“Takoi 400 njerëz, por…”/ Mjeku Italian jep lajmin e mirë për asimptomatikët

Mjeku i njohur virolog Italian, Giulio Tarro, thotë se një studim i fundit ka treguar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus. Sipas tij, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenja të sëmundjes, është e dobët.

“Ekziston një punim shkencor në të cilin autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe kontrolluan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh mjeku.

Tarro shtoi më tej se personalisht ndan bindjen që rrezet ultraviolet nuk e lënë të qetë virusin, as në mal e as në det.

“Besoj se nuk do ta kemi shumë vërdallë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja megjithatë duhet të reagojmë me qetësi”, shtoi Tarro. Në total, në Itali më shumë se 231.000 persona janë infektuar me COVID-19.

Ndërsa, sipas shifrave të fundit 33.000 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e bërë këtë vend, shtetin e tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !