Home / Tag Archives: vërteta

Tag Archives: vërteta

Plani për ndryshimin e kufijve, Vuçiq tregon cila është e vërteta

Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot spekulimet e mediave gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë”, ka deklaruar kreu serb. “Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë,” u përgjigj Vuçiq, në pyetjen e gazetarëve për zërat rreth një plani që përmban 17 pika, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve. “Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, ka deklaruar Vuçiq. Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën. Por, ka thënë se ideja e tij është të mbrohet populli serb në Kosovë. “Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai.

Read More »

Lampard do ta zëvendësoj Sarrin? – Kjo është e vërteta

Zëvendësues i Sarrit mund të jetë ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard. Frank Lampard është emri që po përmendët më së shumti si zëvendësuesi potencial i Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea. Humbja e Chelsea me rezultatin e thellë 6:0 në përballjen me Manchester City ka bërë që pozita e Sarrit tek ‘blutë’ të vihet në pikëpyetje. Trajneri italian po dështon që ta instalojë stilin e tij të njohur si ‘Sarriball’ tek skuadra londineze, duke shënuar kështu katër humbje në tetë ndeshjet e fundit. Kështu, po flitet se zëvendësuesi i italianit në stolin e ‘bluve’ mund të jetë ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard. Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet anglezi, duke thënë se nuk planifikon një gjë të tillë. “Puna ime është këtu” ka thënë Lampard për mediumin e Derby, gjatë së hënës, transmeton lajmi.net. “Po punojmë shumë fortë, dhe mendja ime është vetëm tek ndeshja me Ipsëich Toën të mërkurën dhe Brighton të shtunën” ka thënë ish reprezentuesi anglez. Lojtari tutje në konf..

Read More »

Dy vjet pas divorcit, e vërteta e marrëdhënies mes Saimir Çilit dhe ish-bashkëshortes

Isea, vajza 10-vjeçare e Saimir Çilit dhe Suela Kalasë, ishte konkurrente në “The Voice Kids” të premten e kaluar në fazën e audicioneve të fshehura. Ndonëse për të u kthyen të gjithë trajnerët, ajo e kishte vendosur se do të shkonte me skuadrën Gjoka nëse ata do të ktheheshin. Pasditen e djeshme, ajo ishte e ftuar në “Ftesë në pesë”, së bashku me të ëmën për të ndarë emocionet e para të garës në këtë eksperiencë te re. Në bisedë e sipër, Suela tregoi se është shumë krenare për të bijën dhe theksoi se nuk do i mungojë për asnjë moment mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit. Madje ajo gjeti rastin të sqaronte situatën mes tyre, duke thënë se divorci është një gjë normale dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë aq e acaruar siç ka qarkulluar nëpër portale. “Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjenë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë, sepse prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët”,- tha Suela. Kur Bieta e pyeti nëse kjo situatë k..

Read More »

Historia e Konstandinit të legjendës, e vërteta e madhe

Luan Rama – Para disa vitesh një kineaste bullgare kishte bredhur nëpër Ballkan në kërkim të origjinës së një kënge që e këndojnë shumë popuj të Ballkanit, shqiptarët, grekët, serbët, bullgarët, turqit, etj, dhe gjatë këtij itinerari ballkanik, kudo asaj i thonin se origjina e kësaj kënge ishte shqiptare apo greke, bullgare, turke, serbe, etj. Askush nga njerëzit nuk pranonte se kjo këngë ishte e një populli tjetër. Gjatë shkrimit të librit për konsullin francez, «Dozon, le consul qui aimait les contes albanais» («Dozon, konsulli që pëlqente përrallat shqiptare», duke kërkuar origjinën e këngës «Konstandini i vogëlith», ashtu siç tregonte dhe Dozon, këtë këngë e kishin dhe popuj të tjerë. Por i shtyrë nga kureshtja, m’u desh ti drejtohesha epopesë bizantine të Digenis Aritas, dhe habia ime ishte e madhe, ndërkohë që dhe një studim i një studiuesi francez Rambaud në fundin e shekullit XIX, tregonte se kjo këngë ishte një epope bizantine. Pra ç’origjinë kishte kjo këngë? Sigurisht, shumë..

