Home / Tag Archives: rrejshem

Tag Archives: rrejshem

Veteranët e rrejshëm, ja kë e akuzon kryetari i OVL të UÇK-së.

Prokuroria ka nisur gjykimin rreth fryrjes së listave të UÇK-së. Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, i ka hedhur fajin për rastin “veteranët e rrejshëm” edhe politikës. Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se fajtor për fryrjen e listave të veteranëve nuk janë vetëm komandantët dhe Komisioni, por sipas tij edhe politika është fajtore, raporton lajmi. “Këtu nuk i kanë fajet vetëm komandantët, fajet i ka edhe politika. Unë nuk kam nevojë të flas me emra. Politika është dashur të jetë sot këtu bashkë me komandantët”, deklaroi Gucati. Sipas tij, ka qenë mirë që u mbajt sot kjo seancë, pasi siç u shpreh ai, “është mirë që sot është mbajtur kjo seancë dhe është dhe është ndarë shapi prej sheqerit”.

Read More »

‘Veteranët e rrejshëm’, ja çka do të ndodh sot në gjykatë.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e parë për “veteranë të rrejshëm”. Sot me fillim prej orës 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e parë në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm” që kur është ngritur aktakuza. Në këtë seancë pritet të diskutohet në lidhje me propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për masë të përkohshme për ndalimin e pensioneve për “veteranët e rrejshëm”. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale. Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që Gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensio..

Read More »

Gjithçka gati për rastin veteranët e rrejshëm, ja ҫfarë bëri Gjykata

Rasti i veteranëve të rrejshëm u bë rast shumë i përfolur në vendin tonë. Ftesa për pjesëmarrje në seancën e rastit ‘Veteranët e rrejshëm’ tashmë iu ka shkuar të dyshuarve të këtij rasti. Në fund të këtij muaji pritet të mbahet seanca ku do të vendoset kërkesa e Prokurorisë Speciale për masë të përkohshme lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’. Më 28 janar është caktuar të mbahet seanca e parë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se seanca lidhur me lëndën PKR.nr.230/18 është caktuar të mbahet me datën 28 janar 2019”, ka bërë të ditur Gashi. Nuredin Lushtaku i cili është një ndër të akuzuarit për këtë vepër penale, e ka pranuar për lajmi.net se ka marrë ftesë për pjesëmarrje në seancë. “Po kam marrë ftesë nga gjykata dhe do të paraqitem”, ka thënë Lushtaku. Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me Agim Çekun, Shkumbin Demaliajn dhe Shukri Bujën mirëpo nuk ka marrë përgjigje. Në shtator të vitit të kaluar lajmi.net..

Read More »