Home / Tag Archives: vendimi

Tag Archives: vendimi

Real Madridi po e largon Bale, ja ҫfarë bëri skuadra pas këtij vendimi

Gareth Bale duket se përfundimisht do të largohet nga Real Madridi. ‘Los Blancos’ po shpresojnë që Tottenham do të jenë të gatshëm të pranojnë rikthimin e uellsianit. Madrilenët po përgatitën që të ofrojnë Bale për shërbimet e Christian Eriksen, shkruan ‘Mirror’. Mbretërit janë të gatshëm të largojnë Bale gjatë kësaj vere, pas një sezoni dëshpërues të tij. Eriksen kërkohet qe një kohë të gjatë nga Real Madrid, por skuadra e Tottenham nuk ka qenë e gatshme të pranojë ofertat për largimin e tij. Emri i Gareth Bale në ofertë do të mund të ndryshonte situatën dhe të bënte të mundur një transferim të danezit në ‘Bernabeu’.

Read More »

Ndeshja me Napolin, merret vendimi për Ronadon

Ronaldo s’ka lëndim serioz. Nuk ka lëndim serioz për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës, mbetet në dyshim për ndeshjen me Napolin të dielën. Klubi të mërkurën përmes një komunikate, njoftoi për një goditje që kishte marrë portugezi në ndeshjen me Bolognan dhe se do të kryente analiza për nyjën e këmbës së majtë. Sipas “Sky Sport Italias”, analizat nuk kanë gjetur thyerje apo lëndim të rëndë, mirëpo futbollistit mbase do t’i duhet pushim në fundjavën që vjen, që për Juventusin është dueli me Napolin në San Paolo, transmeton KTV. Ronaldo do të mund të kthehej javën e ardhshme për të qenë i gatshëm për duelin kryesor të skuadrës, ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve më 12 mars.

Read More »

Ja si erdhi vendimi për ndarje të 250 euro për nënat që lindin fëmijë në Suharekë

Drejtoresha për Shëndetësi, Salë Bytyqi, tregon se si lindi kjo ide. Asnjë lindje nuk u krye këtë të enjte në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë. Por, kurdo që kjo të ndodh, nënat i pret një shpërblim. Krejt kjo pasi Komuna e Suharekës ka vendosur t’i stimuloj çiftet që lindin në këtë qytet, pa marrë parasysh se nga vijnë. E përfitimi do të jetë edhe më i madh, nëse lindin binjak apo trenjak. E drejtoresha për Shëndetësi, Salë Bytyqi, tregon se si lindi kjo ide. Edhe mjekët maternitetit në Suharekë thonë të jenë gati për t’i pritur gratë shtatëzëna. Në këtë Qendër e Mjekësisë Familjare kryhen vetëm lindjet normale. Gjinekologu Adem Halitaj tregon se me gjithë kapacitetet e vogla, janë të gatshëm të kryejnë punën edhe nëse kërkesat shtohen pas iniciativës së Komunës. Por ajo çfarë i shqetëson mjekët është nataliteti i vogël i kësaj komune. Zyrafete Berisha që punon si mami që nga vitet 80’ta, ka një histori të veçantë. Për dallim nga kjo ngjarje e Zyrafetës, gjatë tërë ..

Read More »

Pacolli: Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet pacolli sot ka qenë i pranishëm në një takim me përfaqsuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Pacolli ka thënë se Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. Ai ka theksuar se vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Postimi i plotë: Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Si ekip, njoftuam partnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Në rrugëtimin tonë si shtet, pa..

Read More »

Merret vendimi, tash e tutje kjo gjë do të ndodh ҫdo të diel në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka marr një aksion në qytetin e Mitrovicës. Këtë të diel, inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka ndërmarrë një aksion me Policinë, për t’i mbyllur të gjitha lokalet, përjashtim kafeneve. Bëhet fjalë për biznese të ndryshme në këtë qytet. Të hapura kanë mbetur vetëm kafenetë nëpër shetitoren e qytetit. Kjo praktikë për pushim ditëve të diela përdoret në shumicën e vendeve perëndimore dhe Mitrovica bëhet komuna e parë në Kosovë.

Read More »

Ky është vendimi për zyrtarin e gjykatës i dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata ka marr vendim për të dyshuarinn për marrje ryshfeti. Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kundër të pandehurit B.Rr, për shkak të veprave penale, keqpërdorim i pozitës dhe marrje të ryshfetit. “Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit B.Rr iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 21.02.2019 deri me datë 21.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.Rr duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. Sipas Gjykatës ky caktim i masës së arrestit shtëpiak është i arsyeshëm , për zhvillimin e procedurës penale.

Read More »

Publikohen formacionet zyrtare Inter- Rapid, ky është vendimi për Icardin

Interi ka marrë fitore në ndeshjen e parë përballë Rapidit Interi ka bërë një hap të madh për të kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. Skuadra italiane ka marrë fitore në ndeshjen e parë përballë Rapidit të Vjenës në Austri. Neroazzurrët triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Lautaro Martinez. Interi do të kërkojë fitore edhe në ndeshjen e dytë për të kaluar tutje në Ligën e Evropës, ky synon ta fitojë këtë trofe. Trajneri Luciano Spalletti edhe në këtë takim nuk do të mund të llogaris në shërbimet e ish-kapitenit Mauro Icardi. Në anën tjetër Rapidi në këtë takim do të jetë pa sulmuesin shqiptar Veton Berisha që mungon për shkak të kartonëve. Formacionet zyrtare: Inter: Handanovic, Cedric, Ranocchia, Skriniar, Asamoah, Vecino, Brozovic, Candreva, Nainggolan, Perisic, Lautaro. Rapid: Strebinger, Sonlleitner, Hofman, Bolingoli, Potzmann, Ljubicic, Grahovac, Murg, Ivan, Knasmullner, Pavlovic.

Read More »