Home / Tag Archives: shkembim

Tag Archives: shkembim

Icardi tek Manchester United, në shkëmbim të super-yllit

Interi duket se po e mendon një super-transferim në afatin e radhës. Mauro Icardi mendohet të transferohet në ‘Old Trafford’ tek Manchester United, në shkëmbim të Romelu Lukakut. ‘Mirror’ shkruan se reprezentuesi belg ka qenë shënjestër e skuadrës nga Serie A për një kohë të gjatë. Në anën tjetër, skuadra ‘zi kaltër’ nuk po arrin të gjejë një rrugë për marrëveshjen me sulmuesin Icardi, për rinovimin e kontratës. Tek United, që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stolit, Lukaku më shpesh e ka gjetur vetën në bankën rezervë. Mbetet të shihet nëse ky plan do të mbetet vetëm në letër, apo nëse do të ketë ndonjë hap për të konkretizuar diçka.

Read More »

Jo shkëmbim territoresh, por ndarje e Kosovës, gjithҫka e paraqitur përmes dy hartave

Shkëmbimi i territoreve, ka qenë dhe po vazhdon të mbetët temë shumë e përfolur në vend dhe jo vetëm. Politikologu, Shkodran Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka paraqitur dy hartat e propozuara nga Akademia Serbe, për ndarjen e Kosovës. Në dy hartat e publikuara, shihet se propozimet e Akademisë Serbe, parashohin vendosjen e kufijve deri në Deçan dhe Ferizaj, ndarje kjo e thellë e Kosovës. Siç shkruan Ramadani, bazuar në këtë ide, Lugina mbetet jashtë Kosovës, pra nuk është shkëmbim i territoreve por ndarje e Kosovës. Ramadani e ka quajtur këtë një kontrast të madh me idetë që po qarkullojnë aktualisht, duke thënë se ato parashohin shkëmbim territoresh me sipërfaqe shumë më të vogla, se sa nga ajo që paraqitet në këto harta. Postimi i plotë: Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves. Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj. Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec k..

Read More »

Mediat e huaja e zbulojnë pse Thaçi po kërkon shkëmbim të territorit

Presidenti Hashim Thaçi po kërkon shkëmbim të territorit me Serbinë për pranim në Bashkimin evropian (BE). Kështu raporton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung” sipas sëcilës, Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë se kjo do t’ia mundësojë Kosovës dhe Serbisë hyrjen në BE dhe NATO. “Nuk do të ketë kufi monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, tha ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi në vitet e 90-a për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Tensionet në veri të Kosovës janë një nga arsyet për lidhjen e një marrëveshjeje me Serbinë së shpejti. “Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë..

Read More »

Tahiri: Ideja për shkëmbim territoresh nuk është e Thaçit, por është ide e vjetër serbo-ruse

Edita Tahiri thotë se presidenti Thaçi ka hyrë në skenarë të rrezikshëm për vendin. Ish-udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, është e befasuar me përbërjen e Ekipit negociator. Ky ekip, sipas saj, përveç që është jo legjitim, nuk ka një përgatitje serioze dhe një platformë të qartë për dialogun. Tahiri, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se duhet të gjendet një rrugë që në këtë ekip të përfshihen edhe dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, e si zgjidhje për gjithëpërfshirje në këtë proces, e sheh formimin e një qeverie uniteti. Ideja për shkëmbim territoresh, sipas Tahirit, nuk është e presidentit Hashim Thaçi, por është ide e vjetër serbo-ruse. Sipas saj, në kohën sa udhëhiqte bisedimet në Bruksel, ka pasur tendenca jozyrtare nga pala serbe që të përfshihen kufijtë. Sipas Tahirit, presidenti Thaçi ka hyrë në skenarë të rrezikshëm për vendin, derisa thotë se po manipulon me përkrahjen e SHBA-së. Tahiri ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të l..

Read More »

Kërkohet vazhdimi i dialogut, edhe ky shtet është kundër idesë për shkëmbim të territoreve,

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës. Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express. Lajçak thotë se shteti i tij e ka bërë të qartë pozicionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje edhe BE-ja dhe NATO kanë reaguar ashpër. Në këtë intervistë, Lajçak ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë. “Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëm..

Read More »