Home / Tag Archives: rrefimi

Tag Archives: rrefimi

Vjen edhe rrëfimi i Ervin Mataj për rastin tragjik në ish-Bllok: Ika nga frika, më…

Ervin Mata flet për rastin tragjik në ish-Bllok Pas 4 muajsh arrati, Ervin Mata u dorëzua sot te autoritetet. Siç raporton “Gazeta Shqip”, ai ka deklaruar para policisë se nuk ka lidhje me rastin e ndodhur në tetor dhe se ai nuk ka qëlluar. “U largova se u frikësova, por nuk kam qëlluar. Mua më sulmuan”, ka thënë Mata. Sipas dosjes së Prokurorisë, mësohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të subjekteve pranë vendit ku ndodhi ngjarja tragjike e bllokut dhe nga krahasimi edhe me aktet e tjera procedurale, është ndërtuar edhe dinamika e ngjarjes. Më datë 04.10.2018, në orën 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti (Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini doli jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar a..

Read More »

Vjen rrëfimi i babait të të dyshuarit që privoi nga jeta Abid Jasharin

Shkodriqi po akuzohet nga motra e tij se ishte shtytës. Rreth rastit të Abid Jasharit para tre ditësh në Prishtinë ka folur Baki Shkodriqi, babai i personit të dyshuar që privoi nga jeta burrin e hallës së tij. Një konflikt që kishte nisur në vitin 2018 u bë shkaktar për rastin e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë. Kështu po thotë Baki Shkodriqi, babai i Besnikut i cili është arrestuar me dyshimin se e provoi nga jeta burrin e hallës së tij. Sipas tij gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit. Ndonëse thotë se ka bërë përpjekje për ta zgjidhur problemin në mes të dy të rinjve ky tha se nuk ishte në dijeni se i biri i tij do të kryente rastin derisa po të mërkurën ishte nisur nga Austria për në Kosovë për të qetësuar gjakrgjerat. Por edhe vetë Shkodriqi po akuzohet nga motra e tij se ishte shtytës. Pikërisht për këtë ky edhe ishte ndaluar nga policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku edhe është sjellë në Prish..

Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm i vëllait të Valbona Nrecajt, pas vendimit të Gjykatës

Pjetër Nrecaj, pjesën e mbetur të jetës do ta kalojë prapa grilave, për krimin e dyfishtë që tronditi Kosovën në gusht të 2018-s, Gjykata e Apelit, pas ankesave, ka vendosur ta ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018, e cila e kishte dënuar Nrecajn me vetëm 24 vjet prapa grilave për privimin nga jeta të bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij 9-vjeçare, raporton KTV. Duke e vlerësuar si dënim jo të duhur, Gjykata e Apelit e ka dënuar Nrecajn me burgim të përjetshëm, vendim ky i shqiptuar për herë të parë në Kosovë. Në arsyetimin e Apelit thuhet se “Veprimet e të akuzuarit janë ricilësuar si ‘Krim i rëndë dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi më burgim të përjetshëm’”. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë të gjitha rrethanat rënduese. Në njoftimin e Apelit, tutje, thuhet se shqiptimi i dënimit unik prej 24 vjetësh burgim, nuk është adekuat për peshën e veprës penale dhe shkallën e përg..

Read More »

Djali i vëlluat ja privoi nga jeta burrin, vjen rrëfimi rrënqethës i gruas së Abid Jasharit

Ngjarja e të riut që humbi jetën dje në Prishtinë, tronditi tërë vendin. Gruaja e tij rrëfen se si erdhi deri tek ngjarja. Selvije Shkodriqi tregoi se burri i saj kishte paraqitur vetëm një natë më parë në polici që kishte pranuar nga personi që të mërkurën më pas ia mori jetën. Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu ngjarjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj. Selvija thotë se Abid Jashari, 34 vjeçar, se mori vazhdimisht mesazhe dhe telefonata. Një natë para rastit sipas të vesë , ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht. Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës. Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici. Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Read More »

Rrëfimi nga fshati i braktisur i Llapit, jetojnë vetëm dy familje

Fshati i braktisur i Llapit. Ka pothuajse 17 vite qe është shpërngulur nga ky vend. Por, asnjë here për ta harruar. Ragip Fetahu, vjen çdo fundjavë në vendin e lindjes së tij, Terrnavicen, për të cilën malli për të i shtohet çdo ditë e më shumë. Edhe pse ishte fëmijë kur e lëshoi këtë fshat, për të mbetët kujtimi më i mirë. “Në shkollën ku jemi kanë mësuar edhe nxënës të fshatrave tjerë, por shkolla ka dy vite që është mbyllur pasi banorët kanë emigruar nga fshati në qytet. Këtë vend e vizitojë së paku një herë një javë sepse më kujton kohërat e bukura që ishin në këtë fshat”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ragip Fetahu. Për të shkuar në Terrnavicë, i cili është buzë kufirit me Serbinë, duhet të kalosh përmes një gryke, e cila e bën të veçantë këtë vend. Ndërsa, ata që i japin jetë këtij fshati janë vetëm lumenjtë, me të cilët është i rrethuar ky fshat në të dy anët. Nga 25 familje sa ishin dikur, sot kanë mbet vetëm dy. Halit Mehanja është njëri ndër banorët e mbetur. Ai ka thënë..

