Home / Tag Archives: speciale

Tag Archives: speciale

Njësisë Speciale i shtohen edhe 82 zyrtarë policorë

Njesisë Speciale iu kanë shtuar edhe 82 zyrtarë policorë. Sot, në kampin Vrella, u mbajt ceremonia zyrtare e certifikimit të tetëdhjetë e dy (82) zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kaluan trajnimin (10) javorë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative, të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, përfshirë …

Read More »

Gjykata Speciale fton për intervistim komandant ‘Hoxhën’

Po vazhdojnë të vijnë ftesat nga Gjykata Speciale për ish-drejtuesit e UÇK-së. Gjykata Speciale në dhjetor të vitit të kaluar dërgoi ftesat e para për intervistimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Intervistimet nisen në janar të këtij viti, të cilat po vazhdojnë edhe sot. Një ftesë e tillë për intervistim i ka ardhur edhe Ismet Tarës i njohur si komandant “Hoxha”. Ai më 2 mars ditën e diel do të niset për në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale. Lidhur më këtë ai ka kërkuar qytetarët që të dalin për ta përcjell atë. Letra e tij e plotë: FTESË BASHKËQYTETARËVE, BASHKËLUFTËTARËVE TË MI SI DHE TË GJITHË DASHAMIRËVE TË KOMBIT TIM Edhe pse liria pas vitit 1999 erdhi, pushtetarët tanë nga pushteti i parë e deri tek ky i fundit, ata i hutoi pushteti, lakmia për pasuri dhe jeta luksoze e tyre dhe familjarëve të tyre, ata dita ditës filluan ta zbehin lirinë tonë derisa u bënë të pushtetshëm si carat dhe krajlat e dikurshëm.E në fund pas 9 vitesh atyre ju ra ndërmend që me 17 S..

Read More »

Gjykata Speciale, ja sa ftesa ka dërguar deri tani për për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Tema e Gjykatës Speciale është rikthyer përsëri. Gjykata Speciale nga fundi i vitit të kaluar, ka filluar të dërgoj ftesa për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani, në Hagë kanë dhënë dëshmitë e tyre Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, derisa disa prej të ftuarve janë intervistuar në Prishtinë, shkruan Indeksonline. Në mesin e të intervistuar në Prishtinë, është edhe Sylejman Selimi, i cili u mor në pyetje, pak ditë pasi u lirua nga burgu i Dubravës. Detaje për ftesat e Speciales, ka dhënë njëri ndër avokatët që po mbron disa prej të ftuarve, Tomë Gashi. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se deri më tani janë mbi 25 ftesa të konfirmuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë të ftuar nga Gjykata Speciale dhe shumica prej tyre janë të dyshuar. “Tani po vërtetohet se persona të caktuar kanë marr ftesa edhe para dy muajsh e me tepër dhe ka qene në diskrecionin e tyre që të vendosin se a do ti bëjnë publike apo jo, dhe një pjese e atyre që janë intervist..

Read More »

Detaje të reja nga i arratisuri i Gjykatës Speciale, flet familja e Remzi Shalës

Remzi Shala ishte ftuar për intervistim nga Specialja. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, vazhdon të jetë në arrati, përderisa askush nuk tregon për vendndodhjen e tij. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net. Remzi Shala, ishte ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitej më 17 janar të vitit 2019 në këtë gjykatë në Hagë. Mirëpo, prej momentit kur Shala e ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ai është arratisur nga Kosova dhe askush nuk tregon asgjë për vendndodhjen e tij. Përveç ftesës nga Gjykata Speciale, për Shalën edhe Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër-arrest për krime lufte. Në lidhje me këtë urdhërarrest është në dijeni edhe pala mbrojtëse e tij mirëpo, ata vazhdojnë të mos e dinë vendndodhjen e tij. Liridon Bullakaj, bashkëpunëtori i avokatit Natal Bulla..

Read More »

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, në muajt e parë të këtij viti

Ka dy vite që është funksionalizuar Gjykata special dhe deri në fund të vitit të kaluar nuk janë bërë publike ftesat e para nga kjo gjykatë. E gjatë këtyre muajve të parë të këtij viti pritet të ngriten edhe aktakuzat e para. Dy vite më parë, Gjykata Speciale u funksionalizua ndërsa në fund të vitit të kaluar u bënë publike disa nga ftesat e para të kësaj gjykate. Pasi të përfundojnë intervistimet, muajt e ardhëm pritet që kjo gjykatë t’i ngritë aktakuzat e para. Avokati Tomë Gashi, beson se në muajt e ardhshëm aktakuzat e para do të jenë të ngritura, por ka theksuar se këtë gjë e dinë saktë vetëm prokurori. “Meqenëse tanimë dihet se janë intervistuar më tepër se ish 10 pjesëtarë të UÇK-së nga Gjykata Speciale, prokurori ka pas të drejtë që të përzgjedh marrjen në pyetje të tyre. Ata të cilët janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve ata i ka marrë në pyetje gjatë hetimeve që të ja u jap mundësinë për sqarimet e caktuara nëse i kanë para ngritjes së akuzave. Unë besoj se brenda disa ja..

Read More »

Ja kur do t’i sjellë akuzat e para Gjykata Speciale

Qershori pritet të jetë muaji kur Gjykata Speciale do t’i sjellë akuzat e para. Muaji qershor mund t’i sjellë aktakuzat e para nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, teksa vlerësohet se edhe liderët shtetërorë mund të jenë të ftuar nga Gjykata Speciale. Ndërkohë ish-gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj do të intervistohet nga prokurori i specializuar më 1, 2 dhe 3 mars të këtij viti. Në qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës Speciale mund t’i ngrejë aktakuzat e para si pasojë e dëshmive të mbledhura tashmë disa vite, shkruan Zëri. Njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë që puna e Gjykatës Speciale po shkon duke u intensifikuar dhe numri i ftesave do të rritet në muajt në vazhdim. Sipas tyre, në mesin e të ftuarve të Speciales do të jenë edhe persona të cilët janë përmendur në raportin e senatorit Dick Marty, e rrjedhimisht ftesë mund të marrin edhe liderët shtetërorë. Vargut të ftesave nga Gjykata Speciale më 11 shkurt të këtij viti i është shtuar ..

Read More »

Ish-luftëtari i UÇK-së, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar ftesën e radhës për intervistim. I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë, e cila ka njoftuar se Gashi do të intervistohet ditën e nesërme. Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut. Isuf Gashi është invalid i luftës i cili u plagos rëndë në vitin 1998.

Read More »

Miratohet ankesa e Prokurorisë Speciale në rastin e Qemajl Mustafës dhe 38 të tjerëve

Gjykata e Apelit e miraton ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e 39 të akuzuarve. Kjo gjykatë e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e Qemajl Mustafës dhe 38 të akuzuarve tjerë. Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.11.2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor. “Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Q.M., H.D., V.G.,Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., H.M., F.H.,D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q.,M..C.-Sh, I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M.,N.S., Z.F., A.M. dhe N.J., akuzohen për krim të organizuar, lidhur më veprën penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A., dhe A.S akuzohen për veprën penale krim i organizuar lidhur më ..

Read More »