Home / Tag Archives: shtrenjta

Tag Archives: shtrenjta

Pesë transferimet më të shtrenjta në Itali, prin Milani

Pas një muaji plot tension, tregu i transferimit në Serie A është mbyllur zyrtarisht. Skuadrat italiane kanë shpenzuar mjaftë para për të forcuar skuadrat e tyre, shkruan ORAinfo. Milani ëhstë skuadra që më së shumti ka shpenzuar në këtë afat të transferimeve. Më poshtë janë pesë transferimet më të shtrenjta të përfunduara gjatë muajit. 5. Andreë Gravillon (Pescara-Inter): 7.5 milionë euro 4. Hamed Junior Traorè (Empoli-Fiorentina): 12 milionë euro 3. Manolo Gabbiadini (Southampton-Samp): 12 milionë euro 2. Lucas Paqueta (Flamengo-Milan): 35 milionë euro 1. Krzysztof Piatek (Genoa-Milan): 35 milionë euro. /ORAinfo/

Read More »

Këto janë shitjet më të shtrenjta të Real Madridit

Real Madridi njihet për transferime të mëdha e të shtrenjta. ‘Los Blancos’ gjatë viteve të fundit jo pak herë kanë vendosur rekorde në tregun e transferimeve duke afruar yje të futbollit si Zinedine Zidane, Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Por, viteve të fundit, Real Madrid ka filluar edhe të shesë lojtarë me çmime të larta. Rasti i fundit është Cristiano Ronaldo, që për 117 milionë euro u transferua te Juventus. Portugezi është lojtari më i shtrenjtë që ka shitur Real Madrid. Listën me lojtarët më të shtrenjtë të shitur nga Real Madrid e gjeni në pjesën e mëposhtme: 1. Cristiano Ronaldo (Juventus -117 milionë euro) 2. Alvaro Morata (Chelsea – 80 milionë euro) 3. Angel Di Maria (Man Utd – 75 milionë euro) 4. Mesut Ozil (Arsenal – 47 milionë euro) 5. Robinho (Man City – 43 milionë euro) 6. Gonzalo Higuain (Napoli – 39 milionë euro) 7. Nicolas Anelka (PSG 34.5 milionë euro) 8. Danilo (Man City – 30 milionë euro) 9. Michael Oëen (Neëcastle United – 25 milionë euro) ..

Read More »

Lum ajo që e ka, Çenari e mbulon me dhurata të të shtrenjta Almedën

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saysiman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda ka zbuluar gjininë e fëmijës pak kohë më parë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës. Së fundmi çifti ka blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar jo pak, por 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë të vitit dhe një kopësht shumë të madh.Mediat turke raportojnë gjithashtu se një dhuratë tjetër që Tolgahan i ka bërë Almedës, është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e të cilës kanë kushtuar 50 mije dollarë. Përveç kësaj ai ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen.Duket se dhuratat do të vazhdojnë edhe për shumë kohë për Almedën në këtë pritje të ëmbël.

Read More »

Vajzat e Lutfi Hazirit blejnë këpucë të shtrenjta

Lotina Haziri është njëra nga vajzat e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. E ato sikurse edhe shumë fëmijë të politikanëve bëjnë jetë luksoze. Vet Lotina ka publikuar disa pamje në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet se ka dal për pazar. Në këto imazhe, shohim dyqanet e shtrenjta ku ajo po kryen blerje dhe po ashtu këpucët e tilla të shtrenjta. “Ne i zgjodhëm të kuqet” ka thënë Lotina duke ju referuar fotografisë ku shohim të njëjtat këpucë vetëm me ngjyra të ndryshme.

Read More »

Perez synon blerjet më të shtrenjta në histori, 500 milionë euro për 3 blerje

Largimi i Ronaldos, mungesa e golave e rezultatet e dobëta kanë bërë që Florentino Perez të planifikojë transferimet më të mira në historinë e klubit të Realit. Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid synon transferimin e ‘galaktikëve’, duke përmendur tre emra të mëdhenj. “Mundo Deportivo” shkruan se Neymar, Paul Pogba dhe Eden Hazard janë në listën e Florentino Perez për t’i sjellë në “Santiago Bernabeu”. Transferimi i këtyre lojtarëve do të shndërronte Real Madridin në një skuadër me shumë yje, por transferimi i tyre, do t’i kushtonte Perezit jo më pak se 500 milionë euro. Rreth 250 milionë euro kërkon lëvizja e Neymarit, 100 Pogba, ndërsaHazard jo më pak se 150 milionë euro.

