Home / Tag Archives: ronaldo

Tag Archives: ronaldo

Montella zbulon se Ronaldo ishte afër të kalonte në Milan

Në konferencën për shtyp përpara përplasjes të së shtunës me Juventusin, menaxheri i Fiorentinas Vincenzo Montella foli për njeriun kryesor të bardhezinëve, Ronaldon, duke zbuluar se ai foli për lojtarin sa ishte në Milano. “Ronaldo, kemi folur për të, kur kam qenë në Milan, por kurrë nuk kam besuar në …

Read More »

A do të luajë Ronaldo në derbin kundër Napolit?

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i gatshëm për derbin kundër Napolit. Napoli në ‘San Paolo’ pret liderët e Juventusit për të zhvilluar derbin e javës së 26-të. Portugezi së fundi ka vuajtur nga një lëndim në kyçin e këmbës, por është i gatshëm për derbin kundër Napolit. Këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp. “Ronaldo është stërvitur me ekipin dhe do të luajë nesër. Sami Khedira ka nevojë për analiza. Ne shpresojmë që Douglas Costa të kthehet dhe të luajë kundër Atletico Madrid, por Juan Cuadrado është ende larg rikuperimit”. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 19 gola të shënuara.

Read More »

Ronaldo na prezanton me ‘bishën’ e tij

Ronaldo vazhdon ta ‘trash’ luksin e tij. Cristiano Ronaldo është i pasionuar pas koleksionimit të makinave të shtrenjta, dhe një të tillë së fundi e ka prezantuar para ndjekësve të tij në Instagram. Bëhet fjalë për Rolls Royce Cullian, për të cilën shumë media shkruajnë se e kishte blerë sa ishte te Real Madrid, por që vetëm tani Ronaldo ka vendosur ta ndajë me të tjerët. “Puna është bërë”, ka shkruar Ronaldo derisa ka prezantuar Rolls Royce Cullian, përcjell lajmi. Kjo bukuri vlen rreth 400 mijë euro, dhe investimi në të nuk paraqet problem për Ronaldon që fiton rreth 30 milionë euro në vit te Juventus. Cullinan është 5,3 metra e gjatë dhe peshon 2660 kilogramë, ndërsa ka 563 kuaj fuqi.

Read More »

Lajm shumë i keq për Juventusin, Ronaldo ‘alarmon’ skuadrën

Juventusi duket se ka marr një lajm të keq nga Cristiano Ronaldo. ‘Bianconerët’ të dielën në Serie A takohen me Napolin, ku do të kërkojnë fitoren për t’i dhënë ‘goditjen’ e fundit garës për titull në Itali. Por, për këtë ndeshje, Juventus mund të mos llogarisë në shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili ka pësuar një lëndim në përballjen e fundit kundër Bolognas. 34 vjeçari ka probleme me kyçin e këmbës, gjë e cila mund t’i pamundësojë paraqitjen në derbin e javës në Serie A. Juventus në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Ronaldo sot ose nesër (e enjte) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për një problem në kyçin e këmbës. Ndeshja mes Napolit dhe Juventusit luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:30.

Read More »

Messi apo Ronaldo!? Ja kë zgjedh ish-trajneri i Realit dhe Spanjës

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy lojtarët më të mirë në botë. sh-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Vicente Del Bosque, e ka dhënë mendimin e tij në debatin e përjetshëm se kush është futbollisti më i mirë i kësaj gjenerate, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, duke ia mbajtur anën yllit të Barcelonës për shkak të cilësive të tij të pakrahasueshme. Para se Luka Modric të shpallej fitues i Topit të Artë më 2018, Messi dhe Ronaldo e fituan këtë çmim prestigjioz nga pesë herë secili në dekadën e fundit. Të dy kanë arritur sukses të paparë deri tani në aspektin individual dhe atë ekipor me Barcelonën dhe Real Madridin, duke vendosur rekorde të pabesueshme të shënimit të golave dhe duke i mahnitur tifozët nëpër botë me aftësitë e tyre mbresëlënëse. Tani, Ronaldo po luan në Itali me Juventusin dhe është duke gëzuar një sezon debutues fantastik, pasi i ka regjistruar 19 gola në 25 paraqitjet e tij të para në Serie A. Ndërkohë, në Spanjë, Messi përsëri është lider i..

