Home / Tag Archives: territoreve

Tag Archives: territoreve

Shkëmbimi i territoreve, Haradinaj akuzon Thaçin e Edi Ramën

Ramush Haradinaj akuzon Thaçin e Ramën se qëndrojnë prapa idesë së dhënies së tokës për njohje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se qëndrojnë prapa idesë së dhënies së tokës për të fituar njohjen nga Serbia. Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka theksuar se çdoherë e ka pasur një kusht të sinqertë, duke pohuar se në çdo vend e ka kundërshtuar kushtin, që njohja të blihet duke dhënë tokë. Po ashtu ai pohoi se është lënë të kuptohet në shumë raste që presidenti ynë dhe pastaj kryeministri Rama, e kanë përkrahur idenë e dhënies së tokës për njohje. Ai ka deklaruar se në çdo takim e ka këshilluar presidentin që të mos e vazhdojë këtë ide, sepse do të sjellë tragjedi për tërë popullin. “Kushdo që hap temën e ndarjes, është armiku im. Këtë e kam thënë në takime, jo pas shpine. E kam bërë edhe me presidentin, edhe në takime tjera”, tha ai, dhe shtoi se lëvizja e kufijve është agjendë e Rusi..

Read More »

Thaҫi flet në Tiranë për shkëmbimin e territoreve

Presidenti Thaҫi gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve. Ai ka thënë se është për korrigjim të kufijve me Serbinë, përmes të cilit Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, ndërsa territorit të Kosovës nuk do t’i preket asnjë centimetër. Këto deklarime Thaçi i ka bërë në Samitin e Diasporës të organizuar në Shqipëri, ku ka mohuar se do të ketë shkëmbim të territoreve dhe ndarje të Kosovës. I tensionuar në fjalimin e tij presidenti Thaçi ka thënë se pa shkelur mbi trupin e tij, askush nuk do të mund të cenojë asnjë milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. “Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodh. Për shkëmbim territoresh kanë folur edhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të lejojmë që të bëj pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenojë kush asnjë centimetër, as Trepçën as Ujmanin, as Mitrovicën dhe asnjë milimetër të Republikës së Kosovës. Për ndar..

Read More »

Avdulla Hoti ‘godet’ Thaçin për shkëmbimin e territoreve, ja përmend Ibrahim Rugovën

Ideja për shkëmbim territoresh është bërë mollë sherri mes deputetëve të LDK-së dhe presidentit Hashim Thaçit. Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas deklarimeve të këtij të fundit, se idenë për korrigjim të kufirit fillimisht e ka mësuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova. Hoti tha se Thaçi nuk mund të përligj veprime e veta kundër Kushtetutës duke u thirrë në atë se çfarë ka thënë Rugova. “Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. Kjo është e vërteta. Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundër kushtetuese”, ka thënë Hoti, shkruan ORAInfo. Ai po ashtu ka shtuar disa fotografi ku thotë: Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre..

Read More »

30 për qind e qytetarëve e mbështesin shkëmbimin e territorëve Kosovë – Serbi

Një sondazh i bërë na RIDEA thuhet se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, mbështetet nga 30 për qind e qytetarëve. Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e mbështesin vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës. Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Sipas këtij sondazhi, status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështesin vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar, derisa vetëm 10 për qind kanë treguar përkrahje për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë liderë shtet..

Read More »

“Shkëmbimi i territoreve s’shkakton probleme”

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundmitare. Nuk ka asnjë arsye që të shikohet me frikë ideja për ndryshim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale për problemin shumë vjeçar ndërmjet dy shteteve, kështu thotë hulumtuesi nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike në Londër, eksperti për Evropë-juglindore, James Ker Lindsey. “Nëse shpallja e një anshme e pavarësisë së Kosovës në 2008-ën nuk ka dërguar në një konflikt, pse një marrëveshje e mundshme Beograd-Prishtinë duhet të shqetësoj komunitetin ndërkombëtar”, pyet ai, në një intervistë për ‘tanjug’, trasnmeton Gazeta Express. Sipas tij është e pakuptueshme se pse ka shqetësim për idenë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve si mundësi për zgjidhje. “Ata japin ‘argumente të forta’ se si një marrëveshje e tillë mund të nxisë një konflikt, nuk duhet të jenë nga rezultati i një zgjidhje të tillë”, shton ai. Komuniteti ndërkombëtar, duhet të pranoj çfarëdo ..

Read More »

Thaҫi më në fund tregon se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është pjesë e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ishte ai që nxjerri në pah iden për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh. Hashim Thaçi për herë të parë e ka përmendur shkëmbimin e territoreve me Serbinë si pjesë e marrëveshjes finale. Ndërkohë, kur ka ardhur në Kosovë ka thënë se do të ketë korrigjim kufijsh. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë “shkëmbim territoresh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Nuk është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera”, ka thënë Presidenti i Kosovës, për agjencinë austriake APA. për gazetarin Martin Auernheimer, Kur është kthyer në Kosovë, Thaçi ka shkruar se marrëveshja finale përfshinë korrigjim kufijsh. “Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të t..

Read More »