Read More »

Djali humbi jetën në vendin e punës, vjen rrëfimi i dhimbshëm i babait të 22 vjeҫarit

22 vjeҫari nga Suhareka humbi jetë në vendin e punës. Në kompaninë ku humbi jetën, Krenar Jemini punonte për të mbijetuar. Në maj të këtij viti do të mbushte 22 vjet. Por ai humbi jetën ende pa hyrë në muajin e ditëlindjes së tij. Krenar Jemini, nga Mushtishti i Suharekës, punonte në një kompani për shitjen e hidrokarbureve, për shkak të kushteve të vështira, të cilat e obliguan atë ta ndërprente edhe shkollën. Këtë e konfirmon babai i tij, Emini. Krenari humbi jetën në vendin e tij të punës gjatë së dielës. Por prindi i tij thotë se nuk dinte për rrezikun që ekzistonte. Nuk ishte hera e parë që Krenari kishte punuar në këtë kompani. Prindi i tij Emini, tregon pse ai dikur e ndërpreu punën. Emini ka shumë cka për të thënë për djalin e tij që humbi jetën në këtë moshë, por e ka të pamundur. Rëndë e përjetuan edhe familjarët e tjerë, të cilët e përshkruajnë Krenarin si një djalë të sjellshëm e punëtor. Bislim Muca nga kompania Lab-Oil tregoi si ndodhi rasti. Sipas Muces, 22 vje..

Read More »

Rrëfimi për gruan nga Podujeva që i shëron njerëzit me Kuran

Mjekësia popullore vazhdon të jetë prezente në Kosovë. E njohin nga e gjithë Kosova. Ajo është bërë ‘ilaç” për hallet e shumë familjeve nga i gjithë vendi. Bëhet fjalë 75 vjeçaren nga Podujeva, e njohur në atë rajon si ‘Zaha’, emër që njihet në gjithë Kosovën. Ajo “shëron” në mënyrë shpirtërore me anë të librit të shenjtë të myslimanëve. Nga Drenica kishte marrë rrugë bashkë me nënën e djalin e vogël për në Podujevë. Ajo kishte një hall, të cilin po shpresonte se do t’ia zgjidhë një grua e rreth të 70’tave në këtë qytet. E ulur në një karrige në një dhomë të vogël e të ngushtë, e moshuara priste e përcillte qytetarë nga e gjithë Kosova, që kishin marrë rrugën për te ajo. Me shami në kokë, tespihe e Kuran në duar zonja e quajtur ‘Zaha’ nga Podujeva thotë se i zgjidh hallet e njerëzve. Zonja nga Drenica, po kërkonte ndihmë te ‘Zaha’, për djalin e saj i cili thoshte se po ka problem në të ecur. “Jam ardhë se djali diçka po ka problem në të ecur. Nuk po lëshohet. I ka 2 vite edh..

Read More »

Qëndroi pa ngrënë tetë ditë rresht, vjen rrëfimi rrënqethës i minatorit të Trepҫës

Një minator i Trepҫës ka bërë një rrëfim mjaftë rrënqethës për ngjarjen që ka përjetuar ai vet. Sa herë që i afrohen derës së Trepçës, i kaplon emocioni i njëjtë sikur para 30 vitesh. Për tetë ditë rresht, minatorë nga e gjithë Kosova kishin qëndruar rreth 800 metra nën tokë në grevë urie, grevë kjo që i ktheu sytë e botës nga Kosova. E ndonëse kanë kaluar tri dekada që prej atëherë, pjesëmarrësit nuk e kanë harruar asnjë detaj nga ato ditë, dhe me krenari kujtojnë atë kohë. U sjellim rrëfimin e 59 vjeçarit, një prej grevistëve të ‘89-ës. 20 shkurti i çdo viti u kujton ditët që i kaluan rreth 800 metra nën tokë. Ani pse kanë kaluar 30 vite nga atëherë, minatorët nga e gjithë Kosova nuk kanë harruar detaje nga ditët që i kaluan pa ngrënë. Për tetë ditë rresht, mbi 1 mijë e 300 minatorë nga i gjithë vendi ishin bërë familje për njëri-tjetrin, e kishin vendosur të mos hiqnin dorë nga kërkesat e tyre me asnjë kusht. Por, minatorët që ishin në gjendje të vdisnin urie vetëm që të mbro..

Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së Rita Orës për luftën me kancerin

Nëna e Rita Orës ka rrëfyer për betejën e saj me kancerin e gjirit. Nëna e Rites nuk u është përmbajtur lotëve në emisionin “Loose Ëomen” kur ka folur për betejën me kancerin. Vera Sahatçiu, 55-vjeçare, ka bërë mastektomi pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2005. Nëna e tre fëmijëve ishte vetëm 39-vjeçare kur filloi të kalonte nëpër rrugëtimin e “vështirë. Vera ka folur për largimin nga Kosova dhe për karrierën e suksesshme si mjeke sa ishte në vendlindje. Rita ishte vetëm një vjeçare kur u shpërngul në Londër me familjen e saj. “Unë kisha kancer të gjirit në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët ishin të vegjël. Djali kishte vetëm shtatë vjet”, ka thënë Vera. “Ishte e vështirë kalimi në një vend tjetër dhe nuk dija të flisja anglisht. Në vendlindje isha mjeke dhe kisha karrierë të mrekullueshme”, ka shtuar nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora.

Read More »