Home / TECH / iPhone X me mbushje solare
iPhone X me mbushje solare

iPhone X me mbushje solare

Prodhuesi i aksesorëve nga Rusia, Caviar ka nisur shitjen e versionit me mbushje solare të iPhone X Tesla me çmim prej 4,500 dollarësh.

Caviar fillimisht njoftoi planet e tij për iPhone X Tesla në nëntor të vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se Caviari nuk prodhon iPhone dhe as Tesla, funksionet e iPhone X Tesla nuk janë ndërtuar direkt në pajisje.

Në vend të kësaj, iPhone X Tesla është në të vërtetë një shtëpizë mjaft e trashë që i bashkëngjitet direkt pajisjes, me një panel diellor në anën e pasme, që fuqizon një bateri dytësore për lëng shtesë.

Caviar pretendon se shtëpiza ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Njësia e parë Caviar i iPhone X Tesla ka mbishkrimin “Made on Earth by Humans,” për nder të Elon Musk, i cili dërgoi Tesla Roadster në hapësirë përmes raketës SpaceX Falcon Heavy në shkurt.

Secila njësi do të ketë numrin e tij serik dhe Caviar thotë se do të prodhojë vetëm 999 njësi të tilla. /kp/Telegrafi/iPhone X me mbushje solare

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 9:14 am ne link https://kosovatoday.com/?p=181040
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . iPhone X me mbushje solare iPhone X me mbushje solareRating: 4.8