Home / Tag Archives: rrezoje

Tag Archives: rrezoje

Kjo është arsyeja pse PDK-ja nuk po mund ta rrëzojë qeverinë Haradinajn

Qeveria e Haradinajt po rrezikon të rrëzohet pasi që po përballet me një presion të madh. Ish-drejtori i ‘FOL’ dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës do ta rrëzonte menjëherë nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajn, por sipas tij nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse e dinë që në sondazhet e fundit janë jashtëzakonisht keq. Sipas Zogajt, Haradinaj e di këtë gjë dhe po e shfrytëzon jashtëzakonisht mirë, duke bërë rezistencë për heqjen e vendimit për taksën, edhe ndaj ndërkombëtarëve edhe ndaj PDK-së së Kadri Veselit. “Sikur PDK të ishte mirë me sondazhe, 5 minuta nuk do ta linte Ramushin kryeministër pas kësaj rezistence që po i bon për taksën”, thotë Zogaj, shkruan Gazeta Express. Ai thotë se këtë gjë tashmë e ka kuptuar mirë Haradinaj, i cili po e shfrytëzon sitautën për të luajtur edhe me PDK-në edhe me Thaçin. “Këtë e ka kuptuar mirë edhe Haradinaj dhe po e luan këtë lojë me mjeshtërinë e PDK-së dhe të Thaçit kundër tyre”, ka ..

Read More »

Nuk është Lista Serbe, por PDK ajo qe mund ta rrëzojë Qeverinë ‘Haradinaj’

Qeveria e Ramush Haradinajt mund të rrezohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kështu po pretendojnë në LDK. Partitë opozitare po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nuk dëshirojnë këtë qëllim ta arrijnë me votat e deputetëve të Listës Serbe. Së paku këto vota për ta rrëzuar Qeverinë po i refuzon Lëvizja Vetëvendosje, derisa Ismet Beqiri nga LDK-ja ditë më parë ka deklaruar se në rast të ngritjes së një mocioni votëbesimi partia e tij do të pranonte që edhe me votat e Listës Serbe të rrëzohej ajo Sipas Beqirit, nëse Qeveria është formuar me vota të kësaj partie është normale që ajo edhe të rrëzohet me to, shkruan Zëri. “Mocionin eventual të cilin do ta paraqesim, kushdo që na bashkëngjitet nuk do ta shikojmë i cilës parti është, sepse kjo Qeveri ka bërë një koalicion me votat edhe të shqiptarëve, edhe të komuniteteve tjera dhe nuk mund të thuhet se ju të tjerët nuk mundeni me vota të serbëve ta rrëzoni këtë Qeveri. Prandaj këto hipokrizi nuk mu..

Read More »

A do të mundet opozita ta rrëzojë Qeverinë “Haradinaj”?

Kalkulimi i vështirë i opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” Derisa lëkundjet në koalicionin PAN tashmë kanë dalë në shesh si shkak i taksës ndaj Serbisë, as partitë opozitare nuk po rrinë duarkryq. Ato janë në kërkim të votave të cilat do t’i mundësonin rrëzimin e qeverisë përmes një mocioni mosbesimi. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë thënë se cak i kanë votat e deputetëve shqiptarë të koalicionit, porse nuk e përjashtojnë as Listën Serbe. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ata nuk do t’i bëjnë lutje deputetëve serbë që t’u japin votat, por nëse ata shfaqin gatishmëri , nuk do t’i refuzojnë. Tha se kjo nuk është hakmarrje për ata që e rrëzuan Isa Mustafën nga pushteti me votat e serbëve, por se me votat e listës u krijua edhe kjo qeveri. Në Vetëvendosje thonë se janë në koordinim me LDK-në për mundësinë e një mocioni, sepse PSD-në nuk e konsiderojnë më opozitë. Albulena Haxhiu ka thënë se e mira do të ishte që Ramush Haradinaj ta rrëzonte..

Read More »