Read More »

Love story! Ja e vërteta e romancës së Jonida Vokshit dhe DJ Sardit

Egla Xhemali – Lajmi se mes moderatores simpatike Jonida Vokshi dhe DJ Sardit, ka më shumë se shoqëri, ka bërë mjaft bujë në media. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi, dyshimet mediatike dhe të fansave sa vijnë edhe shtohen më tepër. I ftuar tek emisioni ‘Familja’ para dy ditëve, Sardi ka lënë të kuptohet se mes tyre ekziston diçka. I pyetur nga Turjan Hyska nëse ishte e vërtetë që është në një lidhje me të, DJ është përgjigjur me një fjalë të vetme, duke lënë të kuptohet një përgjigje pozitive. ‘Mbase’, duke buzëqeshur. Mirëpo nga ana e saj, në një prononcim për “Prive”, Jonida Vokshi e ka mohuar vërtetësinë e këtij thashethemi. “Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Vokshit, duke deklaruar se romanca me Sardin, në njëfarë forme është një trillim. Burime për “Gazeta shqiptare” kanë pohuar se mes dy yjeve të ekranit bukuroshes prezantuese dhe DJ më të pëlqyer të momentit ekziston një romancë..

Read More »

Zbulohet e vërteta, ja çfarë ndodhi mbrëmë më lojtarët e Milanit

Milan, thuhet se ka mohuar pretendimet se Gonzalo Higuain iu ka thënë lamtumirë shokëve të tij të enjten në mbrëmje. Disa gazeta italiane njoftuan se Higuain kishte mbajtur një darkë lamtumire përpara se të bashkohej me Chelsea përcjell ORAinfo. Megjithatë, MilanNews ka kundërshtuar me një pohim të tillë duke cituar konfirmimin nga klubi se nuk kishte në një mbrëmje të tillë. Në vend të kësaj, thuhet se ata kanë të festuar ditëlindjen e 24-të të Samu Castillejo./ORAinfo/

Read More »

Zbulohet e vërteta! Fifi sqaron momentet intime me Florin

Më në fund protagonisjta e videos që bëri xhiron e rrjetit, na ka shuar kuriozitetin dhe na ka treguar të gjitha detajet. Po flasim pikërisht për Fifin dhe videon e saj me Florin që ‘çuditi’ rrjetin dhe na la disi konfuz të gjithëve. Fifi ka sqaruar më në fund se çfarë fshihet pas videos provokuese që u publikua në media. Këngëtarja është shprehur se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu. “Në fakt, ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi. Aktualisht kënga “Ja ke bo vetes”, nuk ka një klip zyrtar. Flori dhe Bruno sqaruan pak kohë më parë se për shkak se kënga kishte qarkulluar para se të dilte në YouTube, ata u det..

Read More »

Zbulohet e vërteta pse Putin nuk përdor telefon mobil

Mësohet arsyeja pse presidenti rus Valdimir Putin nuk përdor telefon mobil. Zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mban telefon mobil. Presidentit rus, Vladimir Putin nuk i nevojitet Tëitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov. “Putin për momentin nuk ka nevojë për këtë”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”, përcjell lajmi net. Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale. “Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, i vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoj Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet. Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telef..

Read More »

E vërteta e lidhjes së Flor Mumajsesit me Kejsi Tolën

Egla Xhemali – Të gjithë sytë tek ai! Që pas fitores së bujshme në festivalin “Kënga Magjike”, kantautori i njohur Flor Mumajesi është vënë në epiqendër të mediave rozë për një lidhje të mundshme me këngëtaren Kejsi Tola. Burime për “Gazeta shqiptare” kanë pohuar se atë janë vetëm bashkëpunëtorë, megjithatë çifti nuk ka pranuar gjë ende. Nuk ka pasur asnjë reagim nga artistët për të përgënjeshtruar lajmin. Ndërkohë që Flori me krijimin e tij i këndonte një dashurie që s’është më dhe që shumë aluduan se bëhej fjalë për Elvana Gjatën, nga ana tjetër, dukej se ajo që e ngushëllonte ishte Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Mumajesit, që fitoi çmimin e “Produksionit më të mirë”. Në fakt, ishte vetë këngëtari, ai që e ktheu të gjithë vëmendjen te jeta e tij personale me postimet në “Instagram”. Flori publikoi një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, në studion e të “Dielës shqiptare”, ku shfaqeshin shumë të afërt me..

Read More »