Home / Tag Archives: rikthehet

Tag Archives: rikthehet

Rikthehet fuqishëm Kallashi, del si gangstere në klipin e këngëtarit shqiptar

Së fundmi qarkullonte nëpër media lajmi se Kallashi do të ishte pjesë e videoklipit të ri të Feros. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga reperi ndërkaq sot Kallashi postoi një foto nën përqafimin e tij teksa në duar mbanë një kallash. Ajo nuk shkroi asgjë përveç që etiketoi reperin. Projekti del nesër edhe pse ishte planifikuar të lëshohej sot. ‘Baba për ikona’ quhet kënga e Feros për të cilën ai ka premtuar shumë sukses. The post Rikthehet fuqishëm Kallashi, del si gangstere në klipin e këngëtarit shqiptar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Rikthehet normaliteti në Aeroportin e Prishtinës, Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën

Kontrollorët e Trafikut Ajror kanë marrtë vendim që të pezullojnë grevën. Nuk do të ketë grevë nesër dhe të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”. Artan Hasani, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, ka konfirmuar për KTV-në se pezullimi i grevës është bërë që t’u jepet kohë institucioneve që të analizojnë kërkesat. E gjithashtu është bërë për shkak të diasporës, të cilët kanë kërkuar të mos ketë grevë për shkak të festave. “Ky pezullim është bërë që t’u jepet kohë institucioneve për t’i analizuar kërkesat. Gjithuashtu është anuluar greva edhe si shkak i kërkesave të mëdha të bashkatdhetarëve me rastin e festave”, ka thënë Hasani. Ai ka thënë se institucioneve u është dhënë afat që deri të premten, sot një javë, të dalin me përgjigje për këto kërkesa. Dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e kontrollorëve ajrorë atëherë do të hyjnë në grevë të premten, të shtunën dhe të dielën nga 12 orë.

Read More »

Rikthehet bora, ja çfarë temperaturash na presin sot

Me rikthimin e borës, kanë ndryshuar temperaturat në gjithë vendin. Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë, temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius. IMHK ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore. Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s.

Read More »

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte na presin këto dy super ndeshje

Është rikthyer magjia e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Ditën e sotme rikthehen emocionet në Champions League që tashmë vjen në fazën me eliminim direkt. Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të jetë në “Old Trafford” ku Manchester United pret Paris Saint Germainin në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/16. Vlen të theksojmë që PSG-ja do të vuajë mungesat e mëdha të Neymarit dhe Cavanit, të cilët për arsye dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Ndërsa jo më pak vëmendje do të tërheqë edhe dueli në “Olimpico” ndërmjet Romës dhe Portos. 21:00 AS Roma – FC Porto 21:00 Manchester Utd – Paris SG 

Read More »

“Milani i vjetër po rikthehet”

Ish-ylli i Milanit Dejan Saviçeviç, tani president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, foli për La Gazzetta Dello Sport për Rossonerët përcjell ORAinfo. “Së paku Milan po investon në italianë, ata do të shpërblehen për këtë. Donnarumma me siguri do të bëhet Buffon i ri dhe kur Romagnoli është në fushë, ai do të jetë edhe më i relaksuar. “Paqueta dhe Piatek janë dy lojtarë të rëndësishëm, megjithatë, është shumë herët për të gjykuar brazilianin, do ta lejojmë atë të luajë dhe të vendoset mirë. Ai është mbresëlënës. Shpresojmë, ai nuk do të ndalet duke shënuar. “Gattuso ? Nuk jam i befasuar, ai është duke bërë mirë, sepse edhe si lojtar, ai ishte një person i rregullt, ai nuk pati frikë të punonte dhe të trajnonte.” Kohët e fundit, performancat e ekipit janë përmirësuar gjithashtu.Mendoj që Milani i vjetër po rikthehet”,ka thënë legjenda e Milanit./ORAinfo/

Read More »

Rikthehet i ftohti, shikoni çfarë temperatura na presin nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesish i vranët. Vende-vende pritet që të ketë riga shiu dhe fjolla të dobëta bore, përcjell ORAinfo. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. “Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, bën të ditur IHMK. /ORAinfo/

Read More »

Ermal Meta rikthehet sërish me koncert në Tiranë

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër. Pas koncertit të parë të mbajtur më 1 qershor 2018 në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta rikthehet sërish në Tiranë për një mbrëmje të paharruar. Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”. Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa fton qytetarët që të mos e humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore. “Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? ‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane. Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të s..

Read More »

Rikthehet Erion Zeqiraj: Pika ime e dobët e çfarë dua te një femër

Pamela Aliaj – Edhe pas shkëputjes nga një prej reality-show-t më të njohur në vend, ai vendosi që të kishte si pjesë të pandarë të tijën ekranin. U bë i njohur nëpërmjet “Big Brother 3” por kjo ishte vetëm fillimi për të. Edhe pse sportist, aktualisht me ekipin e volejbollit të Tiranës, ai na prezantohet edhe si spiker në një nga mediat shqiptare. E kemi parë në moderimin e shumë eventeve të njohura, por tashmë në këtë intervistë do të vijë ndryshe. Erion Zeqiraj rrëfehet për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për planet e tij pasi i është rikthyer ekranit pas një periudhe 2-vjeçare. Nuk do të mjaftojë vetëm spikerimi për të, sepse ai është duke përgatitur edhe një tjetër emision, i cili është krejt ndryshe nga të tjerët nga ku është prezantuar. Një emision më afër me njerëzit dhe më i prekshëm me përditshmërinë do të vijë shumë shpejt dhe Erioni së bashku me stafin e tij do të na sjellin padyshim emocione. Por nuk mbetet me kaq: Në intervistë Erioni na rrëfen rrugën se si të mund të s..

Read More »

A do të rikthehet greva në arsim? Mësuesit paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u. Ata janë shprehur të paknëaur me marrëveshjen që SBASHK-u ka arrit me institucionet e Kosovës. Një ditë pasi SBASHK-u arriti marrëveshje me Qeverinë për koeficientin e pagave, kanë reaguar edhe disa mësimdhënës të klasave fillore të ulëta, të cilët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë paralajmëruar largimin nga kjo sindikatë. Në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” një mësuese ka propozuar largimin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. “O mësues të klasave 1-5, juve që nuk iu barazuan me mësimdhënësit lëndor, a jeni që t’ia kthejmë shpinën SBASHK-ut? Neve nuk na përfaqësoi dinjitetshëm”, ka shkruar ajo. Mësuesja në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ka gjetur përkrahje nga shumica e kolegëve të saj, të cilët janë shprehur pro largimit nga SBASHK-ut. “Duhet të largohem menjëherë nga sindikata”. “Unë jam për largim nga kjo sindikatë”. “Jemi të pajtimit”. “Po, edhe atë në afat sa më të shpejt”. “Kjo ë..

Read More »