.
Saturday , July 20 2019
Home / Tag Archives: probleme

Tag Archives: probleme

‘Nervozohet’ keq Kurteshi: Hashim Thaçi ka probleme psikike

Kurteshi ka akuzuar ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës se i ndërron deklaratat e veta. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka goditur presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Kurteshi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “në aspektin intelektual …

Read More »

Trump edhe një herë probleme me emra, kësaj radhe ngatërron emrin e drejtorit ekzekutiv të Apple (Video)

Trump edhe një herë probleme me emra, kësaj radhe ngatërron emrin e drejtorit ekzekutiv të Apple (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është drejtuar me emrin “Tim Apple” drejtorit ekzekutiv të gjigantit Apple, Tim Cook, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump një gafë të tillë e ka bërë gjatë një takimi inaugurues të Bordit Këshillimor të Politikave …

Read More »

Probleme me shëndetin, deputetii VV-së jep detaje për gjendjen e Kurtit

Albin Kurti, ditë më parë kishte probleme shëndetësore. Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që tani është më mirë Sveçla ka thënë se ai tani po trajtohet në shtëpi dhe po merr terapinë që ia kanë dhënë mjekët e Klinikës Infektive, ku qëndroi i shtrirë për dy ditë. Ai thotë se një pjesë për përgjegjësisë e shëndetit të tij e ka vetë Kurti, për të cilin thotë se ka punuar shumë pa pushuar. “Ka qenë në një gjendje të rëndë, por falë përkujdesjes në Infektive gjendja është përmirësuar. Po trajtohej në shtëpi me terapinë që i është dhënë. Po e merr veten. Një pjesë e përgjegjësisë për shëndetin e tij është te Albini, pasi ka punuar pa pushuar, dhe pastaj e ka lodhur vetën jashtëzakonisht shumë. Së shpejti do t’ju kthehet aktiviteteve. Ka edhe individ që mezi presin të kënaqen me fatkeqësitë e të tjerve”, ka thënë Sveçla në T7.

Read More »

Hoxhaj thotë se taksa po sjellë probleme, duhet të pezullohet

Taksa kundër Serbisë po vazhdon të komentohet shumë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me delegacionin amerikan, tha se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën. Si rrjedhojë e kësaj, Hoxhajt theksoi se tarifa duhet suspenduar, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe delegacioni amerikan gjatë vizitës në Kosovë. Sipas Hoxhajt delegacioni amerikan nuk sheh ndonjë vit më historik ku mundësia e marrëveshjes është më e madhe. Ai me tutje ka theksuar se Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën. “Presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjelltë”. Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.

Read More »