Home / Tag Archives: ndeshja

Tag Archives: ndeshja

Përfundon ndeshja Liverpool-Porto, ky është rezultati

Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur një fitore të madhe ndaj Portos. Liverpooli e ka kryer detyrën në ndeshjen e parë, teksa e ka mposhtur me rezultat 2-0 Porton. Sikur të tregoheshin më të saktë, ‘Të Kuqtë’ do kishin një epërsi më të madhe dhe do ishin më të sigurt …

Read More »

Fulham-Chelsea, përfundon ndeshja me rezultat të papritur

Ekipi i Sarrit ka arritur të dalë fitues në përballjen me Fulhamin. Chelsea ia ka dalë të fitojë në fushën e Fulham me rezultatin 1:2. Fitorja ka qenë shumë me rëndësi për blutë e Londrës. Kjo sepse ajo i mban në garë për një vend në Ligën e Kampioneve. Fitorja e çon Chelsean me 56 pikë, në vendin e gjashtë në kampionat. Përpara Chelseas janë United dhe Arsenal, që kanë përkatësisht 58 dhe 57 pikë. Gara për vendin e katërt është e fortë.

Read More »

Përfundon ndeshja Tottenham-Arsenal, rezultati i papritur

Derbi mes Tottenhamit dhe Arsenalit, ka përfunduar pa fitues. Tottenham dhe Arsenal kanë ndarë pikët në derbin e javës së 29-të të Premierligës. Ndeshja e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ ka përfunduar barazim 1:1. Një kundërsulm i shpejtë i nisur solli epërsinë e Arsenalit, që shënoi për 0-1 me anë të Ramseyt në minutën e 16’. Harry Kane barazoi në minutën e 74’, duke u treguar i saktë nga penalltia. Arsenal pati mundësi të mirë për të shënuar golin e fitores në minutën e 90’, por Pierre Emerick Aubamyang dështoi të mposhte portierin Hugo Lloris. Me këtë rezultat, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e katërt me 56 pikë.

Read More »

Ndeshja Augsburg – Borussia Dortmund, publikohen formacionet zyrtare

Dortmund dhe Augsburd do të luajnë në ndeshjen e xhiros së 24-të të Bundesligës. Mysafirët kërkojnë fitoren në mënyrë që të mbajnë distancën me Bayern Munich, shkruan lajmi.net. Ndeshja mes Augsburg dhe Dortmund do të fillojë në ora 20:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë takim. /Lajmi.net/ Augsburg: Dortmund: Bürki – Hakimi, Akanji, Zagadou, Diallo – Ëitsel, Delaney – Sancho, Reus (C) Bruun Larsen – Götze

Read More »

Ndeshja me Napolin, merret vendimi për Ronadon

Ronaldo s’ka lëndim serioz. Nuk ka lëndim serioz për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës, mbetet në dyshim për ndeshjen me Napolin të dielën. Klubi të mërkurën përmes një komunikate, njoftoi për një goditje që kishte marrë portugezi në ndeshjen me Bolognan dhe se do të kryente analiza për nyjën e këmbës së majtë. Sipas “Sky Sport Italias”, analizat nuk kanë gjetur thyerje apo lëndim të rëndë, mirëpo futbollistit mbase do t’i duhet pushim në fundjavën që vjen, që për Juventusin është dueli me Napolin në San Paolo, transmeton KTV. Ronaldo do të mund të kthehej javën e ardhshme për të qenë i gatshëm për duelin kryesor të skuadrës, ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve më 12 mars.

Read More »

Përfundon ndeshja Real Madrid – Barcelona, këto janë notat e lojtarëve

Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 0 me 3. Ndeshja e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ kaloi nën hijen e Luis Suarezit.Ylli i Barcelonës nga Uruguai shënoi dy gola në këtë takim. e golashënuesve u regjistrua edhe Rapahel Varane, i cili aksidentalisht shënoi në portën e tij. Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

Read More »

Ndeshja mes Arsenal dhe Bournemouth, këto janë formacionet zyrtare

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Arsenalit dhe Bournemouth. Premierliga angleze këtë mesjavë zhvillon ndeshjet e xhiros së 28-të. Arsenal në ‘Emirates Stadium’, me fillim nga ora 20:45 takohet me Bournemouth. Të dy skuadrat tashmë kanë bërë zyrtare formacionet. Arsenal: Bournemouth: Boruc; Clyne, Mepham, Aké, Smith; Ibe, Gosling, Surman, Fraser; Mousset, King.

Read More »

Coppa Italia: Ja kur luhet ndeshja e kthim në “San Siro”

AC Milan e Lazio u përballen në Coppa Italia, por të dy ekipet nuk arritën të shënonin. Loja filloi shumë ngadalë pasi të dy ekipet studiuan njëri-tjetrin për 25 minutat e para. Kessie duhej të hiqet për Calhanoglu pasi Lazio filloi të shtyp Milan dhe krijoi shumicën e gjysmës së parë të mundësive edhe nëse ata nuk arritën të mundnin Gigio Donnarumma përcjell ORAinfo. Nuk kishte shumë pak shanse pasi të dy ekipet nuk arritën të shënonin asnjë gol. Kthimi i ndeshjes tani do të luhet në San Siro më 24 prill pasi gjithçka mbetet e hapur. Ju mund të shikoni vlerësimet e lojtarëve sipas Calciomercato.com tani për tani: LAZIO-MILAN (0-0) VLERESIMET: Lazio: Strakosha 7, Patric 6.5, Acerbi 7.5, Bastos 7.5, Lulic 6.5, Parolo 7, Leiva 6.5, Segej 7.5, Rômulo 7, Correa 7, Real 6. Milan: Donnarumma 7, Calabria 6.5, Musacchio 7, Romagnoli 7.5, Laxalt 6.5, Kessie 6, Bakayoko 6.5, Paqueta 6.5, Suso 6, Piatek 6, Borini 6.5./ORAinfo/

Read More »

Përfundon ndeshja Lazio-Milan, rezultati i papritur

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë mes Milanit dhe Lazios. Lazio dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Dueli i luajtur në “Olimpico” ka dhuruar pak spektakël, duke lënë të hapur gjithçka për duelin e kthimit. Milani mori një goditje jo të lehtë teksa Kessie braktisi fushën pas 30 minutash për shkak të një dëmtimi. Immobile, Milinkovic-Savic dhe Parolo kishin tre mundësi të mira në 45-minutat e para, por pa mundur që të realizojnë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Piatek dha një sinjal, por goditja e tij u devijua në fund në rivënie anësore. Lazio luan më mirë, por provon me goditje nga distanca pa mundur që të vendosë në vështirësi portierin Donnarumma, i cili si Strakosha, nuk është se kishte shumë punë. Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 24 prill.

Read More »