Home / Tag Archives: thirrje

Tag Archives: thirrje

DASH i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos dorëzojë mandatet

Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë dorëzuar mandatet e tyre. Departamenti amerikan i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike. Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pas..

Read More »

Lulzim Basha bën thirrje për djegien e mandateve

Lulzim Basha ka thënë se sot opozita bën realitet djegien e mandateve para një regjimi ushtarak. Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, lideri i demokratëve LulziMm Basha është shprehur se këtë të enjte do të bëhet realitet “djegia” e mandateve të opozitës si dhe do të protestohet në një parlament të rrethuar me gjemba. Basha e cilësoi rrethimin si atë që bën një regjim ushtarak dhe se nuk është e largët dita që qeveria e Ramës të bjerë për t’ju hapur rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore. Basha: Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar… është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit, ato mandate të panjollosura nga krimi i organizuar. Ne sot do të dorëzojmë mandatet dhe po sot do të protestojmë në parlament, një parlament i mbuluar me tela me gjemba si një rregjim ushtarak. Mandatet do të digjen sot, Parlamenti ka mbyllur dyert dhe qeveria për sot është larguar, ne përmes bashkimit qytetar do të..

Read More »

Gripi sezonal, mjekët kanë këtë thirrje për qytetarët

Gripi sezonal ishte shumë i shfaqur kohëve të fundit në vendin tonë. Nysret Hajrullahu, drejtor në spitalin e Gjilanit, ka apeluar që të gjithë ata që kanë simptoma të gripit sezonal të kërkojnë ndihmën mjekësore. Ndërsa Hamdi Ramadani nga Klinika Infektive ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal. “Të dy rastet që kanë përfunduar me fatalitet kanë qenë të infektuar me virusin sezonal. Ne kemi marrë masa prej lajmërimit të rastit të parë, ku janë zvogëluar vizitat në spital, janë propozuar maskat në spital, mbajtja e higjienës, por situata është nën kontroll. Të gjithë ata që kanë simptoma të gripit të kërkojnë ndihën mjekësore”, ka thënë drejtori në spitalin e Gjilanit për RTK-në. Kurse Ramadani nga Klinika Infektive ka thënë se jo vetëm Gjilani, por të gjitha komunat janë të prekura nga gripi sezonal, mirëpo sipas tij, gjendja nuk është alarmante. “Klinika Infektive ka regjistruar një numër rastesh të prekur nga virusi sezonal, rreth 500. Pesë raste kanë përfunduar me v..

Read More »

Walker i bën thirrje Kosovës që t’i dalë zot vetes

Kosva ende po punon shumë që të zhvillohet dhe të duket si shtet normal. Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe miku i shqiptarëve, William Walker ka thënë se Kosova duhet t’i dalë zot vetes. “Kosova duhet të bëj sa më shumë që t’i dalë zot vetës dhe të tregojë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta tërheqë zvarrë – kjo do të jetë më mirë”, ka thënë Walker në një intervistë ekskluzive në Info Magazine”. “Bashkësia ndërkombëtare shpesh disa veprime i bën për nevoja të veta, jo për nevoja të Kosovës”. “Bota e jashtme Kosovën dhe Serbinë i sheh në mënyrë shumë të ndryshme. Baraspeshë nuk ka. Madje ata i frikësohen idesë së Shqipërisë së Madhe, thuajse kjo do të ndodh menjëherë si të njihet Kosova nga Serbia”.

Read More »

Jakup Krasniqi i bën thirrje Qeverisë për reciprocitet të plotë me Serbinë

Jakup Krasniqi thotë se Kosova është dashur ta kushtëzojë dialogun me Serbinë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, shprehet kategorik kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Madje, sipas tij, kjo taksë është e vonuar dhe se në drejtim të politikës agresive të Serbisë, Kosova duhet të vendos masa tjera, si dhe ta kushtëzoj dialogun. Mendim të prerë ka edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ku ish kryeparlamentari thotë se Kosova nuk ka çka t’i jap Serbisë. Ai këmbëngulë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga delegacioni shtetëror i votuar në Kuvend, e jo nga presidenti. Krasniqi këshillon kryeministrin që të qëndrojë pas taksës, pasi, siç shprehet ai, presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet te Beogradi e jo te Prishtina. “Unë mendoj që Kosova do të duhej të nxirrte edhe masa të tjera dhe ndoshta edhe ta kushtëzonte dialogun, por Kosova nuk e ka kushtëzuar dialogun…… Dialogu duhet të vazhdoj për faktin ..