Read More »

Jo Ronaldo, Messi as Neymar, ky është lojtari më i pasur në botë

Ronaldo, Messi e Neymari mendohen si lojtarët më të pasur në botë. Megjithatë, në Premierligë, në skuadrën e Leicester City luan lojtari që ka pasurinë më të madhe në botën e futbollit. Bëhet fjalë për një lojtar që nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë të skuadrës, por që ka një klauzolë liruese prej 15 milionë eurove. Faiq Bolkiah është lojtari që ka pasurinë më të madhe, por sigurisht jo për shkak të fitimeve personale, shkruan ‘Goal’. Bolkiah është nipi i Sulltanit të Bruneit. Enigmatiku i ri ka një pasuri prej më shumë se 17 bilionë eurove. Në anën tjetër, nëse marrim si shembull Cristiano Ronaldon, i cili në dallim me lojtarët e tjerë siguron të ardhura të mëdha, ai duket i ‘varfër’ krahasuar me Bolkiah. Portugezi llogaritet të ketë një pasuri prej rreth 220 deri në 280 milionë euro.

Read More »

Ronaldo- Manchester United, vjen lajmi i papritur

Drejtori sportiv i Juventus Fabio Paratici ka hedhur poshtë thashethemet se Cristiano Ronaldo mund të rikthhet tek Manchester United në fund të sezonit. Raportet dje deklaruan se Ronaldo mund të kthehej në United në fund të sezonit dhe ishte duke u diskutuar një shfaqje futbolli të quajtur ‘Calcio e Mercato’ në Rai Sports përcjell ORAinfo. Gjatë shfaqjes, një nga gazetarët u dërgua një mesazh në telefonin e tij nga Paratici dhe ai zbuloi se nuk ka të vërteta në raportet që lidhin Ronaldon me një kthim në Old Trafford./ORAinfo/

Read More »

Befasohen të gjithë, Ronaldo po rikthehet te Man Utd

Ylli portugez duket se e kërkon rikthimin te Manchester United. Cristiano Ronaldo mund të largohet në këtë verë nga Juventusi. Ylli portugez duket se e kërkon rikthimin te Manchester United, para se të pensionohet, përcjell lajmi.net nga Don Balon. Ronaldo ishte kërkuar edhe në verën e kaluar nga ‘Djajtë e Kuq’, por që në fund vendosi të kaloj te Juventusi. Por, portugezi po e mendon rikthimin te Manchester United, e që me gjasë do të jetë aventura e tij e fundit në Evropë.

Read More »

Çfarë po ndodh, Messi dhe Ronaldo rrezikojnë çerekfinalet

Dy yjet, Messi dhe Ronaldo rrezikojnë çerekfinalet për të parën herë që prej viti 2004/05. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndodhen në një territor të panjohur teksa për momentin e ardhmja e tyre në Champions League është në dyshim. Juventus u mposhtu 2-0 nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8-ave ndaj Atletico Madrid teksa Barcelona nuk arriti të shënonte jashtë fushe ndaj Lyon të martën gjatë barazimit 0-0. Nëse të dy do të eliminohen nga kompeticioni, do të ishte hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të mungonin në çerekfinalet e Champions League që prej sezonit 2004/05. Gjatë atij sezoni, Ronaldo ishte akoma te Manchester United dhe u eliminua nga Milan, që eventualisht fitoi trofeun. Messi akoma nuk ishte kthyer në një lojtar kyç te Barcelona e Frank Rijkard gjatë atij sezoni. Ai bëri vetëm një paraqitje në Champions League atë sezon dhe ajo erdhi ndaj Shakhtar Donetsk në grupe. Barcelona është mposhtur nga Chelsea 5-4 pas dy ndeshjeve. Ronaldo dhe Messi kanë a..

Read More »

Humbja nga Atletico Madrid, vjen reagimi i papritur nga Ronaldo

Juventus është mposhtur me rezultat 2:0 nga Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse u mposhtën, Cristiano Ronaldo bëri paraqitje të mirë, mirëpo nuk arriti të lë shenjë në këtë ndeshje. Sulmuesi portugez ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme. “Ishte një natë e vështirë. Tani fjala ‘deri në fund’”, ka shkruar Cristiano Ronaldo.

Read More »