Read More »

Dhjetë drekat e shtrenjta të Shpend Ahmetit kushtojnë afër 5 mijë euro

Me mijëra euro janë shpenzuar edhe këtë vit për dreka zyrtare nga komunarët e Prishtinës. Rreth 4 mijë e 500 euro është shuma e parave që janë shpenzuar për dhjetë drekat zyrtare që janë organizuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Dreka që ka kushtuar më së shumti ka qenë ajo për Ditën e Gruas, 8 Marsin, për të cilën janë shpenzuar 1 mijë e 200 euro. Ushqimet kryesore që janë servuar në këto dreka janë rizoto me fruta, biftek viçi dhe sallata me mish pule, derisa prej pijeve kryesore është edhe e preferuara e Ahmetit, Coca-Cola Zero, shkruan Gazeta Express. Hera e parë kur ishte bërë publike se pija e preferuar e Shpend Ahmetit është Coca-Cola Zero, ishte marsi i 2017-ës, kur ishte fotografuar në jahtin milionësh të Devollëve. Por, që prej atëherë shija e të parit të Prishtinës nuk ka ndryshuar. Ai edhe sot e kësaj dite duket se vazhdon ta konsumojë këtë pije. Së paku, kjo është pija që figuron në pothuajse gjithë faturat e pagesave për dreka/darka zyrtare për periudhën jan..

Read More »

Nuk do ta besoni sa të shtrenjta janë atletet e Morena Tarakut

Këngëtarja Morena Taraku dihet tashmë se shpenzon shumë për veshje. Njësoj ka bërë edhe së fundi, ku modelja ka treguar në Instagram një palë atlete të reja që sapo ka blerë. Ndërsa vërehet se këto atlete janë të firmës Louis Vuitton, atëherë këto duhet të jenë me çmim shumë të lartë. E ashtu edhe është, pasi pikërisht në faqen e firmës së njohur tregon se këto atlete me emrin ‘LV Archlight Sneaker’ kushtojnë hiç me pak se 1,090 dollarë!

Read More »

Pacolli thotë se ka fjetur në hotele të shtrenjta me paratë e tij

Në një postim të tij Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka kontestuar faturat e shpenzimeve në emër të tij të bëra nga buxheti i Kosovës. “Po lexoj prapë për disa “shpenzime” që gjoja unë paskam bêrë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhe nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mija” ka shkruar Pacolli. Ai ka shtuar se ka qindar fatura që i ka paguar me paratë e tij. “Janë shumë qindra mija euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mija private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpenzimet e larta të mjetit tim të transportit. Madje, nga llogaritë e mija kam paguar në shumë raste edhe për delegacionet por edhë për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës. Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen ..

Read More »

Me para të shtetit në hotele të shtrenjta

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, kishte paguar pagur për dy ditë qëndrim në një hotel në Francë plotë 1 mijë e 274 euro me para të shtetit. Ai kishte qëndruar në Paris të Francës me 28 tetor deri më 30 tetor 2011. Fatura e hotelit për këto dy ditë qëndrimi në Paris, i kishte kushtuar shtetit 1 mijë e 274 apo 637 euro për një ditë/natë në hotelin “Raphael” në kryeqytetin francez. Para Parisit ai kishte qëndruar edhe në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë. Aty Pacolli kishte qëndruar për 3 ditë, nga 23 tetori deri më 26 tetor dhe kishte paguar 530 euro apo 176 euro për një ditë/natë në hotel “Hilton”. Në një letër të gjatë, gjatë ditës së djeshme, Pacolli kishte shkruar se gjatë periudhës kur janë kryer shpenzimet në dosjen SaHanShefi ai nuk kishte shpenzuar para të shtetit. “Unë nuk kam marrë as rrogë; as mëditje dhe shpenzimet e hoteleve dhe shumicën e madhe të biletave të udhëtimeve zyrtare i kam paguar poashtu nga xhepi; nuk kam pasur makinë zyrtare dhe nuk kam konsumuar as n..

Read More »

Majk dhe Geti me veshje super të shtrenjta në klipin e ri, zbulohen shifrat e çmimeve

Reperi i njohur Majk, ka publikuar së fundmi bashkëpunimi e tij më të ri me reperin Getoar Selimi. “Paris Milano” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është vazhdimësi e dy bashkëpunimeve të tyre shumë të suksesshme “S’jena mo” dhe “Ajo”. Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi, i cili është xhiruar në Mal të Zi. Si çdo herë, dy reperët në fjalë u shfaqën mjaft me stil në paraqitjet e tyre në klip, teksa duket të kenë harxhuar mjaft. Një nga robdeshamberët, me të cilin Majk shfaqet në një nga skenat në klip, kap shifrën e 2885 eurove. Kjo veshje i takon markës Versace. Ndërkohë, diçka më pak ka shpenzuar miku i tij, reperi Getoar Selimi, i cili në pantallonat e shkurtër dhe bluzën e bardhë me lule, ka shpenzuar hiç më pak se 985 euro. Kjo veshje i përket markës së njohur tregtare “Stella McCartney”. The post Majk dhe Geti me veshje super të shtrenjta në klipin e ri, zbulohen shifrat e çmimeve appeared first on ABC24.AL.

Read More »