Home / Tag Archives: zgjedhje

Tag Archives: zgjedhje

Partitë shprehen të gatshme për zgjedhje

Partitë mohojnë se po bëjnë fushatë, por janë të gatshme për zgjedhje. Partitë politike parlamentare, kryesisht ato më të mëdha, kanë shpeshtuar takimet me elektoratin e tyre ditëve të fundit. Sipas analistëve, partitë po mundohen të mbajnë elektoratin pranë dhe t’u tregojnë se janë gati për zgjedhje, por sipas tyre …

Read More »

PËRPLASJA PËR AKADEMINË/ Fuga: Do bëhen zgjedhje të paligjshme, Gjinushi: Ligji është larg klaneve

Fatmira Nikolli – Akademia e Shkencave prej më shumë se 1 viti e gjysmë pa kryetar, do të mbajë zgjedhjet më 24 maj. Vendimi është bërë i njohur dje nga Skënder Gjinushi, kryetar i grupit të reformës së ASH. “Nuk janë zgjedhje të parakohshëm por të prapakohshme. Zgjedhjet do të bëhen me ligjin që është në kufi, në kohën që bëhen zgjedhjet. Ligji i ri nuk heq as nuk shton kritere për zgjedhjet në Akademi. Zgjedhjet do të mbahen me 24 maj, për shkak se kanë mbaruar mandatet dhe për shkak të vakancës që i hapën rrugën reformave. Zgjedhjet do bëhen me atë ligj që është në fuqi në kohën kur mbahen zgjedhjet. Për sa kohë është në fuqi në ligj, ai zbatohet”, tha-ai para mediave. Akademia e Shkencave ka ndërmarrë prej kohësh një reformim të vetin. Duke bërë me dije se Asambleja këto ditë konstatoi se Akademia ka kryer shumë mirë misionin e vet duke miratuar dy projektligje atë për reformimin e akademisë dhe atë për kërkimin shkencor, Gjinushi shtoi se ka tashmë në dispozsicion 15 vende të li..

Read More »

Kriza qeveritare, Lekaj tregon a do të ketë zgjedhje

Pal Lekaj ka thënë se nuk ka krizë në Qeverin Haradinaj. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur për raportet ndërmjet partive në koalicionin qeverisës të vendit. Lekaj në televizionin T7, ka mohuar të ketë krizë brenda qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. “Qeveria është stabile”, ka deklaruar Lekaj. “Koalicioni funksionon korrekt”, është shprehur ai. “Sado që ka zhurma të mëdha nga opozita, por edhe mendime të ndryshme brenda koalicionit…”, ka shtuar Lekaj. Mendimi ndryshe i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në krahasim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër, Haradinaj, për taksën ndaj Serbisë, sipas Lekajt “nuk do të ndikojë në punën e Qeverisë së Kosovës”. “Ta rrëzosh njeriun që po e mbron vendin e vet, është e pakuptimtë”, është shprehur Lekaj në T7, duke mohuar se Qeveria Har..

Read More »

Kryeministri Haradinaj i gatshëm për zgjedhje, ja ҫfarë thotë

Kryeministri Haradinaj ka folur rreth idesë së Ministrit Pacolli për mbajtjen e takimit. Atij duket se i ka pëlqyer kjo ide e tij. Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me të gjithë akterët. “Më pëlqej ideja për me u taku takimet janë të mirëseardhura, pse jo një takim i tillë unë kam thënë se njohja duhet të jetë si kërkim falje për atë që Serbia i ka bërë Kosovës, pastaj hap edhe perspektiva tjera. Jam i gatshëm të diskutojë më të gjithë akterët. Me gjithë që jemi takuar kam thënë se dialogu duhet të ndodhë pa u kushtëzu, njohja duhet të vijë si kërkim falje, krijohen marrëdhënie tregtare e procese tjera”, ka deklaruar kryeministri. Tutje, ai ka thënë se kur po i jepet mundësia po konsultohet edhe me partitë opozitare LDK e VV. “Nëse ata mendojnë se zgjedhjet janë të nevojshme, dersia ne jemi në procese kaq të rënda është e pashpjegueshme shkuarja në zgjedhje, nëse i heqim këto tema atëherë mund të shkojmë, por ish dashtë të ndodhë e kundërta dhe këto parti të kyqen..

