Home / Tag Archives: sylejman

Tag Archives: sylejman

Sylejman Selimi merr një dhuratë të çmuar nga Bekim Jashari

Sylejman Selimit i dhurohet stema e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjat ditës së sotme është takuar me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Jashari tha se kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë. “Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë”. “Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

Read More »

Tomë Gashi zbulon në çfarë cilësie u intervistua Sylejman Selimi

Ende pa kaluar dy javë nga lirimi nga burgu, ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është intervistuar sot në zyret e Gjykatës Speciale në Prishtinë. Në një konferencë për media, avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi ka thënë se rasti i ftesave ka qenë shumë specifik deri në ditën e sotme. “Sylejman Selimi ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij, e ka dhënë deklaratën në orën 09:00 në zyret e Speciales në Prishtinë. Ai ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt, nuk ka qenë kërkesa të merret në pyetje në Hagë. Ai i ka dhënë gjitha shpjegimet që janë kërkuar prej tij”, ka thënë Gashi, përcjell lajmi.net. Sipas avokatit, Selimi është ftuar në cilësin e të dyshuarit. “Secili që është në cilësinë e të dyshuarit nuk mund të bëhet publike se për çfarë është marrë në pyetje, ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme”, ka shtuar Gashi. Gashi ka thënë se intervista ka zgjatur fare pak rreth një orë.

Read More »

Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale po vazhdon me intervistimin e drejtuesve të UÇK-së. Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi ka dhënë sot deklaratë për Gjykatën Speciale në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur, avokati i Selimit, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook. Më poshtë postimi i Gashit pa ndërhyrje: KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje.

Read More »

Konfirmohet: Sylejman Selimi merr ftesë nga Gjykata Speciale

Sylejman Selimi do të intervistohet nga Specialja. Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi e ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij. “Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7. ‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi. Ditë më parë Selimi është liruar me kusht. Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Read More »

Rrëfimi i Sylejman Selimi për emrin e UÇK-së, ja si ndodhi ngjarja

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur për fillimin e veprimtarisë së UÇK-së. Selimi ka zbuluar në emisionin “Pressing”, se UÇK-ja e ka marrë emrin e saj në vitin 1994. Selimi ka thënë se nuk e di se kush e ka pagëzuar UÇK-në me këtë emër. Ai ka deklaruar se për këtë emër ka dëgjuar për herë të parë nga komandanti Adem Jashari.

Read More »

Sylejman Selimi i shkon në ‘konak’ Isa Mustafës, ja çka biseduan

Sylejman Selimi i ka shkuar në ‘konak’ liderit të LDK-së, Isa Mustafës. Në shtëpinë e të parit të LDK’së, Isa Mustafës sot gjatës ditës kanë qëndruar ish’komandanti i UCK’së, Sylejman Selimi dhe deputeti Anton Quni. Mustafa ka shkruar në Facebook, se Selimi është interesuar për shëndetin e tij, ndërkaq, i pari i LDK’së, tha se i ka shprehur gëzim për lirim nga burgu Selimit. “Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës”, ka shkruar ai.

Read More »

Sylejman Selimi merr ofertë nga Haradinaj, për këtë post në Qeveri

Duket se Sylejman Selimi do të bëhet pjesë e Qeverisë aktule të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ofruar postin e këshilltarit gjeneralit, Sylejman Selimit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se do të fillojë punën si këshilltar në Qeveri nga java e ardhshme. Pikërisht gjatë ditës së sotme, Haradinaj e ka pritur në zyren e tij gjeneralin, në të cilin takim mbase i është propozuar kjo detyrë. Sot është bërë pikërisht një javë që nga lirimi i Selimit nga burgu i Dubravës, lirim i cili është përshëndetur nga të gjitha partitë e liderët politikë në vend.

Read More »

Haradinaj takohet me Sylejman Selimin, çorapët e kryeministrit marrin vëmendjen

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Nismës, Fatmir Limajn kanë pritur në takim gjeneralin Sylejma Selimin. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dalin fitimtarë. “Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare”, ka shkruar Haradinaj. Por në disa foto të publikuar nga vet kryeministri, vëmendjen e kanë tërhequr çorapët qe ka mbathur ai e të cilat kanë qenë kontrast me kostumin e tij serioz. /ORAinfo/

Read More »

Nexhat Dacit i shkon për ngushëllime Sylejman Selimi, gjejnë kohë edhe për foto

Familja e Nexhat Dacit është përballur me një fatkeqësi. Djali i tyre i vetëm, Ariana ka ndërruar jetë aksidentalisht të shtunën në Brezovicë. Familja Daci ka hapur të pame për të djalin e tij. Sylejman Selimi ka vizituar familjen e Nexhat Dacit në Prishtinë për t’i ngushëlluar për vdekjen e djalit të tyre, Arian Dacit. Pas priti shumë mysafirë në Drenicë, Syla i shoqëruar nga Rexhep Selimi ka qëndruar për pak kohë tek familja e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës. Gjeneral Selimi është liruar të premten që e lamë pas nga burgu i Dubravës.

Read More »

Albin Kurti i shkon në ‘konak’ Sylejman Selimit, ja çka thotë për ‘Sulltanin’

Sylejman Selimi ka pritur sot në ‘konak’ liderin e Vevetëvendosjes, Albin Kuritn. Albin Kurti, ka takuar ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant Sylejman Selimin, i cili u lirua me kusht nga paneli i lirimit me kusht, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. “Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Kurti në Facebook. Pas më shumë se 5 vjet qëndrimi në burg, Selimi javën e kaluar është liruar nga burgu dhe është kthyer në shtë..

Read More »