Home / Tag Archives: rrezoje

Tag Archives: rrezoje

Kjo është arsyeja pse PDK-ja nuk po mund ta rrëzojë qeverinë Haradinajn

Qeveria e Haradinajt po rrezikon të rrëzohet pasi që po përballet me një presion të madh. Ish-drejtori i ‘FOL’ dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës do ta rrëzonte menjëherë nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajn, por sipas tij nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse e dinë që në sondazhet e fundit janë jashtëzakonisht keq. Sipas Zogajt, Haradinaj e di këtë gjë dhe po e shfrytëzon jashtëzakonisht mirë, duke bërë rezistencë për heqjen e vendimit për taksën, edhe ndaj ndërkombëtarëve edhe ndaj PDK-së së Kadri Veselit. “Sikur PDK të ishte mirë me sondazhe, 5 minuta nuk do ta linte Ramushin kryeministër pas kësaj rezistence që po i bon për taksën”, thotë Zogaj, shkruan Gazeta Express. Ai thotë se këtë gjë tashmë e ka kuptuar mirë Haradinaj, i cili po e shfrytëzon sitautën për të luajtur edhe me PDK-në edhe me Thaçin. “Këtë e ka kuptuar mirë edhe Haradinaj dhe po e luan këtë lojë me mjeshtërinë e PDK-së dhe të Thaçit kundër tyre”, ka ..

Read More »

Nuk është Lista Serbe, por PDK ajo qe mund ta rrëzojë Qeverinë ‘Haradinaj’

Qeveria e Ramush Haradinajt mund të rrezohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kështu po pretendojnë në LDK. Partitë opozitare po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nuk dëshirojnë këtë qëllim ta arrijnë me votat e deputetëve të Listës Serbe. Së paku këto vota për ta rrëzuar Qeverinë po i refuzon Lëvizja Vetëvendosje, derisa Ismet Beqiri nga LDK-ja ditë më parë ka deklaruar se në rast të ngritjes së një mocioni votëbesimi partia e tij do të pranonte që edhe me votat e Listës Serbe të rrëzohej ajo Sipas Beqirit, nëse Qeveria është formuar me vota të kësaj partie është normale që ajo edhe të rrëzohet me to, shkruan Zëri. “Mocionin eventual të cilin do ta paraqesim, kushdo që na bashkëngjitet nuk do ta shikojmë i cilës parti është, sepse kjo Qeveri ka bërë një koalicion me votat edhe të shqiptarëve, edhe të komuniteteve tjera dhe nuk mund të thuhet se ju të tjerët nuk mundeni me vota të serbëve ta rrëzoni këtë Qeveri. Prandaj këto hipokrizi nuk mu..

Read More »

A do të mundet opozita ta rrëzojë Qeverinë “Haradinaj”?

Kalkulimi i vështirë i opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” Derisa lëkundjet në koalicionin PAN tashmë kanë dalë në shesh si shkak i taksës ndaj Serbisë, as partitë opozitare nuk po rrinë duarkryq. Ato janë në kërkim të votave të cilat do t’i mundësonin rrëzimin e qeverisë përmes një mocioni mosbesimi. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë thënë se cak i kanë votat e deputetëve shqiptarë të koalicionit, porse nuk e përjashtojnë as Listën Serbe. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ata nuk do t’i bëjnë lutje deputetëve serbë që t’u japin votat, por nëse ata shfaqin gatishmëri , nuk do t’i refuzojnë. Tha se kjo nuk është hakmarrje për ata që e rrëzuan Isa Mustafën nga pushteti me votat e serbëve, por se me votat e listës u krijua edhe kjo qeveri. Në Vetëvendosje thonë se janë në koordinim me LDK-në për mundësinë e një mocioni, sepse PSD-në nuk e konsiderojnë më opozitë. Albulena Haxhiu ka thënë se e mira do të ishte që Ramush Haradinaj ta rrëzonte..

Read More »

Lista Serbe e gatshme ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

Rrëzimi i qeverisë ka qenë një temë shumë e përfolur këtë vit. Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq ka thënë për televizionin përva se kjo Listë është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota. Në pyetjen se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës pasi që ata nuk morën pjesë në votimin për formimin Ushtrisë së saj, ai ka thënë se aktualisht nuk ka arsye që ata të jenë në sallën e Kuvendit. “Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bjerë“, ka thënë Igor Simiq

Read More »

