Home / Tag Archives: xherdan

Tag Archives: xherdan

Liverpool – Bournemouth, Xherdan Shaqiri nuk është as në bankën rezervë!

Liverpool dhe Bournemouth do të takohen sot nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 26 të Premierligës. Në këtë ndeshje lojtari nuk do të luaj ylli kosovar, Xherdan Shaqiri. Lojtari kosovar ka probleme të lehta muskulare dhe nuk është lënë as në bankën rezervë. Klopp ka vendosur që në mesfushë të startoi me Fabinho, Keita e Wijnaldum. Treshja sulmuese është e paprekshme, ndërkaq në m krahun e djathtë të mbrojtjes do të aktivizohet Milner. Bournemouth: Boruc; Smith, Cook, Aké, Rico; Ibe, Gosling, Lerma, Surman, Fraser; King.

Read More »

Xherdan Shaqiri po konsiderohet si transferimi më i qëlluar në Premierligë

Xherdan Shaqiri po shihet se transferi me i qëlluar në Premierligë. Me transferimin e tij te Liverpool në verën e kaluar, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari më i përfolur në Angli dhe më gjerë. Revista e famshme botërore, ‘Four Four Tëo’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze. Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premierligë. Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij. Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona për një shifër rekorde.

Read More »

City ia shkakëton humbjen e parë Liverpoolit të Xherdan Shaqirit

Manchester City ka fituar super ndeshjen e javës së 21-të ndaj Liverpool-it, duke mbajtur të hapur Premier League. “Qytetarët” triumfuan 2-1 në “Etihad Stadium” në një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe spektakël. Për të ndezur duelin mendoi Sergio Aguero, i cili realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 40-të me një kthesë brenda zonës duke mposhtur portierin Ederson. Reagimi i Liverpool-it erdhi në pjesën e dytë, teksa Firmino dërgoi topin në rrjetë në minutën e 64-t, pas një asisti të Robertson. Gëzimi i Klopp zgjati vetëm 8 minuta, pasi vendasit do të realizonin sërish me Leroy Sane, i cili u harrua në zonë, duke mposhtur portierin brazilian. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, teksa City tashmë mban vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se Liverpool-i. Kjo është humbja e parë për këtë sezon për “The Reds”.

Read More »

Xherdan Shaqiri i befasoi të gjithë me deklaratën e fundit

Xherdan Shaqiri ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale. Kanë mbetur më pak se dy orë deri të fillimi i derbit të madh në Angli, i cili edhe mund ta përcaktojë për sivjet titullin e kampionët. Gjithçka është gati sonte për ndeshjen në Etihad Stadium në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e gati është edhe Shaqiri. Mesfushori kosovar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku duket se mezi pret që të luaj në këtë ndeshje të cilën ai e ka konsideruar si ndeshje të madhe. “”Ndeshje e madhe sonte”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Read More »

Man City – Liverpool, çka ka ndodhur me Xherdan Shaqirin?

Sonte na pret deri i madh mes Liverpool dhe Manchester Cityt. Mediat angleze zbulojnë formacionin e mundshëm të Liverpoolit. Trajneri Jurgen Klopp i ka ende disa dyshime rreth formacionit me të cilin do ta nisë ndeshjen derbi me Manchester Cityn, shkruan Gazeta Express. Mirëpo, mediat angleze e kanë publikuar formacionin e mundshëm të “Reds” para duelit të rëndësishëm që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”. Në bazë të këtij formacioni, Xherdan Shaqiri do të mbetet jashtë ekipit të parë të ekipit nga “Anfield Road” përkundër paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit, sidomos në atë ndaj Manchester Unitedit, ku kishte realizuar dy gola. Në rast se trajneri gjerman vendos për dy mesfushorë qendrorë, me Fabinhon që duket se është i padiskutueshëm, ndërsa krahas tij mund të luajë Wilnajdum dhe Naby Keita ose Jordan Henderson, që nënkupton se Shaqiri mund të përfundojë në bankinë. Përpara do të luajë treshja e “frikshme” Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.

Read More »