Tatimet: 38 mijë të pushuar nga puna do të përfitojnë pagën 40 mijë lekë me apo pa aplikim

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mars- prill Shqipëria pati 38 mijë të papunë nga koronavirusi dhe tashmë është hapur thirrja e re për aplikim për pagë lufte deri më 5 qershor.

Ibrahimaj thotë se edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, atëhere paga e luftës 400 mijë lekë e njëjta si ajo e paketës së dytë ekonomike do i kalojë automatikisht atyre që u takon.

‘’Ne kemin ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit.

Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë atëhere pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht. Duke arritur vlerën e 176 mijë personave. ‘’- tha Ibrahimaj.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !