Home / Tag Archives: serbisë

Tag Archives: serbisë

Me apo pa taksë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Lideri i Partisë Liberaldemokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë menjëherë. Sipas tij kushti i vënë nga Serbia që taksa 100% të largohet dhe dialogu të vazhdojë nuk është pengesë. I njëjti lider serb i cili përkrah pavarësinë e shtetit të Kosovës shtoi gjithashtu se, me ose pa taksë, dialogu në mes dy vendeve do të vazhdojë, transmeton Indeksonline. Jovanoviq nuk ngurroi të deklarojë se ndërprerja e dialogut i solli Serbisë dëme dhe se negociatat me shtetin e Kosovës duhet vazhduar. “Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut. Ndërprerja e dialogut gjatë vitit të kaluar na solli vetëm pasiguri, taksa të paarsyeshme dhe rritjen e rrymave nacionaliste dhe ekstremiste në të dyja anët”, tha Jovanoviq

Read More »

Presidenti kërkon që të hiqet taksa ndaj Serbisë

Taksa prej 100% për produktet serbe vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar. Presidenti Hashim Thaçi, në prag të 11 vjetorit të Kosovës në një intervistë ka thënë se liria dhe pavarësia e shtetit tonë janë produkt i SHBA-së dhe rezistencës së zhvilluar në Kosovë. Ai ka shtuar se çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me SHBA-në dhe BE-në ka dalur fituese duke shtuar se “ padyshim do ti respektojmë këshillat nga ta”. Këtu duke kërkuar pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria “Haradinaj”. “Kosova është me fat që e kemi popullin më proamerikan në botë, nuk duhet të lejojmë të kemi qasje të gabuar me rapoertin me SHBA-të”, tha Thaçi. Edhe pas presionit të Amerikës dhe BE-së nuk dihet nëse taksa do të pezullohet. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Read More »

Taksa ndaj Serbisë, dy kamionë me mallra serbe kapen në Zubin Potok

Taksa ndaj produkteve serbe, ka shtuar përpjekjet e kontrabdnës përmes rrugëve ilegale. Kështu, sot dy kamionë me mallra serbe kanë arritur që të hyjnë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Kamionët me targa të Serbisë, janë gjetur të parkuar në Sarpel të Zubin Potokut nga njësia policore patrulluese. Sipas raportit të Policisë njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt). “Njësia policore patrulluese ka hasur në dy kamion me targa të Serbisë të parkuar në lokacion e lartcekur. Kamionët e parkuar kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. Njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt)”, thuhet në raport. Për këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.

Read More »

Struktura paralele të Serbisë ende në Kosovë

11 vjet shtet, por në Kosovë ende po vazhdojnë të jenë prezente strukturat paralele të Serbisë. Strukturat paralele të Serbisë vazhdojnë të jenë funksionale edhe në Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës. Dialogu i Brukselit nuk i ka shuar këto struktura joligjore. Ndonëse janë bërë 11 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, strukturat paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të jenë funksionale. Një gjë të tillë e ka pohuar për “Zërin” edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, e cila ka thënë se në veri të vendit ende ka struktura paralele në fushën e arsimit e të shëndetësisë Megjithëkëtë, sipas saj, procesi i negociatave ka kontribuar dukshëm në shuarjen e strukturave që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë. Edhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë deklaruar për “Zërin” se negociatat Kosovë – Serbi kanë ndihmuar në integrimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës. Por, përfaqësues të opozitës vler..

Read More »

Krasniqi flet për taksën ndaj Serbisë, ja ҫfarë thotë

Muaj më parë Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% për produktet nga Serbia. E kjo padyshim se u prit me komente e reagime nga më të ndryshmet. E rreth kësaj ҫëtshje ka folur edhe Jakup Krasniqi, i cili vlerëson se presioni nga Ëashingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi. Por, ai ka thënë se duhet të shqyrtohet pezullimi i taksës për një kohë, pasi kjo po kërkohet nga aleatët ndërkombëtar. “Meqë çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet”, ka thënë Krasniqi në TV 21. Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashk..

Read More »

Shaqiri nuk mund ta harroj golin ndaj Serbisë, ja si e kujton atë

Xherdan Shaqiri vazhdon të emocionohet kur kujton golin ndaj Serbisë. Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon t’i ketë kujtimet e freskëta për golin që i shënoi Serbisë në Kupën e Botës në Rusi. Ashtu siç ishte i veçantë ai moment për të, që ende s’e ka harruar dhe vazhdon ta kujtojë – ka qenë i veçantë edhe për shumë shqiptarë anembanë botës. 27-vjeçari ka publikuar tani një foto në Instastory duke festuar pas golit që i shënoi Serbisë në Botërorin e Rusisë. Shaqa shënoi për 2-1 në minutat e fundit të takimit, dhe festoi atë gol me shqiponjë, çka mori vëmendjen e gjithë botës. Në këtë ndeshje, gol shënoi edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithashtu e festoi atë duke bërë shqiponjën dy krenare.

Read More »

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj bënë një propozim të papritur

Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e taksës duhet të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se mundësia e vetme për largimin e taksës ndaj Serbisë është dialogu, ku aty të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Haradinaj në një deklarim për media ka thënë se çështja e taksës duhet të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi. “Në fakt e kam një qëndrim më ndryshe. Nuk duhet të kushtëzohet dialogu, duhet të ulët dhe të diskutohet edhe për taksë. Sepse janë tema që ndërlidhen mes vete”, ka deklaruar Haradinaj.. “Pa e ditur se çfarë është marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse, është vështirë me u përzgjedh një temë”, ka deklaruar më tej. Haradinaj po ashtu ka deklaruar se Gjermania qartazi është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës. Po ashtu ka thënë se edhe dy senatorët amerikan nuk e preferojnë një lëvizje të tillë. “Berlini është i sa..

Read More »

Molliqaj: Kosova nuk do të shkojë me ‘duar në xhepa’ para Serbisë

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Kosova nuk do të shkojë më” Me duar në xhepa” para Serbisë në Dialog, dhe për herë të parë Kosova ka vija të kuqe,ka synime dhe kërkesa nga dialogu. Molliqaj tha se përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces, shkruan ORAinfo. Statusi i plotë i Molliqajt KOSOVA NUK DO TË SHKOJË MË “ME DUAR NË XHEPA” PARA SERBISË NË DIALOG Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu. Gjithmonë në dialog është përcjellur platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces. Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën . Ecim përpara PSD

Read More »

Në takimin në Strasburg Haxhiu tregon nëse do të hiqet taksa ndaj Serbisë

Sot është mbajtur një takim në Strasburg. Aty u diskutua për bisedimet me Serbinë dhe taksën ndaj produkteve serbe. Takimi është zhvilluar ndërmjet deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendi të Kosovës. Pas këtij takimi palët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve. Të pranishme në këtë takim kanë qenë edhe deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të cilat e kanë bërë të qartë që në dialogun e Brukselit me Serbinë, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pa prekshëm. “Sot në Strasbourg, së bashku me deputetë të Parlamentit Evropian, diskutuam pikëpamjet tona për relacionet në mes të Kosovës dhe BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave. Prezantuam qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet në formatin shtet me shtet, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta dhe i cili rezulton ..

Read More »

Thaҫi tregon se ҫfarë do të ndodh nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë

Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët ndër temat më të diskutuara. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u ballafaquar e konfrontuar me Perëndimin, Kosova do të mbetet e izoluar. Ai ka thënë se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë atëherë ndaj Kosovës mund të merren masa. “Vazhdimësia e kësaj gjendje nuk do t’i sjellë të mira Kosovës, institucioneve të venndit. Mund të kemi masa që do të mund të ndërmerren ndaj Kosovës nga aleatët. Nga BE-ja nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe mund të ketë masa shqetësuese për qytetarët dhe shtetin”, ka thënë Thaçi në “Debat” të RTK-së. “Unë punoj që kjo gjendje që të tejkalohet”.

Read More »