Home / Tag Archives: zbulohen

Tag Archives: zbulohen

Zbulohen detaje shokuese në kohën kur ‘Esmeralda’ luante në Serial

Zbulohen fakte interesante mbi “Esmeraldën” . Aktoren e njohur meksikane, Leticia Calderon e njohim për rolin e Esmeraldës, në serialin më të njëjtin titull. Kjo telenovelë pat thyer rekordet e shikueshmërisë në shumë vende të botës, ajo u transmetua edhe tek ne. Në ekran ne shihnim vajzën e verbër të pafajshme, por gjatë asaj kohe prapa saj fshihej diçka shumë e keqe, përcjell rtv21.tv Gjatë asaj kohe ajo përdorte substanca narkotike. Këtë Calderon e kishte pranuar për herë të parë në një intervistë në vitin 2014. Ajo kishte thënë se kur po xhironte serialin po vuante nga vartësia. Vendimin për të hequr dorë nga subsatncat narkotike e kishte marrë vetëm pasi për këtë shkak kishte humbur jetën miku i saj. Një fakt tjetër për jetën e saj është se bukuroshja meksikane ka dy djem nga martesa e tij me avokatin Juan Colland. Njëri prej djemve Luciano 14 vjeçar është i diagnostifikuar me Sindromin Doën. Aktorja i kishte kushtuar atij një libër biografik të titulluar “Luciano Engj..

Read More »

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zhur-Prizren. Shoferi i kamionit është dërguar në mbajtje Mesditën e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit. Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona. Kjo pasi nënkalimi i autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të temperaturave të ulëta ishte i rrëshqitshëm. “Aksidenti ka ndodhur… nënkalimi ende me ngrica..”, ka treguar Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar humjën e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete. Sipas policisë viktimat i takojnë familjes Sopaj nga fshati Zhur i Prizrenit. Ata kishin lidhje familjare, më saktësisht bëhet fjalë për babanë i lindur më 1969, dhe dy djemtë e tij, njëri i lindur më 1994,..

Read More »

Zbulohen pamje, ja në çfarë vendi super-luksoz e ka dërguar i dashuri Luana Vjollcën

Luana ka postuar disa foto nga resorti luksoz në Maldive. Luana Vjollca është një ndër moderatorët më të komentuara kjo për shkak të pamjes së saj dhe jetës private. Ditët e fundit ajo është ndodhur në Austri ku kaloi disa ditë pushime nën shoqërinë e motrave të saj dhe tashmë ka ndryshuar destinacion. Luana ka postuar disa foto nga resorti luksoz në Maldive, ku po qëndron së bashku me partnerin e saj Krenar Çoçaj. Grand Park Kodhipparu quhet resorti ku vetëm një natë kushton minimumi 650 dollarë. Vila e tyre luksoze ka dalje në oqean dhe rrjetë për të bërë banjo dielli e foto Instagrami.

Read More »

Zbulohen tri mënyra të njohjes nga Serbia

Kosova dhe Serbia pritet që sivjet ë arrijë përfundimisht marrëveshje. Tri opsione për njohjen e Kosovës nga Serbia janë në diskutim, ka treguar të premten Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, tek ka ndarë me gazetën detaje të përmbajtjes së një dokumenti për të cilin ka thënë të jenë akorduar në parim presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Sipas saj, nëpërmjet dokumentit palët janë pajtuar që zgjidhja finale të përfshijë edhe “korrigjimin e kufirit”, shkruan sot “Koha Ditore”. Osmani, e cila është deputetja më e votuar e Lidhjes Demokratike në opozitë, ka thënë se dokumenti me përmbajtjen e të cilit është informuar nga ndërkombëtarë të përfshirë në proces, ka 10 deri në 12 pika dhe aktualisht ka statusin e një drafti. Në secilën nga pikat trajtohen parimet, mbi bazën e të cilave duhet dhënë zgjidhje çështjeve kontestuese. Dhe, midis tyre, është edhe njohja. “Janë duke u diskutuar tri opsione… Ajo që po insistojnë shtetet që e përkrahin Kosovën..

Read More »

Zbulohen keqpërdorime financiare në Zyrën e Kryeministrit

Auditori gjen keqpërdorime financiare te Zyra e Kryeministrit. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Financave Publike është thënë se janë gjetur një sërë shkeljesh në raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit. Gjatë shqyrtimit të këtij raporti u tha se bëhet fjalë për keqpërdorime në kategori të ndryshme. Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar i këtij Komisionit, ka përmendur edhe punësimet në Agjencinë e Veterinës pa respektuar rregullat e rekrutimit. “Në këtë raport ne kemi pa keqpërdorime në kategori të ndryshme, keqpërdorim të mjeteve. Pastaj ka punësime në Agjencinë e Veterinës pa respektuar rregullat e rekrutimit. Pastaj, raportimi i dobët për subvencione. Mosrespektimi i marrëveshjes në komuna të ndryshme. Çështje tjetër janë pagesat e dyfishta për fermerët në rastet e sëmundjes gungore të kafshëve”, u shpreh Selmanaj. Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Kr..

Read More »

Zbulohen emrat e 9 skuadrave që janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa League

Këto janë 9 skuadrat. ​Tashmë janë mësuar emrat e 9 skuadrave që janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa League. Pas Sevillas, që dje preu biletën dhe u kualifikua në mesin e 16 më të mirave në Europa League, tashmë janë mësuar edhe emrat e skuadrave tjera pas ndeshjeve të zhvilluara nga ora 18:55. Arsenali, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Napoli, Salzburgu, Valencia, Villarreali dhe Zeniti – janë skuadrat tjera që kanë prerë biletën më tutje. Nga ora 21:00, do të zhvillohen edhe shtatë takime, ku do të mësohen edhe 7 emra tjerë që do të kompletojnë 16 skuadrat më të mira në Europa League.

Read More »