Home / Tag Archives: prishtinë

Tag Archives: prishtinë

Vëmendje: Ajri i ndotur, mos dilni sonte jashtë në Prishtinë

Ndotja e ajrit në Prishtinë po merr përmasa shqetësuese.Kjo njëhit është shumë e dëmshme edhe për shëndet.Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë një apel pas gjendjes së rëndë të ajrit në Prishtinë. Ramadani ka bërë apel për qytetarët që në natën e sontme të qëndrojnë në shtëpi dhe mos t’i hapin dritaret apo dyert për ajrosjen e dhomave.“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar drejtori Ramadani.Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 229ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër.Bazuar në monitoruesin e cilësisë së ajrit të lëshuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, shihet se gjendja e ajrit është alarmante, dhe hyn në kategorinë e parafundit të ndotjes së ajrit.

Read More »

Ajri i ndotur në Prishtinë, ministri do të raportojë sot

Problemi për ajr të ndotur po përsëritet edhe këtë vit.Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot do të mbajë mbledhje.Rendi i ditës:Miratimi i rendit të ditës,Miratimi i Procesverbalit të komisionit nga mbledhja 6.11.2018;Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, i ftuar Ministri i MMPH,Shqyrtimi i Projektligjit për Produktet Biocide,Shqyrtimi i Projektligjit për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Read More »

Ndotja e ajrit në përmasa alarmante në Prishtinë

Prishtina sot ka zë vendin e tretë në botë me ndotje të ajrit.Rënia e temperaturave ka ndikuar që të përkeqësohet situata me cilësinë e ajrit në Prishtinë. Në bazë të të dhënave nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual i ndotjes së ajrit është alarmant.Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e tretë me ndotjen e ajrit, dhe me nivel ndotës prej 242 PPM.Kujtojmë se probleme të njëjta, kryeqyteti kishte edhe vitin e kaluar.Si shkaktar kryesor, po cilësohet të jenë gazrat e lëshuara nga makinat si dhe nga djegia e qymyrit.E në lidhje me shfrytëzimin e qymyrit si lëndë djegëse për ngrohje institucionet e Kosovës kanë marrë disa masa.Në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që kjo lëndë të ndalohet të përdoret për ngrohje nga Institucionet Publike.

Read More »

Aksident tjetër në Prishtinë, ja çka po ndodh në këtë rrugë

Aksidente të shumta po ndodhin e kohëve të fundit, e sidomos janë shpeshtuar në kryeqytet.Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar edhe disa fotografi, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku si pasojë disa persona janë lënduar lehtë.Përveç dëmeve materiale në këtë rrugë janë shkaktuar kolona të gjata.

Read More »

Ndalen semaforët në Prishtinë, shkaktohet ‘kaos’ i vërtetë

Kolonat e gjata janë gjëja që nervozon më së shumti ata që janë në trafik.Kryeqyteti zakonisht është më pak i ngarkuar nga automjetet të dielave dhe si pasojë e kësaj nuk krijohen kolona.Mirëpo, mosfunksionimi i semaforëve ka bërë që sot tek udhëkryqi te “Menza e Studentëve” të bëhet tollovi nga automjete.Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si pasojë e mosfunksiomit të semaforëve, është bllokuar ky udhëkryq dhe veturat po kanë vështirësi në qarkullim.Shkak i ndaljes së semaforëve është mungesa e rrymës në shumë lagje të Prishtinës gjatë ditës së sotme.

Read More »

Shënon rritje ndotja e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë edhe sot ka qenë në gjendje jo të mirë.Kjo po ndodh me rënien e temperaturave kur rritet ngrohja më qymyr.Në mungesë të alternativave, shpesh si pasojë e kushteve ekonomike, qytetarët e Prishtinës zgjedhin mundësinë më të lirë për ngrohje e që është thëngjilli.Kjo metodë e ngrohjes, si më e lira e mundshme, sjell më vete edhe të këqija të shumta, jo vetëm për shtëpitë a objektet tjera që e përdorin atë, por edhe për tërë qytetin, raporton Koha.net.Dëshmi për këtë është edhe cilësia e ajrit që këtyre ditëve është përkeqësuar në masë të madhe.Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga Ambasada Amerikane në kryeqytet, ajri në këtë kohë ka arritur koeficientin prej 191 PM dhe konsiderohet e pashëndetshme.Masa të shumta ishin marrë në fillim të vitit për ajër më të mirë, por ato duket se nuk po zbatohen, raporton KTV.Thëngjilli vazhdon të jetë ndër zgjidhjet më të shpeshta të banorëve për ngrohje. Çmimi më i ulët dhe djegia më e ngadalshme,..

