.
Saturday , July 20 2019
Home / Tag Archives: takimin

Tag Archives: takimin

Deda flet për takimin me amerikanët, nxjerr këtë përfundim

Një grup deputetësh të Kosovës kanë pasur një takim me disa zyrtar të administratës së Trumpit. E për këtë takim ka folur edhe deputeti i Alternativës, Ilit Deda. Ai ka thënë se janë dakorduar që të mos flasin për detaje të këtij takimi, duke theksuar se situata është mjaft dramatike. “Më iu tregu të drejtën më vjen keq prej qytetarëve. Ne e kemi pas një kërkesë nga amerikanët, që të mos dalim me detajet nga takimi”, ka thënë ai. Deputeti Deda ka thënë se në këtë takim janë hequr shumë pikëpyetje të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka akuzuar Thaçin se së bashku me ata që kanë lobuar për presidentin janë munduar që të bindin SHBA-në që të gjithë në Kosovë janë pro një ideje të tillë. Ai thotë se në këtë takim është sqaruar gjithçka dhe amerikanët tashmë e dinë se populli i Kosovës nuk është për një ide të tillë. “Ka qenë një takim shumë miqësor ku janë sqaruar shumë pikëpyetje që Kosova i ka pas sa i përket procesit të tanishëm. Situa..

Read More »

Haradinaj e lëshon në mënyrë demonstrative takimin me zyrtarët amerikanë

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit dhe zyrtarëve të lartë amerikan. Në këto momente ka përfunduar takimi i nisur orë më parë në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj me dy zyrtarët e Këshilluit Kombëtar të Sigurisë Amerikane, John Erath dhe Brad Berkley. Kryeministri Haradinaj ka dalë në mënyrë demonstrative nga takimi, duke mos u deklaruar para mediave se çfarë në të vërtetë ngjau brenda, njofton Klan Kosova. Pas takimit, të dy zyrtarët e Administratës Trump kanë refuzuar që të deklarohen për media për atë se çfarë është biseduar brenda takimit. Temat kryesore për të cilat merret vesh se po qëndrojnë zyrtarët amerikanë janë marrëveshja përfundimtare me Serbinë dhe kërkesa për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Read More »