Home / Tag Archives: reagimi

Tag Archives: reagimi

Po i kërkohet dorëheqja, vjen reagimi i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. Të paktën ky është qëndrimi i vetë kryeministrit, i cili i pyetur gjatë një interviste në Corriere della Sera, është shprehur se ai nuk e çon ndërmend largimin e tij për hir të opozitës. Rama është pyetur për idenë e hedhur në tavolinë tashmë nga opozita, se Shqipëria do duhet të hyjë në zgjedhje të parakohshme fill pas ardhjes në pushtet të një qeverie tranzitore, e cila do të mund të garantojë lirinë e votës. Por sipas kryeministrit, një skenar i tillë nuk do të ndodhë. Rama: As nuk e çoj ndërmend (dorëheqjen). Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar,që na ka dhënë votën për të qeverisur. Në lidhje me elementet e dhunës gjatë protestës së opozitës dhe numrin e lartë të qytetarëve që morën pjesë, Rama shpr..

Read More »

Eksalimi i situatës para kryeministrisë, vjen reagimi i presidentit Meta

Ka eskaluar situata në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë. Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës. Meta shprehet se duhet një vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. “Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shprehet Meta.

Read More »

Qëndresa mori një dhuratë kaq të veçantë për vajzën, ja reagimi i saj

Qëndresa Bajrami është bashkëshortja e moderatorit të njohur shqiptar, Labinot Gashit. Ata janë martuar pak vite më parë dhe para pak javësh janë bërë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rroa, përcjell ORAinfo. Pas lindjes, Qëndresa është më pak aktive në rrjete sociale duke iu përkushtuar rritjes së vajzës. Por sot, ajo nuk ka mundur të mos e postojë një foto ku shihet një cucëll që e ka marrë dhuratë për vajzën e saj./ORAinfo/

Read More »

Egzonës i dërgojnë ëmbëlsirë në punë, ja reagimi i saj

Egzona Muqiqi po vazhdon të jetë një ndër nuset më të përfolura nga publiku shqiptar. U bë e njohur si bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Albatrit Muqiqit, e tani Egzona famën e madhe po e arrin vetë me paraqitjet e saj, përcjell ORAinfo. Para pak javësh ajo lindi binjakë, dhe menjëherë pas lindjes u kthye në formën e saj më të mirë trupore. Egzona menjëherë ka filluar punën e saj, dhe së fundi asaj I kanë dërguar ëmbëlsirë në dyqan e nga gëzimi e ka postuar në Instastory./ORAinfo/

Read More »

Ramsey edhe zyrtarisht tek Juventus, vjen reagimi nga Arsenal

Ramsey tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit. Aaron Ramsey ka nënshkruar sot parakontratën e tij me Juventus, duke konfirmuar kështu të ardhmen e tij në Serie A. Mesfushori nuk ka arritur që të gjej marrëveshjen e duhur me Arsenal për vazhdimin e kontratës, kështu ai do të largohet si lojtar i lirë drejt Torinos. Pasi gjithçka është konfirmuar sot më herët, një reagim erdhi edhe nga faqja zyrtare e skuadrës së Arsenal, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë. “Secili nga klubi i Arsenal i dëshiron Aaron Ramsey një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme. Aaron dha një kontribut në skuadrën tonë që prej kur erdhi nga Cardiff në vitin 2008. Ai gjithmonë ka qenë profesionist dhe do të ketë gjithmonë një vend special në zemrat dhe memoriet e tifozëve të Arsenal, anë e mbanë botës. Ne do të shohim përpara dhe të mbarojmë këtë edicion me ndihmën e Aaron para se ai të bashkohet me Juventus, gjatë verës” shkruhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra, transmeton lajmi.net. Ramsey ..

Read More »

Lipa na bëri krenarë të gjithëve, vjen reagimi i papritur i ish- të dashurit të saj

Sukseset e këngëtares kosovare, Dua Lipa në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur. Ajo mbrëmë ka fituar çmimin prestigjioz, Grammy. E për këtë sukses nuk kan munguar urime të shumta nga artistet tanë. Ledri Vula e ka uruar këngëtaren përmes një komenti mbi imazhet që Dua i ndau me ndjekësit pas përfundimit të ceremonisë. “Urime”, ka shkruar Ledri, i cili e duartroket përmes një ’emoji. Dua dhe Ledri kanë kaluar pak kohë bashkë para se Dua të gjente suksesin ndërkombëtar, ndërsa ata kanë mbetur miq dhe përkrahës të njëri-tjetrit./ORAinfo/

Read More »

Djalin e zë gjumi në krahët e Albatritit, reagimi i Egzonës iu lë pa fjalë

Egzona dhe Albatrit Muqiqi po vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare. Pothuajse çdo ngjarje në jetën e tyre bëhet lajm në publik e media rozë, shkruan ORAinfo. Pak javë më parë ata u bënë prindër për herë të dytë dhe Egzona lindi binjakë një vajzë dhe një djalë. E sot, djalin e vogël e ka zënë gjumi në krahët e babait, e Egzona nuk ka hezituar ta postojë foton e tyre në Instastory./ORAinfo/

Read More »

Suso me deklaratë të papritur për Gattuson, cili do të jetë reagimi i tij?

Suso ka bërë një deklaratë të madhe për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuson. Ai e ka mbështetur trajnerin. Anësori i Milan ka thënë se Gennaro Gattuso është trajneri i duhur në kohën e duhur dhe beson se ata duhet të vazhdojnë të punojnë si skuadër për të siguruar vendin e katërt. Gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve është e ashpër dhe spanjolli beson se ata nuk duhet të rrezikojnë duke lëshuar pikë këtë fundjavë. “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë si skuadër kështu siç po bëjmë” ka thënë fillimisht Suso. “Kam raporte shumë të mira me Gattuson. Mendoj se që kur ka ardhur, ai është i duhuri dhe në kohën e duhur” ka thënë tutje spanjolli. ‘Rosonerët’ do të përballen sot me Cagliarin, para tifozëve të tyre në ‘San Siro’ dhe pritet që të shënojnë fitore.

Read More »

Dhëndri ngacmon kamarieren në dasmën e tij, ky është reagimi i nuses

Kamarierja tha për policinë se u shokua nga ngjarja. Një dhëndër është ndaluar pas ngacmoi një kamariereje në moshë të re në ditën e tij të dasmës. Matthew Aimers doli me duar të lidhura nga ceremonia që po zhvillohej në Northampton Valley Country Club në Filadelfia. Policia tha se 31 vjeçari ishte në dasmën e tij kur iu afrua kamariers dhe i tha: “Mund të bëni çfarë të doni me mua, do ju jap 100 dollarë”, më pas i kërkoi ta puthte. Kur ajo refuzoi, dhëndri e ndoqi në banjo dhe filloi ta prekte dhe u zhvesh. Kamarierja tha për policinë se u shokua nga ngjarja. Ndërsa policia mbërriti në dasmë pas shpërthimit të sherrit mes vajzes dhe dhëndrit.

Read More »