Taktika e gabuar e shitësit të heroinës, karabinierët e arrestuan pas vëzhgimit për disa orë (EMRI)

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në zonën e Savona, i kapur me kokainë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Daut Terziu, i cili u pikas nga patrulla duke hyrë në një makinë të parkuar në zonën e Valloria, për të dalë pak më vonë prej saj.

Veprimi i tij në dukje normal, ishte parë në disa raste, ku pas kësaj, i riu hipte në një motor dhe largohej me shpejtësi të madhe. Por mbrëmjen e së mërkurës ai u mbajt nën vëzhgim nga policia, duke e ndaluar teksa hynte në makinë për herë të tretë, ku mori diçka.

Dhe teksa tentonte që të hipte në motoçikletë, u ndalua nga policia. Sjellja e tij e dyshit bëri që të thellohen kontrollet, ku u kap me disa doza kokaine me vete, të fshehura brenda një pakete cigaresh.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën edhe rreth 150 gramë kokainë, të fshehura po në paketë cigaresh, si dhe një peshore, që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike. Nga kontrolli në shtëpinë e Terziut, policia gjeti rreth 600 euro, të cilat dyshohet të jenë fitim i aktivitetit të tij kriminal.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !