikatës, Tahiri gjatë kësaj vizite do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë në SHBA.“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Ministri Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit”, thuhet në komunikatë.Përveç kësaj ai do të jetë edhe panelist në një organizim të quajtur “Java për drejtësi dhe zhvillim”, e organizuar nga Banka Botërore.Ndryshe, kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale gjatë qëndrimit të tij në Kosovë nuk ka takuar asnjërin prej krerëve të shtetit.Në komunikatën e lëshuar dje th..

Read More »

A e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen ministri me aktakuzë Besim Beqaj?

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj nuk ka menduar asnjëherë të jap dorëheqje, pavarësisht se tashmë ka një aktakuzë të ngritur kundër tij.Beqaj nuk është aspak i penduar. Ai thotë se asnjëherë nuk e ka menduar dorëheqjen, dhe ndonëse janë publikuar përgjimet “Pronto”, Beqaj i cili është një nga të akuzuarit e kësaj afere, thotë se nuk ka asgjë për të thënë rreth akuzave. Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka folur në emisionin Frontal të Televizionit 7 pas shumë kohe të heshtjes së tij rreth aktakuzës “Pronto”. Beqaj thotë se nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm.“Asnjë veprim ligjor e as po9litiik nuk e kam në kundërshtim me ligjin. Të tjerat le t’i vërtetojë gjykata”, ka thënë Beqaj.Ndërsa, ai ka refuzuar të komentojë nëse ka provuar ta shtyjë kryeprokurorin e shtetit, Aleksander Lumezin, që të mos lejojë ngritjen e aktakuzës për aferën Pronto.“Për të gjitha këto do të flas aty ku duhet të flas…në gjykatë”, ka thënë ministri, të cilit i është përmendur emri në një let..

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme

Pas Qeverisë së Kosovës edhe Qeveria e Shqipërisë ka ndryshuar ministrin e Punëve të Jashtme.Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë.Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama.“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.

Read More »

Ministri i Arsimit merr pjesë në konferencë për arsim në Beograd

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në konferencën me temën “Vizioni i Bashkëpunimit Rajonal për Edukim Cilësor dhe Trajnim”, organizuar nga Iniciativa për Reformën Arsimore e Evropës Juglindore(ERI-SEE) dhe Ministria e Arsimit e Serbisë.Në këtë konferencë të mbajtur në Beograd, ku të pranishëm ishin edhe ministrat e Arsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë panelit ministror, diskutova për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat në sistemin arsimor në Kosovë.Statusi i plotë:Gjatë panelit ministror, kam folur për secilin nivel të arsimit në Kosovë, duke filluar nga arsimi parashkollor dhe parafillor, ku rreth edukimit parashkollor (0-5 vjeç), thash se jemi në përgatitjen e draftit final të kurrikulës bërthamë, ndërsa rreth edukimit parafillor, për fëmijët e moshës pesë vjeçare kam përmendur fillimin e zbatimit të kurrikulës bërthamë. Gjithashtu, fola edhe për rëndësinë e gjithëpërfshirjes, arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku ka..

Read More »

Rrëfehet ministri serb: Haradinaj më kërkoi ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Ditën kur u arrestua Marko Gjuriq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e kishte kërkuar ministrit për Kthim dhe Komunitete, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Dalibor Jevtiq, që t’i lutej Marko Gjuriqit mos të futej në Kosovë.“Atë ditë kam qenë në komunikim me kryeministrin Haradinaj dhe i kam thënë se çfarëdo që policia po planifikon të bëjë, le të mos aplikojnë dhunë”, ka thënë ai për Klan Kosova.“Kryeministri më ka lutur që ta lus Marko Gjuriq të mos vije në Kosovë. I kam thënë nuk kam komunikim me Gjuriqin dhe nuk e di ku gjendet, mirëpo do të ishte mirë të mos aplikohet dhunë”.Jevtiq në një intervistë në Info Magazine, vlerësoi se arrestimi i Gjuriqit më 26 mars ka qenë i panevojshëm.“Tashme është dëshmuar që s’ka pasur arsye për një veprim të tillë të policisë. Në qoftë se ka qenë diçka problematike, ka pasur mënyra tjera të veprimit”.“Ajo çka ndodhi atë ditë ka qenë e panevojshme. Ka qenë një mesazh shumë i keq, veçmas mënyra se si Gjuriq është dërguar në Prishti..