Read More »

Hoti kërkon qeveri gjithpërfshirëse dhe marrëveshje për zgjedhje, para dialogut

Avdullah Hoti ka kërkuar qeveri gjithpërfshirëse dhe marrëveshje për zgjedhje të reja, para vazhdimit të dialogut. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përsëri e ka kundërshtuar Platformën e dialogut, e cila pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend. Hoti ka deklaruar se kjo qeveri është jolegjitime, dhe sipas tij nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në asnjë proces. “Interesat e Kosovës mbrohen nga një qeveri e fuqishme që flet në emër të qytetarëve të vendit, dhe proceset i kryen me partnerët dhe duke u bazuar në Kushtetutë. Një dokument që e kemi hartuar ne si LDK thotë që Kosova duhet të hyjë e unifikuar në këtë prcoes. Dokument unifikues, jo ligj për dialog. Një dokument mund të shkojë përapara vetëm nëse merr 2/3 e votave, pasi marrëveshja kërkon që të ratifikohet me shumicën e votave në Kuvend”, ka thënë Hoti për RTV 21. Shefi i deputetëve të LDK-së tutje ka deklaruar se para vazhdimit të dialogut, duhet të ketë marrëveshje për zgjedhje të reja dhe qeveri gjithpërfs..

Read More »

A po prishet koalicioni, AAK thotë se janë të gatshëm për zgjedhje

Ahmeti Isufi ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë. Isufi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë ndajnë pikëpamje të ndryshme me PDK-në për taksën, pos sipas tij tërheqja mbrapa do të ishte gabim i madh për Kosovën. Sipas Isufit, edhe nëse zgjedhjet shpallen nesër AAK është e gatshme dhe në pozitë të mirë. “Çdo moment mund të jetë i volitshme, kujt i konvenojnë. AAK është e gatshme të shkon në zgjedhje edhe nëse ato shpallen nesër. Koalicioni ka prodhuar efekte, pasi ka formuar Ushtrinë dhe ka nxjerrë ligje të rëndësishme për këtë vend”, tha ai. Nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk i kanë problem zgjedhjet, sepse partia e tij ka qenë konsekuente në qëndrimet e saj. “Që sot jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Nuk e kemi problem. Zgjedhjet janë në favorin tonë, pasi k..

Read More »

LDK kërkon qe vendi të shkojë në zgjedhje, pastaj të vazhdojë dialogu

Lidhja Demokatike e Kosovës po këmbëngul se para vazhdimit të dialogut, vendi të shkojë në zgjedhje. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave në Kuvend. Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti e ka quajtur cdo format tjetër të zhvillimit të dialogut jo legjitim dhe jo kushtetues. Sipas tij, kanë mbetur dy mundësi, njëra është që dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve dhe e dyta formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse. Por, ai ka shtuar se në të dyja variantet integriteti territorial nuk do të negociohet. Ja shkrimi i plotë: 1.Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave ..

Read More »

Kosova drejt zgjedhjeve: AAK pranon të shkojë në zgjedhje për të mos hequr taksën

Zyrtari i AAK-së ka thënë se taksa nuk hiqet, jemi të gatshëm për zgjedhje. Qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), por edhe të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK). Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rasim Selmanaj, duke shtuar se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa të arrihet qëllimi i vendosjes së saj. Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, njëherësh kreut të AAK-së se kjo mund të jetë java e tij e fundit si shef i Qeverisë, deputeti Selmanaj thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por, siç thotë ai, nuk tërhiqet nga vendimet e drejta.

Read More »

Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo, pasi sipas saj Qeveria e udhëhequr nga i pari i AAK’së ka marrë një sërë vendimesh të dëmshme për Kosovën. “Konsiderojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Jo për shkak të taksës, por për shkak të një sërë vendimesh të mëdha të dëmshme që i ka marrë qeveria Haradinaj në raport me vendin”, tha Haxhiu. ‘Haradinajt s’i bëhet vonë a falë territor. Ai ka dalë kundër shkëmbimit të territorit sepse dëshiron ta bosnjizon Kosovën me anë të Zajednicës’, theksoi ajo Ndërkohë, ajo mendon se qeveria i ka ditët e numëruara. Madje habitet me jetëgjatësinë e saj deri më tani. “Prej momentit kur është krijuar kjo qeveri ne e kemi pasur të qartë se ditët e kësaj qeverie nuk janë të gjata. Është e qartë se nuk do të jetojë gjatë. Kushdo që bëhet me PDK’në kështu përfundon’, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Read More »