Read More »

Dalin pamjet, kur vetura e godet nxënësen në Prishtinë

Një nxënëse e moshës 12-vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makinë konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK.Klan Kosova ka siguruar pamje të aksidentit dhe mëson se vajza është jashtë rrezikut për jetë.Po ashtu, shkaktari i aksidentit është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Read More »

Ngrohja qendrore në Prishtinë, këto janë çmimet

Tashmë ka filluar ngrohja nga “Termokos”, por qytetarët dëshirojnë të dinë për ҫmimet që do të jenë këtë vit.Çmimi për konsumatorët shtëpiakë ka mbetur i pandryshuar edhe pas amendamentimit të marrëveshjes për furnizim me ngrohje mes ndërmarrjes Ngrohja Qendrore “Termokos” dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka aprovuar të hyrat e lejuara maksimale (HLM) dhe tarifat për vitin rregullativ/sezonin e ngrohjes 2018-2019 për ndërmarrjen “Termokos”.HLM-të e aprovuara për “Termokos” janë në vlerë prej 6,619,973 euro dhe tarifat e reflektuara nga këto të hyra, për Termokos” ka rezultuar të jenë për konsumatorët shtëpiakë, 78 centë për metër katror dhe për ata komercialë dhe industrialë 97 centë për metër katror.Gjatë mbledhjes së tetë të Bordit të ZRrE-së është vendosur që të mos ndryshohen tarifat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe të ketë zbritje prej 5 për qind të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët industrialë, komercialë dh..

Read More »

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes në Prishtinë, vjen lajmi i shumëpritur nga BE

Qytetarët e Prishtinës sot kanë marrë një lajm të mirë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka paralajmëruar përkrahjen financiare për investime shtesë në Termokos për të pasur ngrohje edhe në disa lagje të tjera në kryeqytet.Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të Zyrës së BE në Prishtinë gjatë një diskutimi për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.Libor Chlad nga Zyra e BE-së në Prishtinë, ka thënë se përveç kryeqytetit, edhe në Gjakovë do të nisë realizimi i projektit për ngrohje.Sipas tij, projekti i cili ishte financiar më parë për ngrohtoren e kryeqytetit, ka pasur një ndikim masiv për 12 mijë amvisëri ose 60 mijë individë nga ky projekt. Chlad ka mirëpritur miratimin Ligjit për Efiçencë të Energjisë në Kuvendin e Kosovës.Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se masat efiçente janë me rëndësi për një ambient të pastër, pasi kryeqyteti vazhdon të përballet me ndotje si ..

Read More »

Përkeqësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

Ka filluar të përkeqësohet cilësia e ajrit në Prishtinë.Kjo po ndodh pas uljeve të temperaturave kur edhe fillon ngrohja më lëndë të ndryshme dhe me qymyr. Me uljen e temperaturave në Kosovë, cilësia e ajrit në kryeqytet është përkeqësuar.Teksa i afrohemi orëve të mesnatës, Prishtina gjindet përsëri në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur në botë, raporton lajmi net.Momentalisht, ndotja e ajrit shënon nivelin prej 149 PPm.Lidhur me të njëjtën çështje, nga institucionet përkatëse është paralajmëruar se do të ndalohet përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje.Kujtojmë se vitin e kaluar Prishtina e kishte gjetur veten në vendin e parë në botë për ndotjen e ajrit.Matja e cilësisë së ajrit bëhet nga instrumentet e vendosura nga ambasada amerikane.

Read More »