Read More »

Ministri serb druhet se Kosova mund të anëtarësohet në Interpol

Kosova ka gjasa të mira të pranohet si anëtari më i ri i Interpolit. Këtë tashme po e thonë edhe politikanët në Serbi.Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se pranimi i mundshëm i Kosovës në INTERPOL do të ishte në kundërshtim të politikave ligjore të kësaj organizate.Sipas tij, në bazë të Rezolutës së INTERPOL-it, që të anëtarësohet një vend në këtë organizatë duhet të jetë anëtarë i OKB-së apo vëzhgues në këtë organizatë, siç është rasti i Palestinës, transmeton lajmi.net.“Kosova as nuk është anëtare e as nuk është vëzhguese në OKB, prandaj nga këndvështrimi ligjor ky aplikacion nuk duhet të merret parasysh fare. Nuk besoj që anëtarët e INTERPOL-it do të votonin kundër rezolutës së tyre”, deklaroi sot Stefanoviq.Tutje Stefanoviq u shpreh i frikësuar se pavarësisht kësaj, Kosova mund të anëtarësohet në INTERPOL, për vet faktin se këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Sipas tij, këtë vit Kosova ka mbështjetjen e madhe të shteteve që e kanë njohur...

Read More »

Ministri i Arsimit pret në takim delegacionin e FMN-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në një takim një ekip të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të prirë nga znj. Stephanie Eble, shefe e Misionit për Kosovë, me të cilët bisedova rreth gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, reformat, çështje buxhetore, si dhe Ligjin për mësimdhënësit e viteve 90-ta.Më poshtë postimi i plotë:Falënderova përfaqësuesit FMN-së për mbështetjen e vazhdueshme si dhe interesimin që të kemi progres në sistemin arsimor në Kosovë. Jemi të angazhuar në zbatimin e reformave, në mënyrë që të ngrisim cilësinë në të gjitha nivelet, megjithatë, me gjithë rritjen e buxhetit ende nuk mjafton që të zbatohet plotësisht PSAK-u dhe për këtë mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është më se e nevojshme.Diskutuam për gjendjen në edukimin parashkollor në nivelin 0-5 vjeç, ku përfshirja e fëmijëve në këtë nivel nuk është e kënaqshme dhe se gjasat për përfshirje 95% është larg mundësive tona aktualisht, mirëpo në këtë dr..

Read More »

Ministri turk kërkon nga shteti i Kosovës dorëzimin e gylenistëve

Krahas deportimit të gjashtë turqve nga Kosova, Turqia po kërkon dorëzimin e të gjithë gylenistëve.Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë që kosovarët nuk duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e FETO-s pasi ajo është organizatë terroriste. Ai po ashtu ka porositur që t’i kthehn Turqisë edhe persona të tjerët të cilët kanë mundur të jenë përfshirë në tentim-puçin e fundit në Turqi.“Shkolloni fëmijët në institucionet e TIKA-s. Mos lejoni që fëmijët të anëtarësohen në shkollat terroriste të FETO-s sepse ata janë organizatë terroriste dhe mund të kryejnë akt terrorist edhe në Kosovë pas atij në Turqi. Dorëzonani pata që janë përfshirë në tentim-puçin e fundit sepse edhe ne do t’jua dorëzonim”, ka thënë Çavusoglu, shkruan zeri.info.Ai po ashtu ka thënë se Turqia po punon në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane e euro-atlantike dhe se do të vazhdojmë me ndihma e marrëveshje në ekonomi e arsim.Ndërkohë edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka fal..

Read More »