Lekaj thotë se presidenti nuk mund ta rrëzojë Qeverinë

Rrëzimi i Qeverisë aktuale të Kosovës, vazhdon të mbetët një temë shumë e diskutuar në vend. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se përkundër që Presidenti dhe Kryeministri mund të kenë mendime të ndryshme, kjo nuk nënkupton se do të prishet Qeveria. Lekaj në RTV Dukagjini ka thënë se kompetencat e institucioneve janë të ndara. “Kjo e jep sharmin e demokracisë sepse Haradinaj dhe Thaçi kanë mendime të ndryshme. Zërat e opozitës janë të kuptueshme sepse ata nga dita e parë kanë thënë se Qeveria nuk i bën as tre muaj, ndërsa ne tanimë e kemi kaluar një vit…Nëse opozita i ka numrat në shkojmë në zgjedhje”. Ministri i Infrastrukturës tha se nuk beson se Thaçi mund të rrëzojë Qeverinë duke i dhënë një goditje e re Kosovës. “Çka fiton shteti i Kosovës nëse Presidenti rrëzon Qeverinë?…Ai asnjëherë nuk e ka përmend se do të shkojmë në zgjedhje”, tha ai. Pal Lekaj thotë se PDK ka qëndrim të çartë se ky koalicion do të vazhdojë..

Read More »

Opozita nuk arrin ta rrëzojë Qeverinë e Haradinajt

Qeveria e Haradinajt nuk do të rrëzohet pasi nuk janë arritur votat e nevojshme për një veprim të tillë. Opozita ka dështuar në testin e saj për të parë se sa deputetë janë për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Rezoluta e LDK-së dhe VV-së me të vetmen pikë ku kërkohej dorëheqja e qeverisë për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja, ka marrë vetëm 36 vota pro. Në sallë ishin 61 deputetë, ndërsa votuan vetëm 37. Një votë ishte abstenim. Kryesuesi, Kujtim Shala, tha se votimi ishte jo i vlefshëm dhe ka ndërprerë seancën

Read More »

Lista Srpska do ta rrëzojë Qeverinë? Flet nënkryetari i AAK-së

Lista Srpska ka deklaruar se do ta rrëzojë Qeverinë aktuale të Kosovës. E kjo gjë ngjalli reagime nga më të ndryshme Muharrem Nitaj nuk beson se opozita dhe Lista Srpska mund ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës. Thotë se Haradinaj shkon në shtëpi vetëm nëse vetë dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Deputeti i AAK-së në një bisedë për Gazetën Express ka shpjeguar edhe më shumë se pse Haradinaj e kishte krahasuar veten me macen kur kishte folur për rrëzimin e tij dhe të Qeverisë. Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, deklaron se nuk i beson mundësisë që votat e Listës Srpska të jenë vendimtare për të rrëzuar Ramush Haradinajn nga pozita e Kryeministrit. Të vetmen mundësi për të shkuar Haradinaj në shtëpi, Nitaj po e sheh rrëzimin e vetvetes. Këto komente nënkryetari i AAK-së i ka bërë duke iu përgjigjur konstatimit të Nënkryetarit të LDK-së (Lutfi Hazirit) se Srpska e ka bërë Haradinajn Kryeministër dhe e njëjta mund edhe ta shkarkojë. “Zoti Haziri e ka gabim. Zoti Haradinaj ka qenë kandi..

Read More »

A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj thotë se zgjedhjet janë larg pavarësishtë kërcnimeve nga Lista Serbe për të rrëzuar qeverinë Haradinaj. Ai ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe” dhe se serbët ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, siç thotë ai, janë qytetarë të Republikës së Kosovës. “Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Lekaj. Lekaj po ashtu ka thënë se nuk kanë frik nga zgjedhjet, për te cilat thotë se ato janë larg. “Ne do vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht që çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”..

Read More »

Opozita planifikon ta rrëzojë Thaçin në tetor

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se opozita po vazhdon përgatitjet për paraqitjen e një mocioni në Kuvendin e Kosovës, për rrëzimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit. Beqiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se opozitës aktualisht i duhen vetëm edhe katër vota për ta arritur qëllimin e saj. Ai ka bërë të ditur se opozita është në bisedime me disa deputetë të koalicionit qeverisës të vendit, për të siguruar votën e tyre për mocionin kundër Thaçit. Sipas tij, që të gjithë këta deputetë janë të të njëjtit subjekt politik. Por, Beqiri nuk ka pranuar të thotë se për cilën parti bëhet fjalë. Ai ka bërë të ditur se këta deputetë, ndonëse “nuk kanë premtuar votën e tyre, kanë shprehur pakënaqësi të mëdha” me Thaçin. Beqiri është shprehur optimist se këta deputetë do të mbështesin mocionin e opozitës, ndonëse ka shprehur dyshimet e tij se ata, siç është shprehur ai, “mund të shantazhohen”. Sekretari ..

Read More »