Home / Tag Archives: presidenti

Tag Archives: presidenti

Presidenti Thaçi thotë se themelet e Republikës së Kosovës qëndrojnë liritë fondamentale të njeriu

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës.Në shënimin e 70 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Thaçi tha se kjo deklaratë hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë.“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Read More »

Kryeministri Haradinaj tregon nëse Presidenti Thaçi e ka kundërshtuar vendosjen e taksës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë rreth vendimit për taksën 100 për qind për prodhimet serbe.Ai ka sqaruar se këtë vendim nuk e ka kundërshtuar as presidenti Hashim Thaçi.Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, ku ka thënë se nuk ka marrë ndonjë qëndrim negativ nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi lidhur me vendosjen e taksës 100%. Haradinaj ka shtuar poashtu se Qeveria është e autorizuar për të marrë vendim“Ky vendim është ligjor dhe është në përputhje me autorizimet kushtetuese ligjore që ka Qeveria. Jemi të autorizuar nga institucionet si Presidenti, mandatimi në Kuvend dhe vendimi i marrë është kompetencë e qeverisë, nuk kemi bërë veprim jo-kushtetues. Nuk kam parë kundërshtim nga presidenti, të paktën nuk kemi marrë shkresë ku e ka deklaruar se është kundër. Ju e dini se kemi qenë në konsult me partnerët e qeverisë për këtë temë”,ka thënë Haradinaj.Tutje Haradinaj është deklaruar edhe për kërkesën e Kryetarit të Mitrovicës jugore, Ag..

Read More »

Presidenti Thaçi merr një lajm të keq nga Gjykata Kushtetuese

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë një lajm të keq nga Gjykata Kushtetuese.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jofunksional pasi që Gjykata Kushtetuese ia ka refuzuar kërkesën presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e re të KQZ-së, duke e vlerësuar këtë kërkesë si të papranueshme, shkruan Express.Ka disa muaj qëkur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim sa i përket çështjes së përfaqësimit të subjekteve politike në KQZ. E që nga atëherë, ky institucion nuk ka funksionuar.Mirëpo, sot Kushtetuesja e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit.Presidenti kishte kërkuar nga Kushtetuesja interpretim të nenit 139 duke shtruar edhe pyetjet: nga cilat grupe parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së: a) nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës?; apo b) nga grupet parlamentare që krijohen pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës?”.Por, lidhur me ..

Read More »

Presidenti nga SHBA-ja, thotë se Kosova është e gatshme për paqe të qëndrueshme

Presidenti Thaҫi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka ditën e fundit atje.Ai ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Uashington të SHBA-së, në të cilën ka folur për angazhimet për të arritur një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të vënë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.Presidenti Thaçi është shprehur se ndonëse Kosova ka qenë e gatshme dhe ka kërkuar marrëveshje për paqe gjithmonë, që nga Rambujeja e pastaj në Vjenë, megjithatë Serbia nuk ka pranuar të bëjë paqe me Kosovën.Por tash, sipas presidentit Thaçi, falë presionit ndërkombëtar edhe Serbia është e gatshme për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse e përfundimtare, me Kosovën.Në anën tjetër, ai ka thënë se Kosova ka mësuar nga e kaluara se nuk ka marrëveshje pa kompromise, por gjithashtu ka mësuar se nëse bashkëpunon me partnerët e vet ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, kompromisi ka sjellë deri te realizimi i aspiratave të populli..

Read More »

Presidenti Thaçi: Bush ia bëri të qartë regjimit të Millosheviqit se Kosova është vijë e kuqe për SHBA’në

Ish presidenti amerikan George H.W. Bush. në moshën 94 vjeçare ka ndërruar.Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.“SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Read More »

Ndërron jetë ish-presidenti amerikan

Në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë ish presidenti amerikan George H.W. Bush.George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924 dhe ishte një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989).Një republikan, ai ka shërbyer më parë si kongresmen, ambasador, dhe drejtor i CIA-s.Bush shpesh njihej si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.Para presidencës së djalit të tij, ai ishte i njohur thjesht si Xhorxh Bush, apo presidenti Bush. Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.Pavarësia e Kosovës u realizua nën pr..

Read More »

Presidenti Thaçi takohet me George Bush, flasin për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai së fundmi është takuar me presidentin George Bush, për çka ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.Më poshtë postimi i plotë:Në Dallas takova mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës.Bashkë evokuam shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ynë ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.Sigurisht se arritja e kësaj marrëve..

Read More »

Presidenti i Qipros: Pavarësia e Kosovës është e paligjshme

Presidenti i Qipros: Pavarësia e Kosovës është e paligjshme

Pavarësia e Kosovës është e paligjshme. Kështu tha të premten presidenti qipriot Nicos Anastasiades pas takimit që pati me homologune tij serb, Aleksandar Vuçiq. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Nikosia, Anastasiadis gjithashtu theksoi se “Qipro respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe rrugën e saj drejt …

Read More »

Lekaj thotë se presidenti nuk mund ta rrëzojë Qeverinë

Rrëzimi i Qeverisë aktuale të Kosovës, vazhdon të mbetët një temë shumë e diskutuar në vend.Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se përkundër që Presidenti dhe Kryeministri mund të kenë mendime të ndryshme, kjo nuk nënkupton se do të prishet Qeveria.Lekaj në RTV Dukagjini ka thënë se kompetencat e institucioneve janë të ndara.“Kjo e jep sharmin e demokracisë sepse Haradinaj dhe Thaçi kanë mendime të ndryshme. Zërat e opozitës janë të kuptueshme sepse ata nga dita e parë kanë thënë se Qeveria nuk i bën as tre muaj, ndërsa ne tanimë e kemi kaluar një vit…Nëse opozita i ka numrat në shkojmë në zgjedhje”.Ministri i Infrastrukturës tha se nuk beson se Thaçi mund të rrëzojë Qeverinë duke i dhënë një goditje e re Kosovës.“Çka fiton shteti i Kosovës nëse Presidenti rrëzon Qeverinë?…Ai asnjëherë nuk e ka përmend se do të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.Pal Lekaj thotë se PDK ka qëndrim të çartë se ky koalicion do të vazhdojë..

Read More »

Presidenti Thaçi takohet me kongresistin Eliot Engel, ja çka biseduan

Po vazhdojnë takimet e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi me zyrtarët amerikan gjatë vizitës së tij në Uashington.Thaçi ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, me të cilin sipas një postimi në Facebook, ka biseduar për tema me interes për Kosovën.“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.Engel pas takimit me Thaçin ka theksuar se ishte një bisedë shumë e mirë dhe se janë miq për shumë vite. Ai ka thënë se do të vazhdojë të avokojë për popullin e Kosovës për bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.I pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, Engel ka theksuar se SHBA-ja do të mbështesë liderët e Kosovës, për çfarëdo që ata vendosin.“..

Read More »