Home / Tag Archives: ndarjen

Tag Archives: ndarjen

“Taksa e ka ndalur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës”

​Këshilltari i Ramush Haradinajt thotë se taksa e ka ndalur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vendosmërinë e shefit të ekzekutivit të vendit për mbajtjen në fuqi të taksës ndaj mallrave nga Serbia. Belegu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se sa të jetë Haradinaj kryeministër, taksa nuk do të hiqet. E vetmja rrugë për heqjen e taksës gjatë udhëheqjes së Haradinajt është njohja e Kosovës nga Serbia, ka theksuar Belegu. “Taksa e ka ndalur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës”, është shprehur ai. Por, me Belegun s’është pajtuar Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Arifaj ka thënë në T7 se “nuk ka marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Read More »

Elvana po e vuan ndarjen nga i fejuari, ja çka i thotë publikisht

Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë. Këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e të jenë ndër të preferuarat, shkruan ORAinfo. Rasti tragjik që ndodhi me të fejuarin e saj, bëri që edhe Elvana të ndërprejë të gjitha aktivitetet e saj. Pas ca kohe siç duket Elvana e ka marruar vetën dhe është bërë aktive dhe ju është rikthyer skenës Bukuroshja po ashtu është bërë mjaft aktive edhe në rrjete sociale e sidomos në instagram.. Sot përmes një postimi Elvana duket mjaft tërheqëse e çka na lë të kuptojmë është mbishkrimi i fotos ‘sa shumë të pasna dashtë’, si duket këngëtarja po i vuan ende ditët e ndarjes nga i fejuari./ORAinfo/

Read More »

A është ky plani i SHBA-së për ndarjen e Kosovës?

Korrigjimi i kufijve pritet të jetë temë diskutimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çështja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi mbetet një temë e nxehtë që po bën rajonin të “vlojë” nga tensionet, ndërsa fuqitë ndërkombëtare janë duke u rreshtuar secila krah marrëveshjes që mendojnë se është më idealja. Ndërkohë mediat në krahun tjetër kanë nisur të zbulojnë detaje nga pakti final që mund të firmoset në Uashington, e që me shumë gjasë do të bëjë që Serbia të njohë Kosovën shtet të pavarur. Në një artikull të botuar sot, e përditshmja serbe “Danas” që është rreshtuar pranë qeverisë së Aleksandër Vuçic, ka zbuluar sipas saj planin amerikan për ndarjen e veriut të Kosovës. “Danas” shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit. Kjo pasi gazeta thotë se Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Duke ju referuar burimeve të saj diplomatike perëndi..

Read More »

Pas Norës, edhe Roberti ka diçka për të thënë në lidhje me ndarjen e tyre

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare. Ata janë martuar para pak vitesh dhe tani janë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rene, përcjell ORAinfo. Së fundi ata janë përfolur shumë në lidhje me një ndarje të mundshme në mes tyre, e arsye për këtë u bë fakti që ata nuk i kaluan bashkë festat e fundvitit dhe i ndaluan postimet me njëri-tjetrin. Mirëpo, postimi i një fotoje me Robertin nga Nora, bëri që të eliminohen të gjitha dyshimet për ndarjen e tyre, e sot, një postim të tillë ka bërë edhe Roberti./ORAinfo/

Read More »