Read More »

Ndeshja kundër Lyon, Pique ka një thirrje për shokët e skuadrës

Para ndeshjes kundër Lyon, Gerard Pique ka bërë thirrje për përmirësim. Qendër mbrojtësi ka thënë se Barcelona duhet të jenë më fluid në javët e ardhshme, pas performances jo të mirë në fitoren 1:0 kundër Valladolid. Skuadra katalane vuajti shumë para portës kundërshtare, duke lëshuar disa raste të mira për shënim. “Ne nuk luajtëm mirë. Nuk ishte paraqitje e mirë. Ne nuk ishim Barcelona që duam të jemi” ka thënë Pique. “E mira e vetme ishte fitorja, dhe kthimi tek rruga e fitores, por ne duhet të përmirësohemi. Sensacionet nuk janë të mira dhe duhet të jemi më të mirë të martën. Nëse jo, gjërat nuk do të shkojnë mirë” ka thënë tutje mbrojtësi spanjoll. Skuadra e Barcelonës do të përballet me Olympique Lyon këtë të martë, në kuadër të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Read More »

Lulzim Basha i bën thirrje popullit të qëndrojë në shesh derisa të marrë në dorë fatet e veta

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka thënë se populli do të qëndrojë në shesh derisa të marrë në dorë fatet e veta. Protesta në Tiranë ka eskaluar në dhunë, ku raportohet edhe për të lënduar. Në një reagim për mediat kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se asnjë prej protestuesve nuk erdhi për të kryer akte dhune. Sipas tij ka pasur një skenar të mirëmenduar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Basha u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre. DEKLARATA E TRETË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA Siç e patë edhe ju, në veçanti ju që e njihni punën e policisë, patë një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë që mbronin perimetrin e kryeministrisë. Kjo është qartësisht pjesë e një plani për të provokuar futjen e protestuesve në selinë e Kryeministrisë, sepse në asnjë rast policia dhe gardhi policor, edhe kur kanë presion shumë më të madh, nuk hapet në këtë mënyrë. Pra ka pasur një skenar të mi..

Read More »

Protesta/ Stresi thirrje nga burgu: Mblidhuni sot e të jeni më shumë

Në mbështetje të protestës së opozitës, ka reaguar edhe këngëtari Stresi. I njohur për bindjet e tij të djathta, nëpërmjet një postim në Instagram, Stresi ka shkruar se në pamundësi për të qenë prezent, sot me shpirt do të jetë me protestuesit, kundër qeverisë të cilën e ka quajtur një “klikë të ndyrë”. “Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni, Ju përqafoj me shpirt! STRESI”, shkruan ai në Instagram. The post Protesta/ Stresi thirrje nga burgu: Mblidhuni sot e të jeni më shumë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Zyra e BE-së thirrje Qeverisë: Koordinohuni për pezullimin e taksës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovës, Natalya Apostolova, së bashku më misionarë të tjerë ndërkombëtarë i kanë kërkuar edhe njëherë Qeverisë që ta pezullojë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia e Bosnja. Në letrën e Zyrës së BE-së thuhet se kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa konkretë drejt pezullimit të taksës dhe hapjes së rrugës për një dialog të suksesshëm. Deklarata e plotë: Deklaratë e Shefes së Zyrës së BE-së/PPBE dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë “Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë përsërisin shqetësimin e tyre të vazhdueshëm lidhur me vendosjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Siç është theksuar tashmë në shumë raste, kjo paraqet një shkelje të qartë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ndikon negativisht në bashkëpunimin rajona..

Read More »